FORUMI / Thano: Tritan Kalo, njeriu i vitit, antinjeriu gazetari pasanik. Cukali: Kalo dhe Alfred Çako. Mandili: Mjekët dhe i përhershmi Berisha

redaktor

 

Nga Adrian Thano

1 – Njeriu i Vitit

Vite më parë, i interesuar për studimet në mjekësi hasa në një udhëzues për mjekët e rinj të sapodiplomuar. U mësonte këtyre të fundit si të krijonin një bllok personal të medikamenteve që do t’u jepnin pacientëve të tyre të ardhshëm. Pak a shumë mësimi ishte ky: “Pacienti vjen në klinikë dhe ankohet për X simptoma, jepi medikamentin X. Nëse pas një jave kthehet do të thotë që kura nuk ka bërë efekt, atëherë provo medikamentin Y. E kështu me radhë,  derisa të mos kthehet. Atëherë kura është OK. Shënoje në bllokun tënd për ta përdorur tek pacientë të tjerë me të njëjtat simptoma”.

Ndjeva një lloj zhgënjimi, kjo “provoje njëherë, pastaj shohim”, m’u duk banale. Për disa kohë kjo ndjesi ma hoqi atë magjinë e besimit absolut te njeriu me bluzë të bardhë përballë. Kur shkon atje, ti mendon se ai e di me siguri se çfarë po të mundon. Por jo, nuk është ashtu. Dhe nuk ka si të jetë. Mjekësia e pagabueshme nuk ekziston. Por ajo e mira, po.

Adrian Thano

Çfarë e bën të mirë një mjek? Nuk ka dyshim që eksperienca ndikon; testi i cituar më sipër e vërteton. Por a mjafton  eksperienca? Diploma, bluza e bardhë, mosha? A të bëjnë këto me patjetër të jesh njeri e ta duash njeriun, siç e mendojmë ne mjekun? Nuk besoj.

Po të ishte se këto mjaftonin, nuk do ekzistonin mjekë që urdhërojnë të qëllohen njerëzit në rrugë me plumba.

Sot kur spitalet publike janë kthyer në fabrika parash, kurse spitalet private në fabrika moderne parash; kur stresi më i madh i pacientëve nuk është kurimi, por meraku nëse ka dhënë mjaftueshëm për kurimin, jo të gjithë  e meritojnë emrin mjek.

Për fatin tonë të mirë, ata pak që e meritojnë, janë ende në shërbim. Dija e tyre, duart e tyre, gatishmëria e tyre janë një dhuratë e paçmuar.

Them e paçmuar sepse jetojmë në një vend e në një kohë ku zotësia hesht ose largohet. Edhe kur shfaqet, nuk e shohim e as e dëgjojmë. Nuk e shohim sepse këtu të verbon shkëlqimi i rremë i fodullit bosh që nuk shkulet nga ekranet; nuk e dëgjojmë sepse të shurdhon sokëllima e mbretit të analfabetëve që ia prishën në pleqëri rehatin e hajdutit.

Ata që u venë pas janë ajo pjesë e shoqërisë ku llapa predikohet si “rruga e suksesit” dhe kotësia tund pullën VIP në prapanicë; pjesa tjetër duhet të përballojë betejën e përditshme të heshtur të bashkëjetesës me batakçiun.

Këto dy vjet kur kemi patur më shumë nevojë se kurrë për mjekët, kam njohur disa prej tyre. I bashkon mosha e thyer dhe shpirti i sakrificës, një binom që të mrekullon, ata kanë forcë karakteri dhe angazhim që brezit tonë në shumicë i mungon.

Njërin po e veçoj, jo vetëm pse është mjek i zoti, por sepse mbi të gjitha është shqiptar i ndershëm, burrë i urtë, patriot aktiv, nga të paktët profesionistë me integritet, që nuk e lejon lëtyrën politike ta bëjë pis.

Ai shkon në punë me tranport publik dhe fjala politikan për të e bën shumësin njëjtë siç e bën për mua. Dhe jam i bindur, që ashtu e bën edhe për shumë të tjerë.

