Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Një nga fatkeqësitë e mëdha të diplomacisë së BE dhe një nga shkaqet e dobësisë së saj rajonale dhe kontinentale është që disa komisionerë të Komisionit Europian ndjekin jo axhendat e BE, por zbatojnë në prapaskenë interesat e ngushta antikomunitaretë shtetit nga vijnë. Shembulli më tipik diskreditues për diplomacinë e BE është ai i komisionerit të lartë të BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi, skandalet diplomatike antieuropiane të të cilit kanë arritur në një pikë kritike, që në gjuhën popullore thuhet se e ka mbushur kupën dhe në gjuhën diplomatike thuhet se duhet të lirojë vendin.
Diplomati hungarez po ndjek një linjë personale filoserbe në masën e habitshme, sepse është rreshtuar me forcat më nacionaliste dhe radikale serbe, që e kanë bërë atë të meritojë nofkën “Komisioneri serb i zgjerimit të BE”. Diplomati hungarez duket e harroi shpejt se sa me vështirësi u pranua me raundin e dytë të dëgjimores me të nga parlamenti evropianpër kandidaturën e tijpër komisioner.
Në atë kohë shumë nuk e kuptuan sinjalin, që njoftonte portali hungarez “hungariaspectrum.org”se zgjedhja e tij shkaktoi “kënaqësinë e madhe të presidentit të Serbisë Vuçiç dhe të liderit të serbëve boshnjakë Dodik”. Kënaqësia zyrtare serbe nuk kishte qenë e rastit. Liderët serbë e dinin paraprakisht se komisioneri Varhelyi do të ishte njeriu i tyre në Komisionin Evropian.
Skandali i tij më i ri diplomatik i përket datës 21 dhjetor 2021, kur portali i Sarajevës “istraga.ba” botoi dokumentin konfidencial të bisedave të Oliver Varhelyit me delegacionin e BE në Sarajevë, pas vizitës së tij dy ditore në Bosnje-Hercegovinë në datat 24-25 nëntor. Kur mbaroi vizitën dhe takimet me udhëheqësin separatist të serbëve boshnjakë, Dodik, komisioneri Varhelyi bëri në publik deklarata patetike në përkrahje të integritetit të shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe për respektimin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit.
Zyrtarisht misioni i Varhelyit në Bosnje ishte për bisedime me udhëheqësin e serbëve boshnjakë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë politike të krijuar në vend nga kursi dhe aktet separatiste tësë ashtuquajturës “serpska republika”.
Ndërsa për publikun u reklamua ky mision zyrtar paqeje,në realitet komisioneri kishte shkuar për t’i dhënë ca pishtarë zjarri hungarez separatizmit serb. Në takimin konfidencial me delegacionin e BE në Sarajevë Varhelyi dha udhëzime diplomatike krejt të kundërta dhe doli në përkrahje të separatizmit serb, duke e nxjerrë veten si një komisioner special i“serpska republikës” dhe i Serbisë në BE.

Dokumenti konfidencial i publikuar në mediat boshnjake tregon se komisioneriVarhelyi ka bërë një marrëveshje sekrete me udhëheqësin separatist të serbëve të Bosnjës, MiloradDodik, që të organizohej sesioni i Asamblesë Parlamentare të “serpska republikës” për të miratuar rezolutën e masave të heqjes së kompetencave të shtetit të përbashkët mbi entitetin serb. Varhelyi ka rënë dakord me axhendën separatiste serbe dhe vetëm ka kërkuar një moratorium gjashtëmujor lidhur me miratimin nga parlamenti i serbëve të Bosnjës të këtyre hapave separatiste.
Parlamenti i serbëve u mblodh në 10 dhjetor sipas marrëveshjes së Varhelyit me Dodikun dhe miratoi rezolutën për transferimin e kompetencave nga shteti i Bosnje-Hercegovinës te “serpska republika” në fushën e mbrojtjes, sigurisë, taksimit dhe drejtësisë. Me një fjalë komisionieri i BE për zgjerimin ka bërë fshehtas një marrëveshje, që legalizon kursin separatist të serbëve të Bosnjës.
Duke dënuar këtë marrëveshje të fshehtë deputeti i parlamentit të Bosnje-Hercegovinës ZlatanBegiç në 22 dhjetor deklaroi: “Varhelyi është qartazi i përfshirë në aktivitete armiqësore kundër vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Ai ka keqpërdorur funksionin që i është besuar. Një keqpërdorim i tillë i postit rrezikon paqen dhe stabilitetin. Unë u bëj thirrje institucioneve të BE të marrin masa kundër këtij personi”.
Befasia dhe pabesia diplomatike e Varhelyitshokoi qarqet diplomatike dhe mediatike në rajon dhe në Europë. Marrëveshja antiboshnjakee tij jo vetëm është mbështetje dhe nxitje e fshehtë për separatizmin e “serpska republikës” me destinacion prishjen e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, por i kundërvihet tinzarisht qendrimit perëndimor, të SHBA, të BE dhe të gjithë diplomacisë perëndimore, që janë shqetësuar dhe angazhuar kaq shumë për të bllokuar kursin separatist të Dodikut dhe të“serpska republikës”.
Disa misione diplomatike amerikane dhe të shteteve të mëdha perëndimore kanë zbarkuar në Sarajevë muajt fundit për të menexhuar krizën e rëndë të krijuar nga separatizmi serb dhe për të parandaluar një konflikt të ri të përgjakshëm etnik. Ndërkaq komisioneri i BE për zgjerimin saboton në fshehtësi këto përpjekje të diplomacisë së fuqive tëmëdha perëndimore për shuarjene zjarrit të luftës ndëretnike, që po ndez Dodiku dhe “serpska republika”.
Gazeta e njohur austriake “Der Standard” shkruante në 23 dhjetor se shumë palë po kërkojnë shpjegime lidhur me marrëveshjen jotransparente të Varhelyit me udhëheqësin serb Dodik. “Është e qartë, thekson gazeta, se Varhelyi po koordinonveprimet e tij me Dodikun. Sjellja e Varhelyit është tregues se një pjesë e komunitetit ndërkombëtar në mënyrë të fshehtë mbështet qëllimet seçesioniste tëDodikut”.
Për këdo që ka ndjekur të gjitha krizat dhe tensionet e njëpasnjëshme në Bosnje-Hercegovinë të shkaktuara nga “serpska republika” gjatë 26 vjetëve që nga Marrëveshja e Dejtonit, e ka shumë të qartë se pjesa e komunitetit ndërkombëtar që mbështet seçesionizmin e serbëve boshnjakë, janë Serbia dhe Rusia, dhe ndonjë aleat i tyre brenda BE si Hungaria eVarhelyit dhe eViktorOrbanit.
Nxitja e separatizmit të serbëve boshnjakë dhe prishja e shtetit të Bosnje-Hercegovinës është axhendë e Dodikut, e presidentit të SerbisëVuçiç dhe e presidentit rus Putin.
Skandali i dytë diplomatik ndërkombëtar i shkaktuar nga Komisioneri i BE për zgjerimin në bisedimet e tij me udhëheqësin separatist serb Dodik, siç del nga dokumenti konfidencial i publikuar, është qëndrimi tij absurd që i hedh fajin për krizën aktuale politike në Bosnje-Hercegovinë ish Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën, diplomatit austriak ValentinInzko, pse miratoi ligjin që e dënon si faj penal mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.
Gazeta britanike “The Guardian” njoftonte në 22 dhjetor, duke iureferuardokumentit konfidencial të delegaconit të BE në Sarajevë, të publikuar në mediat boshnjake, se ato zbulojnë se komisionieri i BE për zgjerimin, OliverVarhelyi, ka konkluduar se ligji i Inzkos është përgjegjës për krizën e tanishme. Madje gazeta austriake “Der Standard”njoftonte në 23 dhjetor se komisioneri Varhelyi po kërkon të ndryshojë ligjin, që dënon mohimine gjenocidit të Srebrenicës.
Sipas deklaratave konfidenciale të Varhelyit lidhur me ligjin duhet të ishte zhvilluar debat, ku të merrnin pjesë të gjitha palët. Nuk është vështirë të verifikohet se qendrimi skandaloz i komisionerit, që i hedh fajin për krizën aktuale politike në Bosnje-Hercegovinë ligjit tëdënimit të mohimit të gjenocidit tëSrebrenicës, është identik me qendrimin, që ka shpallur disa herë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ndaj dhe organi qendror i propagandës ndërkombëtare ruse “Sputnik” në 23 dhjetor përshëndeste si “zë i arsyes” tezën e Varhelyit se gjenerator i krizës aktuale në Bosnje është ish-Përfaqësuesi i Lartë Inzko, dhe theksonte se “është hera e parë që në opinionin perëndimor thuhet një gjë e tilë”. Rusia, Serbia dhe “serpska republika” nuk janë pajtuar asnjëherë me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e kashpallur dy herë masakrën e Srebrenicës si një gjenocid të kryer nga forcat serbe të Bosnjes.
Përfaqësuesi i Larte Inzko ndërmori një hap të drejtë ligjor për dënimin penal të mohuesve të gjenocidit, sepse “serpska republika” dhe Dodiku e mohojnë atë dhe akoma nuk kanë kërkuar falje për krimet e përbindëshme, qëka bërë e ashtuquajtura ushtri e tyre e udhëhequr nga krimineli i dënuar në Hagë RatkoMlladiç.
Tani del komisioneri i BE për zgjerimin dhe adopton tënjejtinqendrim si Dodiku, Vuçiçi dhe Putini kundër dënimit penal të gjenocidit të Srebrenicës. DefactoVarhelyi merr në mbrojtje dhe indirekt bashkohet me mohimin serb të gjenocidit. Është i njëjti qëndrim sikur të bashkohej me mohuesit e holokaustit dhe të përpiqej të hiqte dënimin penal, që ka legjislacioni në shumicën e shteteve europiane për mohuesit e holokaustit. Komisioneri shkon deri atje në njësimin e qëndrimit të tij me atë të separatistëve serbë dhe të diplomacisë ruse sa që shpall qëndrimin se Përfaqësuesi i LartëInzko me ligjin e tij të dënimit të mohimit të gjenocidit “ka delegjitimuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë”.
Kemi një qëndrim skandaloz të komisionerit të BE, që e konsideron të delegjitimuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Sarajevë dhe në këtë mënyrë legjitimon obstruksionizmin e udhëheqjes së“serpska republikës” dhe të Rusisë, të cilët nuk e njohin dhe nuk e pranojnë autoritetin dhe statusin e Përfaqësuesit të Lartë të tanishëm KristianShmidt, sepse e quajnë jolegjitim.
Sjellja dhe veprimtaria diplomatike filoserbe e komisionerit të BE për zgjerimin, i cili bëhet palë me kursin dhe forcat separatiste të serbëve të Bosnjës, nuk është as rast i veçantë dhe as i shkëputur nga gjithë vija e tij proserbe në postin e lartë evropian që mban.
Fushata e tij emotive, e vazhdueshme dhe e hapur në BE në mbrojtje të Serbisë ka tërhequr prej kohësh habinë dhe vëmendjen e shumë zyrtarëve si të departamentit që ai drejton, ashtu dhe të departamenteve të tjera në BE. Diplomatë të ndryshëm në Brukseljanë shprehur se edhe hapja në 14 dhjetor edisa kapitujve të rij në bisedimet për traktatin e pranimit midis BE dhe Serbisë është bërë me insistimin e komisionerit Varhelyi, ndonëse Serbia nuk e meritonte këtë hap favorizues nga Brukseli.
Burime diplomatike shprehen se komisionerii ka fshehur Komisionit Evropian të vërtetat mbi realitetin e autokratizmit në Serbi, të shtypjes së opozitës dhe të kontrollit të hekurt qeveritar mbi mediat, të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive demokratike, të korrupsionit të madh shtetëror dhe të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar.
Në datën 16 nëntor 2021 deputetja e parlamentit evropian dhe raportuese e parlamentit për Kosovën, Viola FonCramon-Taubadel, kritikoi publikisht komisionerinVarhelyi se në progres-raportin e Komisionit Evropian për Serbinë“rregullat dhe normat e standardeve ligjore janë komprometuar nga komisioneri, i cili përfaqëson ideologjinë e Viktor Orbanit”.
Portali i njohur europian “euractiv.com” shkruante në 24 dhjetor se “komisioneri Varhelyi është akuzuar se favorizon Dodikun dhe ka anashkaluar shqetësimet e krijuara për demokracinë në Beograd”. Deputetja e parlamentit evropian nga Holanda, Tinneke Strik,i deklaroi portalit të mësipërm se “Varhelyi aktualisht është një nga personat, që mbështet Dodikun dhe serbët”.
Filoserbizmi i komisionerit Varhelyiështë kaq flagrant, saqë në mbrojtje të pozitave dhe interesave të Serbisë ai ndërmori një ndëhyrje brutale në punët e brendshme të shtetit të Malit të Zi kur i kërkoi në 29 nëntor 2020 qeverisë së Podgoricës që të revokojë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb nga vendi.
Në situatën e tensionit diplomatik midis dy shteteve fqinjë të provokuar nga ambasadori serb, i cili mohonte publikisht pavarësinë e shtetit malazez dhe identitetin kombëtar malazez, komisioneri i BE për zgjerimin dilte dhe fliste sikur ishte diplomat i Serbisë, duke marrë në mbrojtje qëndrimin zyrtar serb. Ishte një absurditet diplomatik që komisioneri i BE me ndërhyrjen e tij në atë rast bëhej palë me politikëne Beogradit për prishjen e shtetit malazez dhe aneksimin e tij nga Serbia. Komisionerit të BE nuk i bënte përshtypje se ambasadori serb dhe qeveria serbe po përçmonin pavarësinë dhe integritetin e Malit të Zi,dhe që Serbia, një shtet kandidat i BE, po shprehte rivendikime territoriale ndaj Malit të Zi, shtet kandidat për në BE, dhe po kërkonte rikthimin e tij në një krahinë serbe si në vitin 1918. Komisioneri i BE krijoi një situatë diplomatike tepër komprometuese për BE dhe për politikën e saj në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori i Malit të Zi në Vatikan, MiodragVllahoviç, iu drejtua ato ditë komisionerit të BE për zgjerimin:“Z.Varhelyi, deklarata juaj flagrante komprometon dhe përçmon seriozitetin dhe objektivitetin e presupozuar të politikës së BE në Ballkanin Perëndimor”. (Për më tepër lexo “Dalldia filoserbe në dëm të rajonit”, gazeta “Dita”, 1 dhjetor 2020).
Skandalet e rënda diplomatike të njëpasnjëshme të komisionerit serb të BE me shtetësi hungareze janë një goditje e madhe për reputacionin dhe për ndikimin e BE në rajon. Në 5 tetor 2021 portali i njohur “Politico.eu” shkruante se “një zyrtar i Komisionit Evropian deklaroi se Varhelyi ka zhvleftësuar kredibilitetin e Komisionit Evropian në sytë e partnerëve dhe të vendeve anëtare të BE”.
Nëse komisioneri bashkohet me forcat më destruktive dhe luftënxitëse të rajonit si “serpska republika” dhe Serbia, të cilat duan të prishin shtetin e Bosnje-Hercegovinës dhe shtetin e Malit të Zi, kjo do të thotë që roli i BE në Ballkanin Perëdimor është tepër i komprometuar nga përfaqësuesi i saj i lartë diplomatik.
Është i komprometuar si zyrtar i lartë diplomatik i BE, poredhe si diplomat, që vjen nga një shtet anëtar i BE dhe i NATO-s si Hungaria. Oliver Varhelyinuk po sillet si përfaqësues diplomatik i BE, por po vepron si diplomat i qeverisë hungareze në BE, duke zbatuar vijën destruktivefiloserbe dhe fondamentaliste fetare të kryeministrit të tij kontrovers Viktor Orban, i cili ka deklaruar se qeveria hungareze do të kundërshtojë sanksionet e mundshme të BE ndaj udhëheqësit separatist serb Dodik, dhe siç njofton media “Sarajevotimes” në 27 dhjetor, kryeministri hungarez ka deklaruar se “do t’i japë 100 milion euro ndihmë financiare MiloradDodikut dhe planeve të tij seçesioniste”. Orban e konsideron Ballkanin Perëndimor zonë të hegjemonisë serbe meqëndrimin e tij alogjike se “Kombi serb është kyçi i stabilitetit në Ballkan”.
Nuk mund të mos lësh pa analizuar edhe një episod të komisioneritVarhelyi, që lidhet me Shqipërinë. Në datën 21 dhjetor kur në Tiranë mbahej mikrosamiti i tre shteteve të nismës serbe “Ballkan i hapur” Varhelyi bëri një deklaratënë përkrahje të kësaj nisme, prononcim i cili shkaktoi ekstazë te disazyrtarëtë lartë qeveritarë në Tiranë, ku miopia diplomatike është portret.
Leximi diplomatik i deklaratës së Varhelyit për “Ballkanin e hapur”është se ai shprehpërkrahjen e tij për Serbinë dhepër presidentin serb Vuçiç si projektues i nismës. Nuk ka të bëjë deklarata e tij as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut.Komisioneri përkrah ambiciet dhe rolin hegjemon të Serbisë në rajon dhe nismën e Serbisë për “Ballkanin e hapur” si lëvizje e re strategjike e presidentit serb për të realizuar këtë hegjemoni
Shqipëria nuk duhet të hutohet nga miklimet filoserbe tëkomisionierit të BE për zgjerimin. Sepse është naive të mendosh se Varhelyi, që përkrahqëndrimet serbe përprishjen e dy shteteve të rajonit, mund të ndjekë ndonjëkurs pozitiv për Shqipërinë dhe për Kosovën. Nuk është çudi që komisioneri, i cili në fshehtësi komploton me separatizmin dhe me hegjemonizmin serb, të ndjekë në fshehtësi të njëjtën linjë përkrahje për ambiciet dhe komplotet serbe ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kosovës. Ndoshta duhet pritur derisa të bëhen publike si në Sarajevë protokollet e fshehta të qëndrimeve dhe pazareve në kulisa të komisionerit me Serbinë lidhur me dy shtetet shqiptare.
Nga pabesia diplomatike, që u zbulua këto ditë në Sarajevë, qeveritë dhe diplomacia shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të nxjerrin mësimin e madh që diplomacia e fshehtë antishqiptare punon me kapacitet të plotë.

cudi ama se si hungarez duhej te ishte antiserb se eshte Vojvodina ne mes… apo ndoshta merrni serpska e na jepni vojvodinen! dreqi e di….
Oliveri ben cfare i thote Viktor Orbani jo cfare i thote Brukseli.
Dihet miqesia dhe interesat e sotme mes Putin dhe Orban.
Vucic eshte kone e Putinit, keshtu qe lidhja eshte e qarte.
Une habitem cfare kerkon Shqiperia me kete linje, duke u ngaterru me Serbin per ballkanrat e hapur.
Me sa duket shfrytezojne naivitetin dhe arrogancen e Rames per te arritur te na mbajne te percare.me Kosoven kur duhet te ishim me te bashkuar se kurre
Oliver Varlehyi – Komisioneri per Zgjerimin e EU (!)
Para tij nje fare Johannes Hahn, po Komisioner per Zgjerimin e nje Unioni qe as zgjerohet as ka plan Zgjerimi fare!
Por ama i duhen Oliveret edhe Hahnet ashtu si Junker pijaneci qe rrezohej ne korridoret e Selise Unionit ne Bruksel ku shkonte me kepuce te ndryshme!
Apo si kukulla naive budallaqja Van der Linden qe derdellit kot e s’e pjerdh askush ne Bruksel pa le me neper shtetet e Unionit!
Jane pra keto zyrtaret qe i duhen ketij Unioni vetem ne letra, zyrtare klloune pa kurrfare personaliteti e pa asnje peshe politike e vendimarrje. Zyrtare te nje Unioni qe vetem Union nuk ka brenda.
Eshte politika e Unionit Europian qe e perkrah kete fare Open Ballkan me deklarime Oliveresh vetem per arsyen e thjeshte fare – Se i shpeton nga telashi per te bere ate, Zgjerimin e Unionit, duke e mbajtur Ballkanin aty tek Open qesharaku deri sa vete Unioni te shperbehet.
Respekte Z. Murati!
Uroj qe ku artikull te lexohet nga diplomatet e BE-se por edhe nga amerikanet!
Te ishte per BE-ne, Shqiperia (e Kosova) do ishin shprehje gjeografike! Ne doren vrastare te serbit jane gishtat e bastardeve te Evropes!
Projekte te tilla, qe demek synojne paqen e dialogun ne Ballkan, paguhen shume nga BE. Kush po i ben keto projekte? Kush po i merr parate?
Furtune në nje gote ujë! Varhelyi eshte një aparatçik me mandat te kufizuar (rrogetar në Bruksel) dhe jo nje institucion, thjesht eshte nje ‘plesht’ në skakieren e politikes së madhe euroatlantike. Pse behemi naivë. Nëse ato që shkruan Murati, jane te verteta dhe jo aludime shtypi, vertet mendojme ne se ato nuk dine t’i lexojne apo u shpetojne amerikaneve apo shteteve të medha europiane, te atyre qe historikisht e kane luajtur dhe e luajne topin në Europe si, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia? Problem do te ishte nese Varhelyi ka autorizim nga qarqe serioze te luaje me zjarrin, atehere po, ia vlen te themi se ketu ka një problem serioz. Po kjo, qofte dhe e aluduar, do te ishte thjesht një absurd. Tashme, harta politike e Ballkanit eshte e perfunduar dhe nuk ka më asnje milimeter ndryshim, pavaresisht orekseve që here pas here nxjerin koken. Kjo harte mori fund me Kosoven, e cila ka qene plaga e fundit e hapur ne Ballkan, dhe me kete çdo gje quhet e perfunduar. Ne te kundert do kete lufte por kjo, te pakten në terma afatmesme, as qe i shkon ndokujt neper mend.
Per fshataren e Ramutit cdo gje eshte furtune ne gote uji.
Për kry t’arit nashtu osht… E ka thon bythretoja.. Është furtunë në gotat e zbrazura të zagarëve rilindjotas. Duhet të jesh shumë pederast nëse shpreh publikisht mendimin se harta politike e ballkanit na qenkërka e përfunduar. akoma të freskët “krimin hartografik” me ndryshimin si me një të rënë lapsi të vijës bregdetare me 12 milje në jug të vendit.
Hapja e veshêve ndaj kambanave tê alarmit, si ato qê ushtojnê nga diplomàti i karrierês dhe atdhetari Shaban Murati, (dhe jo mbyllja e veshêve dhe syve dhe shpêrfillja e tyre, – sikundêr na sugjerohet prej jush, z. oponent anònim), mendoj se êshtê ajo qê duhet bêrê. P. Belliu, 30.12.2021.
Oponenti i mban qe c’ke me te veshet perpjete. Degjoi te verteta pa i dogji. Shkak i mjaftueshem per te dale nga skutat e ripjelljes ne mbrojtje te persekutorit.
Do thuash ti po pse ben sikur nuk kupton se ku reh cekani i autorit? Pse leshon mbrockulla qe s’kane lidhje me thelbin e ceshtjes qe ngre ai? Pse ngre dyshime per vertetesine e thenieve apo arrin deri aty sa t’i trajtoje argumentet si aludime shtypi?
Po te kete dy gram respekt per opinionet e tua, te miat dhe te mirelit, pergjigjen le t’a jape vete oponenti.
Nje artikull me vlere qe tregon te verteten qe publikut tone i fshihet me qellim nga politika zyrtare Shqiptare
Z Murati shkruan ,per qeverine Shqiptare se miopia diplomatike e saj është portret.e ka zbutur shume nga realiteti , ne fakt Rama nuk e ben nga miopia gabimin ndaj open Balkan , por me vullnet te plote duke ju bindur planeve antishqiptare
Nuk ka dilemma se Varhelyi duke shpallur presidentin serb Vuçiç si projektues i nismës , ja heq bashke autoresine Rames dhe Zajevit per kete project duke e perforcuar ate si interes ekskluziv te Serbise dhe Rusise , prandaj ne duhet te largohemi nje ore e me pare nga ky project
Gjate gjithe historise sone me Serbet , cdo project qe e kane inicuar ata ka qene anti shqiptar dhe nuk ka se si te jete ndryshe edhe kesaj here
Varhelyi DUHET DENONCUAR ne mos nga Rama ( e veshtire ta beje , sepse eshte ne te njejten varke me te per interesat e Serbise) nga kushdo politikan Shqiptar qe ka ndopak patriotizem per ceshtjen kombetare Basha dhe Co mos bejne sikur nuk e shohin kete maskarade , por te ngrehin zerin ne forumet e BE dhe mos luajne rolin e strucit , sepse keshtu perforcon edhe me shume idene ,se ai eshte pjese e thesit te Rames dhe padrinove te tij
O Shabon,Ne duhet te Hyjme ne BE,jo ata te Hyjne ne Ballkan,Evropa keshtu eshte,filosllave ,,Ne kemi Liderin tone Filoserb ti ankohesh per BEne,si shume kerkon Zotrote.Ne gjithe Evropen ne jemi kombi me shumice islame dhe Bosnja….dihet qe Evropa eshte Rraciste ,,po nuk ka rruge tjeter,ose Kina osé Rusia,se liga arabe eshte pak e pasur per ne.
o, klysh turku;
sikur dhe pese qinde vjete te tjera, te
rrije turku ne shqiperi, asnje s’do t ‘a doje turkun, per vec teje . lufto turkun, se serbet greket e sllavet jane fqinjet tane dhe do e gjejme nje dite gjuhen
por me turkun, s’behemi kurre .
Nga doli ky monstra qe del kunder Shaban Muratit…copa e mutit qe i jep mend dipllomatit te shquar…hahaha I tregon arrat babajt….na tregon fqinjet qe historikisht kane qene armiqte tane…po kush po mbron Turqine more idjot….?!
Ik pirdhu ti qen serb i ndyre. Sa per kuriozitet: Ti je me PS apo me PD? Se eshte bere pak e veshtire per te kuptuar ku ka me shume proserb ne PD apo ne PS?
na ishte nje Shaban Murati qe pret ndonje kocke nga Erdogani me qe po na vjen ne trojet (tona?) ne shenje besnikerie duke share BE-ne me kete shkrim.
Nuk lezohet deri në fund shkrimi se diplomacia Europiane dhe ajo ndërkombëtare po shkuaka ende me miqësina e miqë ky është niveli më mashtrues i trajtimit të kësaj sfere në këtë dynja ka ecë ose funksionu vetëm përmes intereseve dhe raportit të forcave ky farë Hochstaperi a sakati dhe të tjerëve duhet thanë se kombe e shtete si I ,D ,AU ,USA .TR…paskan miqësi Freundschaft e simpati ma shum për shqiptarët se sa për tjerët janë mashtrues ku pjerdhin konzorciume gjermane për 4 milion shqiptarë të varfër dhe injorantë karshi 10 mil. Serbë mesatarisht të pasur dhe shkolluar e ma mos të flasim për interesat te bota e madhe sllave andaj faluni interesave gjeostrategjike të USA që ska dyshim do të jenë kalimtare dhe shqiptarët të mendojnë krejtë ndryshe politikisht ndryshe në cikle historie do të riperseriten Toplica Vardari dhe Çameria
Ca thua ti 3D?
Shqiptaret jane 15 milione edhe jane populli me i madh ne Ballkan. Kurse serbet jane vetem 6 milione edhe jane nje popull i vogel. Edhe rumunet, greket edhe bullgaret jane me shume se sa serbet. Vetem sa kroatet jane serbet. Jane duke vdekur serbet edhe numri i lindjeve ne serbi eshte shume i ulet.
Edhe per ca lesh me te pasur i quan serbet ti? Rrogat ne Shqiperi jane me te larta se sa ne serbi edhe prandaj importojne keta politikanet e Tiranes mallra nga serbia se jane me te lira. Eshte nje vend i varfer serbia por serbet edhe bar hane edhe serbine nuk e shajne se politika e tyre i ka brumosur me shovinizem ekstrem. Aq shoviniste ekstreme sa serbet nuk ka popull tjeter ne bote. Edhe sa per shkollimin shqiptaret jane me larte se sa serbet. Nje shembull i qarte jane gjuhet e huaja qe shqiptaret i dine shume kurse serbet pak.
Tjeter gje eshte politika e Amerikes. BE eshte vetem nje kukull e komanduar nga elita e Amerikes edhe kjo elite komandon edhe politiken ne te gjitha vendet e Ballkanit. Prandaj qeverite e Tiranes nuk jane nacionaliste sepse ashtu komandohen nga Amerika politikanet e Tiranes.
Respekt per z. Murati!
Shkrimet e tij jane shume profesional.
Do uroja te kishim shtetare me gjysmen e aftesive te tij e qe vetdijshem te mbronin interesin shqiptar po sa gjysma e tij.
Shume Respekt per Njohesin dhe Shpalosin e Diplomacise se Vertete Europiane dhe Shqiptare; Intelektualin Atdhetar Shqiptar z.Sh Muratin,Shkrimi i mesiperm Duhet Njohur Publikisht dhe Zbatuar nga BE(paharruar Shqiperine tone te “harruar” nga ata qe e mbajne vehten qeveritare e politikane “pa Din e Iman”).
Keshtu ekspozohet e Verteta se edhe ne Shqiperine e sakatepsur jetojne Intelektuale Atdhetar te Perkushtuar!
Dhe Shqiperia e VERTETE do Jetoi ne Shekuj ashtu sic e ka krijuar ZOTI!!
E kush je ti , qe mbush e zbraz kupat e BE se , zoti Murati ?! Kush do t’ia dije ne Europe se ekziston ndonje Murat ne kete bote ? Pasi shpartallove kristiane ortodokset (greket , serbet , ruset) tani po sulmon kristiane katoliket e Evropes . Po me turqit dhe Erdoganin do merresh ndonje dite ?! Apo ata i ke vellezer ? Vec mos haro , qe shqiptaret nuk jane te gjithe islamike , ka edhe te pakten dy fe te tjera te medha , te njejta me evropianet .
Sali Bollati eshte patriot edhe thote te verteten.
Ca do ti Realisti? Mos je nje gazetaruc i ndyre qe komenton ketu me disa emra te ndryshem?
Po o”Sali Bollati-cam Shqiptaro Amerikan”,Shqiperia e VERTETE do Jetoi ne Shekuj”sepse vetem plepat nuk i shkul furtuna.
Nga doli ky monstra qe del kunder Shaban Muratit…copa e mutit qe i jep mend dipllomatit te shquar…hahaha I tregon arrat babajt….na tregon fqinjet qe historikisht kane qene armiqte tane…po kush po mbron Turqine more idjot….?!
Hajde diplomat qe rrefen endrra hajde!
Zgjerimi eshte vecse ne dore te Gjermanise, Frances dhe USA. Lexo zbythjen e Bullgarise pas bisedes Putin-Biden diplomat ku Putin e permendi si vend nga i cili NATO duhej te rrinte larg. Gjume te embel! Dielli i shqiptareve lind ne perendim.
lana ! Nje kerkese te vogel po te bej:Me jep nje shembull konkret te perfitimit te shqiperise nga puna e ketij Shabani qe e quan “dipllomat te shquar”.Ka luftuar per idealizmen shqiptare Shqiperi-Kosove nje?Nje rresht nuk ka ne librat e tij per kete idealizem vetem llogje pazari.Shikon Lana se asnje intelektuanl nuk e merr mundimin te preke kete ceshtje kombetare ,edhe profesor leshi Pakal milo.
Për kry t’arit nashtu osht… E ka thon bythretoja.. Është furtunë në gotat e zbrazura të zagarëve rilindjotas. Duhet të jesh shumë pederast nëse shpreh publikisht mendimin se harta politike e ballkanit na qenkërka e përfunduar. akoma të freskët “krimin hartografik” me ndryshimin si me një të rënë lapsi të vijës bregdetare me 12 milje në jug të vendit.
Kur shkruaje në “Zëri i Popullit” kundër qëndrimeve të Jugosllavisë zyrtare në vitet ’80, e merrja si qëndrim patriotik antijugosllav dhe (me naivitet) të jepja të drejtë.
Tani, o Shaban Sulltan Murati, e shoh qartë se qëllimet e tua kanë qenë dhe janë të tjera: jo patriotike, por thjesht fetare; jo antiserbe, por antikristiane.
I tillë doli pas viteve ’80 edhe ish-ambasadori ynë në OKB, A. Baleta , që axhendë në Nju Jork kishte, në fakt, lidhje aleancash me qarqet islamike.
Shabanooo, po e përçani kombin.
Vini gishtin kokës!
Veri ti Arber gishtin kokes. Shabani eshte patriot i vertete. Ca nuk te pelqen ty? E di ti qe vet vendet e BE i kane marredheniet mut mes tyre. E di ti cfare marredheniesh te keqija kane Hungaria edhe Polonia me BE?
Janë në lojë fuqitë e mëdha.Zoti Murati një diplomat i njohur e mbeshtet analizen mbi bazen e diplomacis klasike.Po punohet per stabilizimin historik te Ballkanit,per rirregullimin e kufijve dhe qetesimin e Rajonit dhe pa dyshim edhe Kontinentit,mbasi pranimi në Bashkimin Europian i shteteve te Ballkanit Perendimor me probleme të pa zgjidhura nuk mund të jetë i pranushëm nga pikepamja e sigurisë.
Zoti Murat kete e di po pse atehere ndjek prej kohësh një rrugë të tillë.Kuptohet zoti Murati punon në interes të politikës që janë shpallur “Patriotë” por që në të vërtetë janë ata që po i kundervihen gjeopolitikes se re.
Po të lexoni me vemendje zhvillimet politike në Rajon,disa Shtete që janë antarë të Bashkimit Europian,kanë hyrë në lojë vitin e fundit siç janë Bullgaria dhe Hungari si edhe lëvizjet e Serbska Republik të Bosnjes.Gjithë keto lëvizje bëhen pikerisht në kuadrin e ripercaktimit të kufijve.Bullgaria ka hallin e pjeses se vet të Maqedonisë nderkohë që Shqiptret luftojnë per pjesen Shqiptare të Maqedonisë.Hungarezet luftojnë per pjesen e tyre të Vojvodinës nderkohë që Serbët duan ta kompesojnë kete me Rep.Serbska,nderkohë që Kosova(Shqiptaret)luftojne per Medvegje-Bujanovc-Presheve-Novi-Pazar E kështu me radhë.Ata që hiqen si “Patriotë” sot janë pengese e madhe per realizimin e Shqiperise Natyrale,pra per Kombin Shqiptar të bashkuar të munshem.Nga moskuptimi apo me dashje ata dobesojnë faktorin politik Shqiptar në Ballkan per të qënë unik ne idene Euro-Amerikane për çuarjen perpara të riformesimit të Ballkanit.Demokracia është e brishtë për të perballuar e suportuar ndjenjat tejet nacionaliste të popujve dhe qeverive të Ballkanit sot per sot.Ky është mendimi im që kundershtoj zotin Murati dhe Komentuesit e mesiperm veç dy tre të tjerëve që janë më në korent të zhvillimeve të fshehta.
