Drejtuesit e PD, brigadierë arash

anazapta

Gazeta e gjithë shqiptarëve, përshëndetje! Ky soj me emrin Sali Berisha është ekzemplar i paparë, me Topall dhe të tjerë si ky kallëp në Partinë Demokratike. Ky soj njeriu na paska shpëtuar nga një sëmundje e çfarëdo lloji qoftë ajo. Në kohën që ka pasur Çeçua biçak, po të mos punoje me zell, shoku Hoxha të çonte o në Viçidol, o në burg. Ky Sali, sa po vjen dhe po lajthit. I them kolegëve deputetë të së djathtës ta çojnë për ta vizituar, se nuk është mirë. Deputetët që japin dorëheqje, të së majtës dhe kujtdo qoftë partie tjetër, duhet të zëvendësohen, apo më parë i duhet marrë dorë Saliut?! Jo, Saliu nuk pyetet, por dhe e gjithë e djathta të çohet në këmbë nuk realizohet, se nuk ka mend, se kështu e vendosi sovrani, që këtë vend ta drejtojë e majta e bashkuar. Se si është bërë e djathta tani, as për brigadier arash nuk ja vlen. Pale, pale, na del përditë nëpër televizione ky demek kryetari i Partisë Demokratike dhe na thotë: “Do na kesh përballë, do na kesh në protesta”, e të tjera. Por po habitem që nuk i shpëton goja dhe për këto 22 atentate që janë inskenuar nga një dorë, që për mendimin tim është politike. Populli mbarë i kërkon politikës dhe atyre që fshihen mbas politikës që të distancohen nga këto veprime që ngjajnë sikur jemi në Siri. Ore, këta ditëzinj, a e dinë që Shqipëria dhe shqiptarët bëjnë pjesë në Europë? Disa politikanë shqiptarë i kanë të lidhura fijet me këto vende. Të distancohen politikanët me presione të tilla, “na ke përballë” e të tjera broçkulla. Populli nuk ha bar, kupton dhe më mirë se ta. Të distancohen ju thotë populli, sa s’është vonë. Letër e nënshkruar në Dita, Pëllumb Meçaj, Tiranë

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *