Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij do të diskutojë me SHBA në lidhje me krizën e Ukrainës pas përfundimit të sezonit të pushimeve në Rusi.
Shefi i diplomacisë ruse kërkoi që të ketë bisedime me NATO-n duke përfshirë drejtuesit e lartë ushtarak.
“Do të mbajmë një raund të rëndësishëm bisedimesh për sigurinë me SHBA dhe kjo do të ndodhë menjëherë pas përfundimit festave të fundvitit”, bëri me dije Lavrov në emisionin “Solovyov Live” në Moskë.
Sipas kalendarit të pushimeve në Rusi, dita e parë e punës pas festave të fundvitit është 10 janari.
Marrëdhëniet me Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar muajt e fundit në lidhje me Ukrainën teksa SHBA dhe vendet e saj aleate synojnë që ta përfshijnë fqinjin e Rusisë në NATO.
Moska e konsideron si rrezik sigurie afrimin e NATO-s në kufijtë e saj dhe është akuzuar shpesh se në kundërpërgjigje të Perëndimit kanë dislokuar një numër të madh trupash pranë kufirit me Ukrainën të gatshëm për të pushtuar atë. / REL
j.l./ dita

Doemos pas festave deri sa te normalizohet stomaku dhe tu dale vodka e uiski qe te behen esell.