Nga Bujar Asqeriu, te Marjeta Ljarja e Thoma Gaqi, qeveria miraton 15 pensione të posaçme për disa aktorë, shkrimtarë, muzikantë e sportistë

redaktor

 

Pension shtesë të posaçëm do t’u jepen 15 personaliteteve të fushave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Bëhet fjalë për aktorët Bujar Asqeriu, Marjeta Larja, Zani Ziçishti, Sotiraq Bratko, Shahistin Fatos Muço, Kompozitorin Thoma Gaqi, Mjeshtrin e futbollit Uran Xhafa, Shkrimtaren Diana Çuli, këngëtarin Kozma Dushi, kompozitoren Diana Toçe, studiuesin Ylli Drishti, Lluka Qafoku dhe të tjerë.
Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, sipas ligjit nr. 7703. Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.
Share This Article
14 Comments
  • Nuk jemi xheloze per keta ketu poshte per ritje pensioni .Me gjithe ritjes ne krahasim me prindet tane te mjere ,prap jane shume pak . Nuk eshte e drejte ,qofte ligjore ,po ashtu morale . Jemi akoma ne komunizem ,se ne as edhe nje vend e shtet pererndimor , nuk ka ndodhur ,nuk ndodh ,e as nuk do ndodhe ne te ardhmen . Pensionet skane lidhje me partine , por kane vetem nje lidhje me taksat qe paguan gjate viteve te punes ..Apo Rama po i “zevendeson ” me pensionin e Nexmije Hoxhes dhe Vita Kapos me qe kane vdekur .

    • Keta zoterinj kane punuar, kane paguar sigurime dhe ju eshte llogaritur pensioni mizerje, si te gjithe ne.

      tani perse duhet qe kontributet e mija qe jua heq nga goja femijeve te mij, per pensionin tim, ti marre edroga dhe te bleje vota me to??!!!!

      Edroga le te lere nje vize pa pire te bardhe dhe tua jape kujt te doje, por ato qe ja heq une nga goja femijeve te mij, do tua ngec ne fyt, nuk do ti kalojne poshte.

    • Në kohën e komunizmit njerzit e shquar në profesionet e tyre mernin një rrogë që nuk shquhej,në krahasim me të tjerët. P.sh. një regjisor i zakonshëm i shtëpisë së kulturës në Berat apo në një qytet tjetër, me të njëjtin stazh pune, me një regjizor të shquar të teatrit kombëtar si Pro Mani, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Dhimitër Pecani,Serafin Fanko, mernin të njëjtën rrogë me gjthë se ata në veprimtarinë e tyre kishin shumë çmime, dekorata apo edhe tituj të lartë si artist i merituar apo i popullit. Kjo ishte pabarazi dhe jo barazi. Të vimë tek ajo që thoni ju për perëndimin(unë sot jetoj në përëndim dhe e ndjek jetën artistike këtu ku jetoj. Në Shqipëri kam qenë amator teatri dhe filmi). Në kohën e komunizmit në Shqipëri çmimet,dekoratat apo titujt kanë qenë morale. Nuk shoqëroheshin me shuma parash. Thjesht një medalje metalike, një copë letër ku viheshin në dukje vlerat vetjake të personit përkatës për veprën e bërë dhe kaq.
      Në perëndim zotëri, një çmim për një vepër teatrale apo për një film shoqërohet me një shumë të majme parash. Dhe ju e dini qé artistet apo sportistët e shquar gjatë veprimtarisë së tyre marin disa çmime të mëdha deri sa dalin në pension. Këto çmime bashkë me të ardhurat mujore bëjnë një pasuri të tërë. Prandaj ata nuk kanë nevojë për një pension të posaçëm pêr të ngrysur jetën në pension.
      Një krahasim tjetër: vitin që sapo lamë mbrapa isha në Tiranë dhe siç thashë më lart, kam qënë amator teatri dhe filmi apo si i thonë tashti fan. Kam njohur shumë artiste të kohës. Kam pas pirë kafe me ta tek klubi i teatrit. Pra në Tiranë këtë rradhë, rastësisht takova një nga këta regjisorë i vetmi që ka mbetur gjallë. E njoha, edhe ai më njohu. Kishim 30 ca vjet pa u parë. Më ftoi të pinim një kafe…
      Në fytyrë i dukej pleqëria por kishte mbetur vital si në rininë e tij. Ske ndryshuar i thashë ke mbetur po ai.Aha ,tha, jam i lodhur me gjthë se sbëj gjë faire. Po isaf, edhe për dy muaj bëj 77… Bëmë goxha muhabet. Në kë kohë dihen temat e bisedave… dolëm deri tek pensionet. Hë i thashë s’besoj se qahesh për pensionin, se ju regjisort e njohur që keni dhe tituj keni pesione të veçanta… Buzëqeshi hidhur: 22000 lekë të reja- më tha. Mbeta pa fjalë. Sdija çti thoja…E rëndë, vërtet e rëndë 22000 lekë…
      Po të ishin çmimet dhe titujt të shoqëruara me shuma parash, Dhimitër Pecani dhe të tjerë artiste si ai nuk do të kishin nevojë për pensione të posaçme dhe ne nuk do bënim këto komente këtu.
      Tashti po i këthem shkrimit të sotshëm. Pra zotëri problemi për mua nuk qëndron tek përse jepen këto pensione të posaçme.Ky është një farë kompensimi për vlerat që ata kanë sjellë me veprimtarinë e tyre në artin skenik të pa çmuar me çmimet e thata morale. Problemi është ai që e përfiton, à e meriton??? Nuk jap mendim për për emrat e sotshëm…
      77 vjeçari i mirënjohur,artisti i merituar, regjsori,pedagogu dhe aktori Dhimitër Pecani për shumë nga ata që kanë ndjekur veprimterinë e tij artistike ja vlente të ishte ndër të parët pensionistë të posaçëm.

