Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, inspektoi sot në mesditë edhe Zyrën e Punës në qytetin e Durrësit. Kryeministri shprehu shqetësimin se si është e mundur që një Zyrë Pune, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, vendoset në një apartament të blerë nga shteti, në katin e dytë të një pallati, në fund të një rruge dytësore.
Gjatë inspektimit të mjediseve të brendshme të kësaj Zyre, Kryeministri Rama dhe Ministri Veliaj panë më nga afër kushtet e papranueshme në të cilat u shërbehet punëkërkuesve dhe punëmarrësve durrsakë.
Ministri Veliaj nënvizoi se kushtet e kësaj Zyre Pune, por edhe mënyra se si ajo është konceptuar të promovohet tek qytetarët nuk ka të bëjë fare me atë çfarë duhet të jetë në të vërtetë një Zyrë që ofron punësim.
“Pa formim, nuk ka punësim!’ Janë komplet formate të realizmit socialist. Kjo nuk është ofertë për punë, këto janë slogane. Këto janë reklama për Zyrën e Punës, të cilën fillimisht duhet ta gjesh, pastaj të lexosh reklamën, se si reklamohet kjo Zyrë e Punës”, theksoi Veliaj.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë për hapjen sa më parë të një Zyre të re të Punës në këtë qytet.
“Në një qytet, që është qyteti i dytë më i madh, për nga ekonomia dhe për nga rrugët e zhvillimit të sipërmarrjes private, na duhet me urgjencë një Zyrë Pune e denjë për njerëzit që kërkojnë punë, që të stimulojë energji pozitive dhe të stimulojë shpresa. Kjo është një katastrofë dhe kjo duhet mbyllur një orë e më parë. Ne na duhet një orë e më parë Zyra e Punës, ashtu siç duhet, aty ku e keni identifikuar, me shpejtësi të madhe, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit”, theksoi Rama.
Gjithashtu, Kryeministri nënvizoi domosdoshmërinë për të identifikuar vendet aktuale të punës, të cilat janë të lira, dhe të vihen në dispozicion të qytetarëve.
“Të fillojmë menjëherë të mbledhim gjithë çfarë ka informacion, kërkesa, për vende të lira pune dhe t’ia vëmë në dispozicion të rinjve, t’ia vëmë në dispozicion të të papunëve, t’ia vëmë në dispozicion njerëzve që duan të punojnë. E, realisht të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ekzistuese që janë, ndërkohë që të hapim vende të tjera pune, kudo dhe në vazhdimësi. Vendet aktuale të punës, që janë të lira, duhet të vihen në dispozicion të njerëzve. Këtu s’ka kush vjen dhe ku e gjen Zyrën e Punës, jo më të besojë se këtu mund të gjesh punë”, tha më tej Kryeministri.
Turi i inspektimeve të Kryeministrit Edi Rama në institucionet e varësisë ka nisur nga e shtuna e djeshme në qytetin e Shkodrës.

…. Tamam e dyta ne Europe pas Gjermanise.
Krimineli malok Ali Bisha me burg te perjetshem …. 1/4 shekulli mashtroi, vodhi Shqiperine dhe pastaj shkaterroi dhe dogji per te humbur gjurmet. .
Nuk i kam shume te qarta funksionet e këtyre zyrave te punës. Une dua te di si do te krijohen vëndet e punés me përpara pastaj krijimin e ketyre zyrave. Krijimi i vendeve te punës eshte kryesorja e kryesoreve. Sepse nje zyre pune pa vende pune ç’farë do të bëjë? Mandej nuk e di a kane njé rregullore këto zyra për atë që po e quaj prioritet punësimi. Kjo do te thote se i pari ne punësim nuk duhet te jete fjala vjen nje i ri por nje kryefamiljar apo nje hallexhi tjetër qe ka kalamaj për te ushqyer. Pastaj bisneset qe kane vende pune si detyrohen qe t’i cojne ofertat e tyre ne keto zyra? A ka ndonje detyrim për ta? Apo ata do veprojne sipas mendesise se njerëzit që na duhen, i gjejmë vetë dhe s’kemi nevojé për zyrën e punës? Por kryesorja mendoj se mbetet “prodhimi” i vendeve te punës. Perndryshe ne këto zyra do të ketë thjesht “dredhje zinxiri”? Ja “dita” për keto gjëra mund te shkruani jo thjesht për zyrat!?
Keto konstatime,qe ben Edi Rama ne radhe te pare jane TURPI I MINISTRAVE PERKATES!!!
Dikur ne ushtri vinte inspektimi nga lart dhe fillonte nga PASTRIMI I TERITORIT!!!
Po te gjente letra ne teritor,reparti,sado mire te ishte ne disiplinat e tjera,nota ishte dobet!!!
Aq e theksuar ishte kjo,sa nje here kur erdhi inspektimi,u gdhi me debore,keshtu,qe teritori u mbulua e nuk gjenin dot gje!!!
U kthyen mbrapsht!!!
O Edi Rama!!
Ne se keto gjera te thjeshta,nuk i konstatojne vete ministrat,ti kurre nuk do arrish te kontrollosh dot PASTRIMIN E TERITORIT!!!
KRYEMINISTRI JEP IDE,STRATEGJI,TAKTIKA,OBJEKTIVA dhe kontrollon me ekipe realizimin e tyre!!!
MOS HARXHO KOHEN KOT ME KETO CIKERRIMA,se po qe per kaq,te garantoj une,qe me nja 10-15 ish ushtarake PENSIONISTE t’i biem Shqiperise kryq e terthor e t’u futim DERMEN edhe ministrave te tu mediatike!!!
Thirr nen “ARME” njerez te zgjuar,organizatore,qe ju pjell mendja,te rinj e pensioniste!!!
Ne se je menaxher i mire i puneve,beji te tjeret te punojne se ti ke TIMONIN e jo larjen e KARROCERISE SE KALBUR TE SHTETIT!!!
Nuk po ju kuptoj as ty feniks as ty zajmi .ju qe te dy jetoni akoma me mendesi komuniste.Dua tu beje nje pyetje?A keni qene ndonjehere ketej ne perendim ,a keni lexuar si funksjonojne zyrat e punesimit,pervec punesimit qe te bene nje punedhenes direkt.Mendoj dhe jam i bindur qe i dini .Si mund te funksioj nje shtet katrahure pa institucione normale ,funksionale me te gjitha gjerat qe i kerkon koha.vetem zoti na shpetofte nga njerez si ju qe besoj me bindje te plot se shume komentus qe u vihen kundra zhvillimeve te reja per institucioneve per vete te tyre jetojne ne lluks ,ju nuk eshte se mendoni per ne ,ju mendoni te beni propagand per te krijuar ate vorbull te keqe qe eshte bere ne keto 23vjet.