Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar ditën e sotme të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes me një kartolinë special.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada ka uruar gëzim dhe paqe për të gjithë në këtë sezon festash.
“Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë.”- shkruhet në urimin zyrtar.
o.j/dita

MERRY CHRISTAMS!
O Ambasada e nerume amerikane ne Tirane,
qe:
Ne deren e Ambasades mban permendoren e sekretarit te pare te Ambasades, Loni Adhami qe Enveri e vrau dhe e masakroi me tortura te papara duke i thyer kockat e trupit nje nga nje dhe deri tanime asnje nga pushteti enverist shqyptar nuk ka kerkuar falje per krimet e Enverit dhe te komunizmit te tij stalinist,
MERRY CHRISTAMS!
O Ambasada e nerume amerikane ne Tirane,
qe:
Te mos beni me urime allogjike, arkaike dhe te padenja per nje ambasade amerikane per 29 nentorin e Zi Jugosllav te Enverit duke shkelur rende mbi kujtimin e mikut te familjes se intelektualit, Loni Adhami.
intelektuali, Palos Verdes, LA, California USA
Disa fakte historike për mikun e familjes së @inteletualit:
Lono Adami, nga Hoçishti i Korçës, ish student i shkollës së ngritur nga amerikani Harry Fullc, mbas mbarimit të saj, ndoshta me rekomandim të tij, u punësua në Ambasadën e ShBA, si përkthyes. Më vonë ai krahas punës në atë Seli, ngriti dhe një shtypshkronjë, ku mbas themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, shtypej aty dhe gazeta e saj “Zëri i Popullit”. Familja e Lonit, kunati i tij Kol Kuqali (babai i dëshmorit Gjikë Kuqali), vëllai i gruas Vaskë Afezolli, më vonë oficer i lartë dhe shef i Sigurimit famëkeq, (i cili mbas viteve ’90 emigroi në Anerikë ku dha vdiq në moshën 8o vjeçare), ishte e lidhur me lëvizjen antifashiste që udhëhiqte PKSh. Për shkaqe që tashme dihen, ambasada u largua nga Shqipëria dhe Loni ndërkohë u angazhua pranë UNRRA-s. Në atë kohë shteti komunist e akuzonte këtë si një mision që kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit të tyre. Për të patur arsye që ta bënte këtë hamendësim diabolik të tyre, u duheshin dëshmi. Cilët më mirë, sipas planit të tyre, se Loni dhe Kola, si njerëz të afërm me ta, do duhej të ishin të gatshëm t’u shërbenin?! Por mesa duket llogaritë nuk u dolën. Në hetuesi, Loni nuk ka pranuar të dëshmonte se qëllimet e UNRRA-s ishin ato që e akuzonin komunistët në pushtet. Si duket nuk e ka pranuar dhe nën presion e më tej edhe nën tortura që për të arritur qëllimet e tyre, vetëm xhelatët komunistë dinin t’i bënin, Loni u ka mbetur në dorë, pa aktakuzë dhe pa gjyq. Për të mbuluar krimin e tyre e varrosën në bregun e lumit të Tiranës, i cili me kohë nga daljet e ndryshme ka zhdukur dhe vendvarrimin e tij, dmth dhe sot Loni Adami është pa varr. Gjithsesi, meqë familja e Lonit u kishte shërbyer dhe Afezollët (e kishin motër të venë e Lonit) ishin hierarkë të lartë të regjimit, familjen nuk ia prekën, siç u a bënë shumë të ngjajshmëve të tyre. Nuk i dëbuan apo internuan, nuk ua sekuestruan vilën (sot aty është ndërtuar Pallati ku rri Berisha) dhe të venë ia sistemuan si mësuese në shkollën “Kosova”, dyqind metra larg shtëpisë; dy djemtë e Lonit aso kohe të mitur, më vonë u arsimuan në universutet dhe u caktuan me punë në Tiranë deri në vitin 1990, kur regjimi ra.
I shkruajta këto sepse më duket se komenti i @intelektualit është jashtë konteksit me të cilin ambasada uron shqiptarët për kërshëndellat. Për shërbimin korrekt dhe me devotshmëri të Lonit ndaj tyre, shteti amerikan është sjellë dhe e ka nderuar atë, siç gjithmonë ka bërë dhe bën me ata që kanë shërbyer për ta kudo në botë. Shembulli më i freskët sot janë afganët e marrë në mbrojtje prej tyre. Do kishin bërë të njëjtën gjë dhe me Lonin nëse për qëllimet e liga të komunistëve ai nuk do të binte në kthetrat e tyre dge do të sakrifikohej. Fakti që Loni nuk pranoi të bëhej vegël e komunistëve në dem të amerikanëve, me të drejtë do të jetë çmuar shumë si një martir i tyre. Nder që ia kanë bërë edhe me memorialin në territorin e ambasadës. Dosja e Lonit është ende sekrete në DASH, edhe pse rreth saj familiarët janë interesuar të dinë më shumë.
Merry Chrismas intelektual mendje summa …