I dënuari shqiptar arratiset nga burgu natën e ndërrimit të viteve

redaktor

 

Një i dënuar shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në natën e Vitit të Ri.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.

Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia.

Ai do arratisej gjithashtu, por theu krahun teksa u hodh nga çarçafët.

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *