Toka në ajër vërtitet,
fiksuar në trajektore,
as nuk bie-as nuk ngjitet,
po bën vetëm dy rrethore.
Toka në ajër vërtitet,
s’ka themele-s’ka çati,
as nuk bie-as nuk ngjitet,
fiksuar tek Dielli rri.
Ku nis rrugën-aty kthehet,
pikat fiks në mes të qiellit,
aty ndrin e aty zbehet,
sipas humorit të Diellit.
Me një të shkurtër kalem,
fati i Tokës u shkrua,
ajo ngrin-ose shpërthen,
një çast Dielli po u shua!
Miliona mund të shkojnë,
ose miliarda vite,
po njerëzit dot s’i shpëtojnë,
asnjëherë asaj dite!
Toka ende s’ka marrë ters,
njëlloj ecën në çdo vit,
po në këtë Univers,
s’është e largët asnjë ditë.
Njerëzit si Toka vërtiten,
në shekujt e jetës sonë,
që në Kohë llogariten,
nga sekonda-një fraksion!
S’e kuptoj njerinë e shkretë,
pse më bën kaq karshillëk,
gjersa vërtitet në jetë,
nga boshllëku në boshllëk?!
Tokën dot nuk e mbështesim,
themele për të nuk kemi,
ndaj sa lindim-gjer sa vdesim,
në ajër si Toka jemi.
Njeri-që këtu jeton,
siç linde në ajër mbete,
sa çudi që s’e kupton,
kotësinë e kësaj jete!
Në gjithë shekujt që kanë shkuar,
si guri je bërë i gurtë,
tek kjo Botë e ngatërruar,
ku asgjë s’është e sigurtë!
Gozhdë në kokë më është ngulur,
ajo që s’na thanë të parët,
duhet të rrinë kokëulur,
këtu dhe më guximtarët.
Që kur linde-o njeri,
djalli të zuri në leqe,
në boshllëk e kotësi,
s’ke pse bën asnjë të keqe.
Dhe pa qenë akademik,
çdo njeri mund ta kuptojë,
një çast Dielli po u fik,
s’do mbesë kush të na kujtojë!
Gjer në kockë më lodhi Bota,
pisllëku dhe kotësia,
domosdo që janë të kota,
dhe vargëzimet e mia.
Dhe në fund nuk po ju them,
miq të dashur ndonjë përrallë,
se jeta është një betejë,
ku nuk del askush i gjallë!
Botuar në 20 prill, 2016

Pesimiste, e bukur si poezi dhe e vertete ne esence…
Kjo eshte madheshtia e te paharruarit Arben Duka!
Faleminderit Poet i Kombit!
GEZUAR VITIN E RI 2022!
Ja na erdhi viti i ri,
të gjithë duke festuar,
i urojnë njeri tjetrit,
qoftë një vit i gëzuar!
Na sjelltë ky vit mbarësi,
dhe nga një punë të mirë,
paçim suksese e begati,
qofshim të lumtur e të lirë!
Po s’i patëm këto bekime,
s’ka problem, jemi mësuar,
veç ”elita” qoftë me nderime,
si pasanike përherë adhuruar!
Ne tashmë kemi zënë rrënjë,
në këtë të tonën varfëri,
po qe puna ne ham dhe bar,
që ”elita” të shtojë pasuri!
E kështu le t’i i urojmë fat,
Ramës kryetarit të qeverisë,
u bëftë miliarder e mos u ngoptë,
popullin le ta vjedhë e ta telendisë!
I urojmë fat dhe Lul Bravës,
me vulën dhe selinë e partisë,
humbsh përherë e quaji fitore,
bëji gropën PD dhe kërmë Salisë!
I urojmë mbarësi Like Metës,
po e shkarkuan si president,
le të kthehet si hero te LSI-a,
prej floriri t’i ngrenë monument!
I urojmë shëndet Ben Blushit,
se para ai ka sa të fshijë qurret,
me librat që ka bërë të fshijë sumën,
me propaganë partie le të mburret!
I urojmë sukses Baton Haxhiut,
që me zor të madh i lidh dy fjalë,
iu shtoftë rroga mbi 18 milion,
dhe si analist në pension të dalë!
I urojmë suskese dhe Fevziut,
me të ftuarit e tij në emision,
të vazhdojë pushteti si përherë,
ta ketë studion e tij si sallon!
I urojmë pasuri Çim Pekës,
pastë rrogën mbi 700mijë lek,
përjetësisht qoftë te Zeni TV,
bukur e imitojnë si Pim Çekë!
I urojmë suksese Xhemi Shehut,
u riktheftë në Top kanal,
marrtë si të tjerët rrogë me miliona,
se Topi ka para plot me fal !
I urojmë suksese Romeo Veshajt,
pagën 300mijë lek le ta ketë,
se njësoj e ble një makinë Porsche,
nga i gjen paratë e di ai vetë!
Le t’i urojmë suksese ambsadores Kim,
që Shqipërinë tonë po mbështet,
ishalla më pak propagandë qeveritare,
mos ta trajtojë Ramën si të ishte mbret!
Në fund një urim për gjithë shqiptarët,
qoftë për ju një vit shumë i mbarë,
por po lejuat që t’ju trajtojnë si dele,
meritoni të sundoheni nga poltikanë të marrë!
Je bos, bravo
GEZUAR VITIN E RI 2022!
Ja na erdhi viti i ri,
të gjithë duke festuar,
i urojnë njeri tjetrit,
qoftë një vit i gëzuar!
Na sjelltë ky vit mbarësi,
dhe nga një punë të mirë,
paçim suksese e begati,
qofshim të lumtur e të lirë!
Po s’i patëm këto bekime,
s’ka problem, jemi mësuar,
veç ”elita” qoftë me nderime,
si pasanike përherë adhuruar!
Ne tashmë kemi zënë rrënjë,
në këtë të tonën varfëri,
po qe puna ne hamë dhe bar,
që ”elita” të shtojë pasuri!
E kështu le t’i i urojmë fat,
Ramës kryetarit të qeverisë,
u bëftë miliarder e mos u ngoptë,
popullin le ta vjedhë e ta telendisë!
I urojmë fat dhe Lul Bravës,
me vulën dhe selinë e partisë,
humbsh përherë e quaji fitore,
bëji gropën PD dhe kërmë Salisë!
I urojmë mbarësi Like Metës,
po e shkarkuan si president,
le të kthehet si hero te LSI-a,
prej floriri t’i ngrenë monument!
I urojmë shëndet Ben Blushit,
se para ai ka sa të fshijë qurret,
me librat që ka bërë të fshijë sumën,
me propaganë partie le të mburret!
I urojmë sukses Baton Haxhiut,
që me zor të madh i lidh dy fjalë,
iu shtoftë rroga mbi 18 milion,
dhe si analist në pension të dalë!
I urojmë suskese dhe Fevziut,
me të ftuarit e tij në emision,
të vazhdojë pushteti si përherë,
ta ketë studion e tij si sallon!
I urojmë pasuri Çim Pekës,
pastë rrogën mbi 700mijë lek,
përjetësisht qoftë te Zeni TV,
bukur e imitojnë si Pim Çekë!
I urojmë suksese Xhemi Shehut,
u riktheftë në Top kanal,
marrtë si të tjerët rrogë me miliona,
se Topi ka para plot me fal !
I urojmë suksese Romeo Veshajt,
pagën 300mijë lek le ta ketë,
se njësoj e ble një makinë Porsche,
nga i gjen paratë e di ai vetë!
Le t’i urojmë suksese ambsadores Kim,
që Shqipërinë tonë po mbështet,
ishalla më pak propagandë qeveritare,
mos ta trajtojë Ramën si të ishte mbret!
Në fund një urim për gjithë shqiptarët,
qoftë për ju një vit shumë i mbarë,
por po lejuat që t’ju trajtojnë si dele,
meritoni të sundoheni nga poltikanë të marrë!
Pensimizmin e konceptova si simbolin e shpirtit të shqetësuar të Poetit ,se njerzit jan të babziur për famë ,për para , nuk mendojnë as për ditën e vdekjes ,harrojnë se jemi hava se çdo gjëje i vjen fundi .
Poezi dhe real,filosofi,mpleksur kaq natyrshem tek Duka,si rrale tjeter poet ne kete rruzull.
Dhe nje malli i ndjere, per te ze dhe shtohet!
Nga erdhëm, se pamë, ku vemi se dim’!
Hic kreu, hic mesi, hici përfundim!…
O Sokrat! Pse, ç’pret ti, të thojë Duka ndonjë të vërtetë se kush jemi, nga vijmë e ku po shkojmë? Duka vërdallisej me vargjet që bënte dhe as nuk i interesonte e vërteta, madje dhe po t’ja thoshin e refuzonte. I thoshe Benkos që s’ka Zot, Benkua fillonte me vargjet adhuruese për Krishtin Muhamedin, Marian etj. Pastaj fillonte adhuronte Enverin (që hoqi fenë dhe Zotin), madje e ka krahasuar Enverin duke e quajtur si Krisht. Pastaj adhuronte Ramëm duke e quajtur një bekim, diell i vatrave shqiptare. Duka ishte tamam si një planet që i rrotullohej “diejve” të tij. Kështu rrotullohesh kur ke friikë nga e vërteta, dhe e vërteta të duket përherë diktatori i radhës. Sigurisht që Benkua nuk e ka bërë falas gjithë këtë mundim sorrollatje, ka marrë shpërblimet përkatëse dhe mbrojtjen përkatëse. Prandaj bilbilonte këtu te Dita si e ëma e Zeqos majë thanës, sidomos kundër kërmës Sali, se kishte mbështetjen e partisë.
SHQUPI: KËSHTJELLA E PAMPOSHTUR BUZË LANËS
Shqipëria po përjeton momente komiko-dramatile për shkak të zhvillimeve të fundit në PD. Në fakt, një opozitë e vërtetë duhet të jetë shpresa e një vendi dhe gardiani për ruajtjen e demokracisë dhe pluralizmit. Në këto 30 vite, pluralizëm ka patur por jo demokraci, (përveç momentit kur PD dorëzoi mandatet parlamentare, dhe kur nuk u fut në votimet moniste lokale, ku humbi dhe pluralizmi. Të dyja këto ndodhën nën drejtim e Lul Bashës. Lënia e mandateve ishte OK nëse do i shkohej deri në fund qëllimit për rrëzimin e Ramës, por me protestat teatrale 2 orëshe në bulevard, Basha vërtetoi që ghithshka u bë në favor të forcimit të pushtetit të Ramës.). Tashmë është e qartë që Lul Bravës nuk i intereson fare të vijë në pushtet, po thjesht të pasurohet në opozitë dhe të mbajë sa më gjatë në pushtet rilindjen. Basha nuk bën dot asnjë hap pa pasur tutor. Dikur kishte Saliun, e pas shpalljes NonGrata të tij, ka ambasadën amerikane të Sorrosit dhe rilindjen. Saliu gjasme ka rithemeluar partinë, kur në fakt e gjitha bëhet që të jetë i paprekshëm e i pahetushëm nga drejtësia. Ai tashmë bën sikur është i gatshëm t’i japë çdo gjë demokratëve vetëm që ai të jetë i paprekshëm. Bën sikur është i gatshëm për votën e lirë brenda partisë, lejimin e fraksioneve dhe mendimin ndryshe, e disa lejime të tjera si formë lirie e demokracie. Po pse kjo gjë, kur dihet që Saliu gjithmonë ka sunduar me dorë të hekurt, me njerëzit e tij të besuar dhe familjen e tij biologjike, djalin dhe vajzën? Pra nuk është i besueshëm. Dhe Basha, i sjellë në PD me rekomandimin e Argitës, është produkt i berishizmit, dhe si i tillë, tani po bunkerizon PD dhe është i gatshëm të shkatërrojë PD vetëm për të mos leshuar karriken e kryetarit, karrike që i sjell shumë benefite dhe pasuri e aspak përgjegjësi tashmë që ka edhe mbështetjen e pushtetit dhe ambasadës. Por në gjithë këtë lojë të madhe interesash, të humbur dalin demokratët që sorrollaten nga Basha dhe Berisha. Berisha i ka lënë Lulit një afat 5 janarin për të liruar selinë, përndryshe në datë 8 janar përmbaruesit (demokratët e Saliut) do e nxjerrin Bashën nga Shqupi. Gjë që nuk ka për të ndodhur se Luli po blindon Selinë, dhe ka mercenarët e tij dhe të pushtetit që e mbrojnë, marrja e kështjellës së PD është thuajse e pamundur, qoftë edhe me dhunë. Atëherë, ngelet vetëm të pritet vendimi i gjykatës për të dy palët, vendim i cili mund të zgjasë me vite nëpër shkallët e gjyqësorit. Po ç’do bëjë Saliu&CO deri atëherë, do vazhdojë teatrin me Lulin ndërkohë që Rama përfiton nga kjo përplasje? Pse jo? Saliut i mjafton të mos preket nga drejtësia, por është i gatshëm të shkatërrojë PD, e ta zgjasë këtë proçes pafundësisht, nuk i plas fare. Prandaj demokratët duhet t’i thërrasin mendjes sepse si Basha dhe Berisha po i përdorin për interesat e tyre, dhe i vetmi që fiton nga kjo përplasje është Edi Rama. Pas 8 janarit nëse nuk zgjidhet ç’ështja e PD, me dhunë apo jo, demokratët duhet të shkëputen përfundimisht nga PD që po shkon në humnerë. Edhe nëse Saliu krijon parti të re, një përqindje sado të vogël e merr Basha, e si rrjedhim, do fitojë përherë Rama me kandidatët e tij si më bashki e në zgjedhje parlamentare, Basha me servilat dhe militantët e tij në parti mund të kthehet në një siameze të LSI në PD, një parti klienteliste që funsion ka vetëm pasurimin e mbështetjen e pushtetit si patericë, qoftë direkt apo indirekt. Atëherë, zgjedhja e vetme ngelet shkëputja e demokratëve të ndershëm në një parti të re opozitare, pa Saliun e pa Bashën, pasi koha e këtyre personazheve ka mbaruar, e kanë vërtetuar tashmë që luftojnë vetëm për interesat e tyre. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur!