Familja e yllit të Il Divo, Carlos Marin, kërkon të shikojë trajtimin që mori në spitalin në Mbretërinë e Bashkuar, ku vdiq pasi u infektua me koronavirus. 53-vjeçari humbi jetën pas një lufte dy javore teksa ndodhej i shtruar në Spitalin Mbretëror të Mançesterit.
Motra e tij konfirmoi se varianti Delta i ishte prekur mushkëritë e tij duke e lënë në kujdes intensiv. “Kam folur me nënën e tij ditën kur vdiq dhe ajo po thoshte se ishte e bindur që po të kishte qenë në Spanjë, do të kishte mbijetuar.“, tha avokati i tij, Alberto Martin.

“Është diçka që duhet ta analizojmë kur të shohim të gjitha dokumentet mjekësore sepse mendojmë se kishte kohë për të kontrolluar situatën e tij dhe për të përmirësuar gjërat, në mënyrë që të shpëtonte, që ishte gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.
n.s. / dita

Mafioze.Duan te nxjerrin para nga i vdekuri.Gje e ndyre,e peshtire,antihumane.
Po te kish qene ne spanje do kish bere vaksinat e do shpetonte!
Ishte “vaccunado con dos doses” ksuqe frying ne b gjilperave
Tash po afrohet seriali tjetër e komedisë kovid. Deri tani çdo vdekje që ka ndodhur ja kanë lënë në derë virusit, natyrisht për me fitu pare të lehtë në kurriz viktimave të mashtrimit. Tani më të zgjuarit dhe djallëzorët do filojnë ta shfrytëzojnë këtë fenomen dhe të kerkojnë dëmshpërblime, Dhe natyrisht do të zhvasin pare nga shteti nëse janë pjesë e klanit pushtues të pushtetit. Po të siguruait ne kompani private sigurimi a do të marrinn ndonjë dorë pare? Sigurisht që jo. Atyre do t’u thuhet e vërteta: nuk vdiq nga virusi por nga sëmundje të tjera që ato vetë i kanë provokuar me mënyrën e tyre të jetësës dhe të ushqyerit