  • kush eshte rregulli qe perzgjidhen sepse si keta ka me mijra. duket pak diskriminues… Psh Bujarit i jepet cmimi si aktor qe ka realizuar filmat opiun te realizmit socialist, po Diana Culi si bashkepunetore e sigurimit qe .ndihmonte ne vrasjen e poeteve. Keto jane andra..

  • “Pension i posacem per personalitete..” Po pse posacmeria egziston vetem ne ART ?…!!!
    Arti eshte biznes! Paguesh per ate qe ben dhe aq sa ben!
    Nejse republika e bananeve ky eshte real…iteti!

  • Dite me mbrodhesi kalofshin te nderuarit pensioniste te nderuar Artiste etj te nderuar..Cudi si MESUESIT e nderuar harruar….si te harrosh prindin…
    Lavdi te perkushtuarve ATDHETARE,,,!

    Dhimbia e madhe Popull

  • Nuk eshte fare problemi si eshte dhe si ka qene,spiun enveri,pension nexhmie apo Vito.Problemi eshte parimor dhe ligjor.Cila eshte baza ligjore e vendimit te marre?Pse behet ky diferencim,kur akoma ka qindra pensioniste qe jetojne me pension mizerabel edhe pse kane vite pune me kontribute te mjaftueshme? ka ish ushtarake qe akoma nuk u eshte kthyer paraja e mbajtur 3 -4 vjet me vendim qeverie ,e drejte e fituar me ligje dhe me gjyqe,qeveria vendose mbi ligjin, pra .Pse nuk kompensohen pensionet e para 1990 ,kundrejt ketyre qe jepen sot?Nuk kane lene qen e mace pa u bere halete ne vilat e tyre.Po pensionistet si jetojne?ne hale?Ne shoqerine kapitalist Bujarasqerinjte mund ta gjenin vendin per te dhene kontribut per artin,per ISSh,dhe sigurimit e nje pensioni dinjitoz,si cdo punonjes ne profesionin e tij.Ashtu si ai punonjesi qe nuk ploteson kushtet,jo per faj te tij,por te sistemit te bastarduar dhe te korruptuar ku jetojme,edhe Bujarasqerinjte le te jetojne njelloj,pa asnje privilegi. CDO profesion eshte art dhe cdo puntor eshte artist ne profesionin e vet.Nje perzgjedhje privilegji e pajustifikuar.Nuk ka te beje fare me trajtimin social.Sa per kontributin,ka qene pune e shperblyer sipas ligjit .

    • asnje baze ligjore, sigurimet qe paguaj une sot i kursej per pleqerine time, sic kane kursyer keta ne kohe te tyre.

      me ato te molloisem, jo te grabisin buken e femijeve te mij.

      duhet nje ligj si ai i duertes ne filipine, tu fusim ndonje
      shiringe drogaxhinjeve e te mbyllim hesapet, jo ti mbajme ne qoshe, sic bejme ketu ne allbanine urupiane.

  • Edi Rama si vellai i tij Sali Berisha marin vendime me koken e tyre, duke perdorur pushtetin e tyre personal sipas qefit oreksit tarafit fisit perkatsise ect dhe jo simbas ligjit !
    VKM per rastin ne fjale eshte as me shume as me pak nje “preference e kryeministrit”

    Ne nje kohe qe SISTEMI I PAGAVE ne Shqiperi eshte skandaloz nga me te ultat ne rajon!

    Pensionet shume te ulta, e me gjithe te qeveria ben disa “arnime” shtesa pagash “gjeli i detit” ect…

    Ndersa kjo pagesa shtese, pagese e posacme per vetem 15 veta eshte skandaloze!

    Ose jepu nje shperblim ose mos ngatero “posacmerine” e pensioneve me percaktimin e vetos personale ! –
    Nuk kam asgje me 15 personat po sa 15 persona e tjere meritojne “Page te posacme” Mesusit veterane ? Studiuesit shkencore ? ect ect
    Sa njerez te tjere ne fush te tjera e meritojne nje page dinjitoze ?
    Gjeni Shesh e beni pershesh zoti kryeminister ! Je kthyer ne nje Mbret dje ishte Berisha me Meten sot je ti !

  • RAME pashai ,”babai ” i pa zevendesueshem i kombit te pjerdhur Shqiptar , thjesht dikur , qe per se gjallmi te Nexhmije Hoxhes dhe Vita Kapos , ky car i rriti pensionin ketyre “zonjave ” me pension special . Tani keto shuma po ja ndan ketyre “artisteve ” . Nuk ke te drejte o Rame ligjerisht te vendosesh ti ,se nuk je mbret, por je vetem nje drejtor i pergjeithshem i Shqiperise , je vetem rogetar qe paguhesh nga taksat tona dhe duhet te zbatosh ligjin dhe as edhe nje gje tjeter , nuk ke te drejte o trap , hej , po le name .Me fal ,ke vetem nje te drejte , jepi nga qesja e jote personale para , po ta mbajti , por jo me pa te drejte e kondra ligjore nga taksat e popullit te mjere .. Mesojini keti Rames ligjin, ju te partise socialiste ,sa la kokren e namit , ju turperoi . .

  • Edhe pensionet hane kthyer ne qoka. Nje deputet, minister , gjykates apo prokuror, kur del ne oension perfiton vetem si suplement shtetror rreth 60 apo 70 perqind te pages bruto te vendit te tij te punes qe shkon rreth 1 milion leke tevjetra, pa llogaritur pensionin e pleqersise. Nje mesues qe le jeten e tij per te edukuar brezat merr rroge mujore rreth 60 mije leke te reja, dhe pension rreth 30 mije leke; ndersa nje mesues qe sistemohet ne ministri, qe ben qef e idjotesira krahasuar me mesuesin, merr rroge me te madhe dhe pervec pensionit pleqerise merr edhe suplement shtetror rreth 20 mije leke te reja..Diskriminim i math, por kujt i ben pershtypje? Politikanet e karte si rrogen dhe pensionin i kane per kafe, ndersa ata te tjeret per te jetuar. Punojne qorrat dhe hane horrat.

  • Sejcili, kryen me ndershmeri ,detyrat e tij ne jete dhe punon ne profesionin e tij duke derdhur kontribute per kohen e pleqerise. Cdo profesion eshte i nderuar, si ai i aktorit, muzikantit, mesuesit,muratorit qe punon dite e nate mbi skela,etj.Eshte gabim,ne mos krim te ndash djersen dhe mundin e gjithkujt, ne te preferuar dhe varfanjake. Mendoni punetoret e turneve te nates, minatoret, punonjesit e bujqesise,etj,et,j shume profesione te veshtira, qe kur dalin ne pension, nuk arrijne te blene as ilacet e moshes.Bujar Asqeriu dhe kategoria e tij, harrojne te terheqin pensionin,se merren me terheqjen e honorareve te majmura te reklamave dhe filmave te ndyre qe xhirojne.O burra, shqelmin ne fyt, deri ne frymen e fundit per njeriun puntor, pensionistet,fukarenjte……Turp! Qeveri turpesh dhe vjedhjesh, te majte , te djathta ,te gjitha njesoj.Mos harroni: te gjithe do te vdesim nje dite,por le te vdesim te qete,dhe te ngopur,pa urryer njeri tjetrin,pa bere dallime! Djersa qe derdhim eshte njesoj, djerse qe del nga balli prej punes se ndershme.

  • Muzgu otoman mbi trute e kryevezireve dhe vezireve te ketij vilajeti:
    Por ndonje dijetar,ne shkencat natyrore,qe me pasion ka konsumuarkohe dhe pa kohe nga jeta e tij,per te krijuar vlera cilesore dhe sasiore,ne rritje te mireqenies dhe prestigjit te kombit.
    Niveli i kultures se vlersimit te njerzve ne kete vilajet,eshte kthyer me bythe perpjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *