“Mendova se e mbylla me këtë botë”, gazetari rrëfen çfarë ndodhi në majën e Munellës: “Nisi stuhia, u fshinë gjurmët e kthimit, rrëshqita unë i pari…”

redaktor

 

Gazetari Alfred Lela ka dhënë një prononcim pas incidentit të rëndë në majën e Munellës në Pukë, që deri tani ka një të vdekur dhe një person tjetër në gjendje kritike.

Gazetari ka treguar se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tij. Gazetari tregon se është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me shkëmbin poshtë tij.

“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrasht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë.

Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendova se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është (kur u dha prononcimi, trupi i viktimes nuk ishte gjetur akoma).

Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë edhe i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë nga këto ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, – tha gazetari.

i.b. / dita

 

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *