FOTO: A jemi të vetëm në hapësirë? Nis udhëtimi i teleskopit më të sofistikuar në histori, ka 18 pasqyra gjigande të lara në flori, do mbledhë të dhëna kyçe mbi ekzistencën tonë

J L

 

Teleskopi revolucionar i NASA-s, James Webb, nisi udhëtimin e tij prej 1,5 milionë kilometrash për në orbitën e diellit. Nisja ishte planifikuar dhe shtyrë disa herë prej dy dekadash, por dje, në mëngjesin e Krishtlindjes, ajo u realizua nga baza hapësinore europiane në Guianën Franceze në Oqeanin Atlantik.

Sipas NASA-s, kjo nismë është edhe fillimi i një epoke të re në astronomi.

Teleskopi Webb, i cili konsiderohet si më i fuqishmi dhe më i ndërlikuari në historinë e njohur të botës, do t’i japë përgjigje shumë pyetjeve rreth sistemit tonë diellor, do të studiojë planetët jashtë sistemit tonë diellor dhe do të na japë një panoramë të universit të cilën nuk kemi qenë në gjendja ta shohim më parë.

Agjencia Hapësinore Europiane e quajti një dhuratë për Krishtlindje nisjen e misionit, ndërsa Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha në fjalën e tij se kjo është një ditë e madhe për planetin Tokë.

Teleskopi është i pajisur me një pasqyrë që mund të hapet deri në 6,5 metra, e përbërë nga 18 copa hekzagonale të lara me flori secila me një diametër prej 1,32 metrash.

Një ekip i gjerë me shkencëtarë, teknikë dhe inxhinierë nga 14 shtete të botës kanë punuar 40 milionë orë për ta ndërtuar këtë teleskop (që nga 2004).

Tani, Webb do të na ndihmojë të kuptojmë origjinën e universit dhe t’i japim përgjigje pyetjeve kyçe mbi ekzistencën tonë, si nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Qe jemi te vetem ne hapesiren e mundesive njerezore,kjo dihet,,Edhe sikur te kete bote me jete ne hapesira te largeta yjore, qenia biologjike e ka te pamundur te arrije atje.Edhe teorikisht.
    Asnje qenie biologjik mund te udhetoje me shpejtesine e drites per te pershkuar qindra dhe mijera vite drite.

  • Tu kerku se mos ka Elon Musk ndonje vella.
    Geri Kokalari e ka bere te njejten shkolle me Elon Maskun ne Toke. Duhet te gjejme dhe ndonje paralel ne Kozmos. Ndonje Geri tjeter e kam fjalen.
    Per kete pune, u ngrit Satelliti shqiptar nga Edi Ramuti ne Kosmos, qe te gjejne Soziun e Gerit ne Kozmos.
    Dhe,.. kerkimet vazhdojne

  • Ky teleskop i projektuar qysh pak vjet pas hedhjes se teleskopit Habell ne 1990-en, tash me emrin e nje astronomi tjeter, Xhejms Veb-it (James Webb), ka nje fuqi depertimi ne Hapsire me te madhe nga teleskopi Habell, keshtu “kam frike” se tani do te kemi mundesi te shohim pertej atij 13,7 miliardvjet drite larg e te kuptojme se Universi yne eshte shume me i vjeter nga sa e kemi percaktuar sot, biles edhe hipoteza e lemertiese (Big Bangu) te bjere si hipoteze!

  • Natyrisht që nuk jemi të vetmit në Hspësirën e përjetshme.
    Alienët egzistojnë dhe na vizitojnë .
    Pranimi i egzistencës së tyre do të trondiste nga themelet së pari Dogmën e Fesë .
    Vetëm EINSTEINI , DARWINI dhe ndonjë tjetër do ti shpëtonte këtij Fataliteti .
    Hapësira mendoj unë Nuk është 3 DIMENSIONALE , por më Shumë .
    Ka dhe “”Rrugë më të Shkurtra “” për Vizitorët nga Kozmosi .
    Një ndër Kozmanautët Rusë që bashkëpunoi me Austranautët Amerikanë ,(( nuk më kujtohet mirë emri )), Jani Makarov , Juri Romanenko , Vladimir Zhanibekov , pat deklaruar se :
    “”Në se Ne do ti bëjmë të Ditura Njerzimit ato çka kemi parë në Kozmos ,Ai (( Njerzimi )) do të çmëndej .
    Kaq mjafton dhe jo përrallat se Alienët do ta kishin të pamundur as teorikisht të na arrinin Ne që na ksnë me Mira e Mijra Vite Drite larg (( ?!!!))

  • Njeriu dhe gjithë bota e gjallë e planetit Tokë nuk ka ardhur nga gjetkë por është lindur e zhvilluar këtu, ashtu siç do të ishte lindur gjetkë në kushte e rrethana të njëjta apo të ngjashme. Dhe përderisa ekziston planeti Tokë me këto kushte për lindjen e zhvillimin e jetës, është e pamundur të mos ketë të tillë edhe gjetkë. Kjo është logjika më e pranueshme. Sa u përket përgjigjeve që do japë teleskopi, pretendimi duket i zmadhuar në përpjestim të drejtë me dëshirat dhe fantazinë shkencore. “Përgjigjet” e tij do të sundohen nga subjektiviteti i lexuesve të “përgjigjeve”. Megjithatë aftësia e tij është tepër joshëse.

  • hapsira eshte zbuluar mjaftueshem per te bere nul, cdo shpenzim
    mbi “sbulimin” e metejshem te planeteve e yjeve .
    nul, eshte bere dhe studimi mbi perberjen e materjes,
    qe kur u konkludua se materia eshte edhe grimce dhe vale .
    natyrisht ethet e kuriozitetit do bejne te veten .
    madje arrijne, pasi shpallin token “te sheshte”, t’a mbrojne shkencerishte “teorine” e tyre, aq bukur sa marrosin cakot e gjithe botes ,
    per me shume cakon “tone”, qe marros ca cako te tjere .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *