Aksident në Gjegjan të Pukës, makina bie në greminë, brenda saj edhe gazetari i njohur, zhduket alpinisti që e shoqëronte

J L

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Munellë, në Njësinë Administrative Gjegjan në Pukë.

Nga informacioni paraprak rezulton se një mjet me të cilin udhëtonin dy alpinistë dhe gazetari Alfred Lela, ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.

Lela ka qenë bashkë me Ndoc Mulaj dhe Ilir Syli, përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rreqebullit të Ballkanit.

Raportohet se një nga personat, Mulaj, është zhdukur. Ai ka humbur kontaktet me grupin dhe për momentin nuk dihet vendndodhja e tij.

Ka qenë Lela ai që ka dërguar vendndodhjen për forcat e policisë që janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Terreni i vështirë malor po vonon ndërhyrjen e tyre, nderkohe qe priten detaje per gjendjen e personave te aksidentuar dhe per te zhdukurin.

 

j.l./ dita

Share This Article