Po perse na duhet kjo Shqiperi natyrale , a derezi , neve edhe kaq sa jemi vetem probleme krijojme . E pastaj , shqiptaret e tjere jashte kufijve , jane kaq larg nesh , si ne gjuhe e zakone , sa jemi pothua te huaj me njeri tjetrin . Na lini rehat megjithe Shqiperi natyrale mjaft na shastiset koken , neve nuk mbajme dot vehten , edhe ca’ te tjere na duhen .
Analiza është e argumentuar deri në detaj. Jo vetëm dhe thjesht me argumentet e autorit, i cili është i vetmi diplomat kompetent që vendi ynë ka sot.
Por analiza është e mbushur me argumente të vetë BE-së pasi autori na sjell vlerësimet dhe kritikat që vetë BE-ja, ka për këtë farë “komisioneri”.
Shembujt me të cilët Ambasadori ynë i shquar e ilustron dhe argumenton, qëndrimin e “komisionerit”, janë vetë shkresat e europianëve, janë vetë portalet e Ballkanit dhe jo hamendje personale të tij.
Në këtë kuptim, disa “analistë” mjeranë të mësipërm, në lehjet e tyre në hënë, mbajnë ison e Beogradit, e nuk munden kurrsesi të cenojnë personalitetin e padiskutueshëm dot, të Profesor Shaban Muratit.
PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
Ik o k@r.
Me ngadale Ismaile se u SHQEVE ne te ndenjura!
Keto dacibaot e Shabes me histeri ‘diplomatike’ jane te dala boje! Po afron vizita e Erdokanit ne vilajetin Shqiperi prandaj intensifikohen sulmet kunder Europes! Kerkohet patriotizem anadollak qe ai te ndihet si ne shtepi! Duhet te jesh i marre te besosh se ju jeni ‘pro-europiane’! Nuk ka me vend per hipokrizi, nje kembe ne Europe e nje kembe ne Azi, keshtu s’na pjerdh me njeri! Mentaliteti alla’turka, pa nje strategji te qarte per te ardhmen, te vetepushtuar nga e keqja, nuk na nxjerr ne drite mllefi kundrejt ndonje komisioneri si Varhelyi! V.Orbanin mund ta quajne ‘populist’ a cfare dreqin te duan, por eshte patriot si gjithe Hungarezet per vendin e tyre, nuk e kane kthyer ne landfill te Europes sic eshte bere me Shqiperine tone nga gjakprishurit me shume lekure! Me keq akoma Kosova, qe pati mundesi te ndertonte nje shtet demokratik per ti demostruar perendimit se e meritonte ate pavaresi qe, po ato vende dhane kontributin madhor, bene te kunderten si shoqeri, moren rrugen e turqizimit, si dallkauke nuk bene shtet te se drejtes por ‘oda burrash’, vodhen e spiunuan njeri-tjeterin, inatcore e vete-shkaterrues, thjeshte bene ate qe kishin ne gen, tani kane vetevendosur me Al bin islamistin e kamufluar ne ‘marksist’, te izolohen fare, te humbasin edhe mbeshtetjen e Amerikes se do ti zgjidhin vete punet!
Zhabë skuthi.
Mbete duke i bere komlimente vetvetes o c@r me zile?
Unë mendoj se hungarezi Varhely nuk ka faj në asnjë rast. “Faj” kanë SHBA-të dhe Evropa, të cilët me Marrëveshjen e Daytonit, të vitit 1995, kanë pranuar shuarjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës përmes legalizimit të heshtur të krimeve dhe gjenocidit të egër serb ndaj boshnjakëve. Bashkësia ndërkombëtare i ka shpërblyer serbët duke ua lejuar formimin e shtetit të Republika Sërpskës. Shkurt: çdo gjë është kurdisur dhe mjegulluar dhe planifikuar nga ndërkombëtarët më 1995, për t’u “zbuluar” sot – shpërbëbërja e Bosnjë-Hercegovinës! Jo rastësisht është kurdisur zgjedhja e hungarezit Varhely, por edhe e spanjollit Borell, apo e sllovakut Lajcak (thua se nuk kishte të tjerë të shteteve pak a shumë neutrale ndaj Serbisë, Kosovës, Shqipërisë e Bosnjë-Hercegovinës)! Dhe, nesër pasi të jetë shuar edhe zyrtarisht shteti i Bosnjë-Hercegovinës, pasi të ndahet Kosova, dhe të “pushtohet” Shqipëria nga Serbia përmes Open Balkanit, përsëri do të jenë vetë ndërkombëtarët ata të cilët do t’i “fajësojnë” Varhelyn, Borellin apo Lajcakun për “gabimet” e tyre. Ndërkaq, pse ne shqiptarët jemi të paaftë dhe lejojmë një Esat Pashë Toptan (Edi Ramën) në krye të Shqipërisë, nuk na kanë faj as Varhely, as Borell, as Lajcak. “Faj” ka verbëria dhe mosaftësia jonë shekullore për të krijuar dhe mbajtur shtet!!!
Viti5 , e ke zgjedhur mire nickun , ke pikerisht llogjiken e nje 5-vjecari , as me pak e as me shume .
Nese une sipas perceeptimit tend te gabueshem paskam logjiken e nje 5-vjecari, atehere ti duhet te jesh asnjenesi i vertete. Ti qenke si shumica e shqiptareve te Shqiperise, te cilet vdesin per serbet edhe pse serbet dikur kane bere masakra edhe ne Shqiperi njesoj siç kane bere ne Kosove para 22 vitesh.
Do te na pushtokan serbet ?! Ha ha ha , sa per te qeshur na bere . Neqoftese Edi Rama , na qenka Esat Pasha , atehere Saliu , i bije te jete Hitler .
