Alpinisti Ndoc Mula, i cili mbeti mbi gjashtë orë në greminë në malin e Munellës ka ndërruar jetë.
Mësohet se Mula u gjet pas shumë orësh kërkim dhe u nis për në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte pagëve të marra.
60-vjeçari ishte me gazetarin Alfred Lela dhe tre të tjerë duke zbritur malin e Munellës në momentin që tre prej tyre, përfshirë Mulën, kanë rrëshqitur në humnerë.
Nga grupi i shokëve, në gjendje të rëndë është edhe Ilir Shyti, ndërsa gazetari ka marrë një plagë në këmbë.
n.s. / dita