Me zuri diareja nga mendimet e dhime te disa komentuseve qe shperblehen vetem me byrek me gjize e pa dhalle
Mos u merakos se s’je vetem. Ripjellsat jane te gjithe si puna jote. Kur ze diareja njerin, ze dhe te tjeret njeheresh. Bejini derman kumanarit, degjove? Mos e lini ne balte
Problemi me shqipet si ky autor eshte kur mendojne se eshte nje qasje personale e olivierit! A e bejne nga pa dija apo siç jane mesuar nga bythelepirja e hadeti mos t’i prishi punet me njishin!!
Nuk ka veprim individual kur je perfasues o debila: ky vepron sipas urdherat qe merr ! Pra adresoni kritikat aty ku duhet e jo lajmetarit!
Boll me qe 30 vjete t’u marr me bishtin e jo me koken ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi! Guxoni bile nje here me thane te verteten !
KURRE S`NA DESHE MOJ EUROPE
E PRA[P S`NA DO
NE TE SEMES TE QOFTE
KURRE MOS HARRO
NA KE VRARE,NA KE GJYMTUAR
ENDE PLAGET KULLOJNE GJAK
TANI ORA PO TROKET
QE TÌ VESH KAPAK
DO TE BEHET ARBERIA
ASHTU SIC KA QENE
SE ME NUK TE PJER5DH NJERI
FUQITE TE KANE LENE
Po sigurisht qe nuk do te na doje Evropa . Nje popull qe , si askush tjeter , pushtohet nga hordhite arabo otomane , behet vegel e pushtuesit , aq sa braktis fene e te pareva dhe merr fene e pushtuesit . Pse nuk e bene fqinjet kete marrezi ?!
Dhipllo-Matia (Diplomacy) Greqisht do te thote Dopjo Sy,d.m.th I Zgjuar qe sta hedh kollaj tjetri.
Dhipllo-Matia e Evropit nuk ka qeder nga Discretitimi o Murati.
Vetem qe Epirin qe e ndane ne dy pjese te Veriut dhe Jugut dihet se cfare eshte Evropa.
Are te Veriut e mori Turku dhe Fashistet dhe te Jugut Greket,Ilyret,Epirotet.
Jo vetem kaq o Shaban.
Por per nje Pastore Trampi beri Namin ta lironte “Sulltani” Erdogan kurse per Simbolin e Agia Sofias e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos te kthyer ne Xhami asgje prej gjeje.
Dhe per kete ju Arnautet Pella-Zagare i kendoni Erdoganit!
Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos e quani Stamboll!
Keta jini ju o Murat.
Kete “Surrat” kini te picturuar nga te Discretituarit e Evropit.
Diplomati hungarez në detyrën e komisionerit të BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, nuk e ka hallin e interesave të Europës për të cilat merr rrogën në Bruksel, por mendoj, se e ka hallin e Vojvodinës me shumicë hungareze në Serbi, që trojet e saj t’i shkojnë një ditë Hungarisë. Panorama që jepni ju, i nderuar historian i diplomacisë, mbi profilin filoserb të tij, nuk mund t’a shpjegojë asnjë synim tjetër veç kësaj. Unë e besoj konstatimin tuaj të spikatur, se edhe në zyrat e BE-së ka punonjës që vijnë nga periferitë e Bashkimit Europian që shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë politikë nacionaliste. Ashtu siç ka edhe ndonjë rast paralel, kur dikush tjetër filosërb nga administrata e BE-së punon kundra fatit të Kosovës, që ajo t’i bashkohet RSH-së, me qëllim që të dyja së bashku të mos mbërrijnë kurrë anëtarësimin në BE.
Ju përgëzoj, zoti Murati, për këto gjurmime dhe denoncime, që përbëjnë në vetvete kambana alarmi për fatin e shtetit të shqiptarëve në Ballkan. Për këtë të fundit është edhe më keq, sepse nuk ka nevojë të mundohet ndonjë zyrtar i posaçëm i BE-së. Tirana i ka pjellë vetë fluturakët “Open Ballkan” në mbështetje të Vuçiç. N’a takon neve vetë nga Tirana t’i demaskojmë dhe t’i luftojmë.
O Gjergj. Mos e turpëro emrin e babait tënd me gomarllëqe të tilla.
ne po perdorim nje steriotip, kenveshtrimi te nazionalitetit te imponuar tinezisht dhe pa trasparence, nga klane, s’dihet nga kush dhe nga se, per te shpallur greke e serbe armiq .
fill pas nderrimit te sistemit, pikerisht ngase orientim demokratik,l kishim tv-te serbe, italiane e greke .
dhe pas futjes se shqiperise ne konf. islamike,
u ngjallen historite e vjetra te bejlereve agallareve e tregetareve me tapi te kohes otomane dhe cdo gje u permbys .
tani, trendi zhvilohet me pronesim te ish pronareve, idealizim te turkut si vella, shto dhe vjedhjet “demokratike” dhe cdo gje eshte ne nje pike kulminante korrupsioni dhe kaosi total .
por ka dhe nje realitet te vertete dhe objektiv, qe kete lloj trendi t’a kthejme ne shina normale .
per kete si fillim duhen denoncuar si byth lepirsa; ky siper gjergji i kristos se madh, zhejit pisit, lubonjes kimerikut skizofren, kocaqit tru mishit e ndonje tjeter si dordoleci sharlatan (vetem ne fushen e nacionalitetit), ngjale ngjela .
keta e dine shume mire, qe ligjin ne shqiperi e bejne talibanet islamik, ku futetet dhe ky shaba i muratit . por s’duan te prishin statukuone e byth lepirsit, t’u kundervihen kesaj hordhije injorantesh, se mos u thon..”kaurr”
mirpo vetem kurajo intelektuale e kujdo individi, sidomos “kaurri”, kunder kesaj statukuoje dhe frymes islamike talibane, mund t’a ringjall shqiperine dhe t’a fute ne rrugen e integrimit ne europen demokratike .
dhe kjo duhet te ndodh e duhet te behet .