Njeriu im i vitit është doktor Tritan Kalo.

2 – Antinjeriu i Vitit

Kjo pjesë e shënimit të kryeredaktorit mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

*****

Koloreto Cukali

Nga Koloreto Cukali

Njeriu dhe Anti-njeriu i vitit
ose në shqip, E Bardha dhe e Zeza

Bota e artit bashkëkohor e ka kapërcyer prej kohësh nocionin e heroit pozitiv dhe atij negativ, që ne na është ngulitur sidomos nga filmat, por dhe veprat e tjera të artit të Realizmit Socialist. Thjesht, në botën e sotme nuk ka njerëz të mirë e njerëz të këqinj, por njerëz kompleksë, me dritë-hije.

Pavarësisht nga kjo, ne vazhdojmë të jetojmë në një botë bardh-e-zi, nuk e di pse. Ndoshta nuk dimë të ndërtojmë marrëdhënie njerëzore komplekse, me të mirën e të keqen bashkë, ndoshta sepse shoqëria jonë është e ngecur në kohë, atje ku një njeri është ose i zi ose i bardhë, dhe pjesa tjetër, grija është banale, e neglizhueshme.

Fakti që jetojmë në një shoqëri të infektuar rëndë politikisht; të ndarë egërsisht në vija gjeografike; të izoluar në 2 kasta ekonomike: të super pasurit e të korruptuarit nga një anë, dhe delet barkthara nga ana tjetër, e me një shtresë të mesme të rrafshuar; ku secila palë ka për qëllim të asgjësojë e ta lërë të vdesë urie tjetrën; është shenjë e qartë që ne nuk jemi një shoqëri komplekse e ndaj nuk kemi as heronj kompleksë.

Ne kemi mbetur akoma një shoqëri e realizmit socialist, profesorët e së cilit sot drejtojnë vendin. Ne jetojmë akoma mes të bardhës e të zezës, teksa gjithçka tjetër përtej nuk është më as gri, por më shumë si ngjyrë pluhuri.

E BARDHA

Këtë vit e Bardha e Shqipërisë, për mua, është shumë më e qartë. Po ju jap tre emra: Suzana Salaj, Shpresa Rrushi e Tritan Kalo. Këta janë mjekët që ndoqën time shoqe, mua dhe prindërit tanë gjatë periudhës më të rëndë që kemi kaluar në jetë, si njerëz e si familje. Kovidi ynë, ishte i rëndë, traumatizues dhe vdekja për herë të parë u bë shumë e prekshme.

Mjekët që na ndoqën nuk kërkuan asgjë prej nesh, përveçse që të bëheshim mirë. Këta mjekë u kujdesën, orë e pa orë, pa u ankuar, pa na refuzuar, duke na dhënë besim e guxim, dhe unë besoj që pa ndihmën e tyre nuk do ia kishim dalë. Ajo çfarë e bën punën e tyre dhe më të vlerësueshme, është që ata punuan e punojnë në një sistem mjekësor të gërryer, të keq-menaxhuar, të abuzuar e të lënë pa resurse. Ata janë kalorës, por pa kuaj e pa armë.

Dhe mbi të gjitha, kanë kundër jo vetëm një sëmundje, por dhe një armatë injorantësh, idiotësh, delesh e derrash, që përhapin teori konspiracioni duke marrë në qafë shumë njerëz.

E ZEZA

Alfred Çako, është simboli i të ZEZËS absolute për 2021-shin. Jo thjesht për faktin që është një njeri i paditur, me informacione të mbledhura nëpër kosha plehrash, të paverifikuara, dhe që i beson dhe vetë. Por, sepse me hapësirën që i është dhënë në Top Channel, në Klan e në kanalet e tjera të mëdha, dëmi që si i bën shoqërisë është i pamatshëm.

Pse ia kanë dhënë atë hapësirë? Sepse këto kanale nuk dinë më si ta joshin publikun, janë të paaftë për të prodhuar programe me vlerë, dhe marifeti më jo-profesional është të nxjerrësh njerëz si Çako për të shokuar publikun me budallallëqet e tyre, por, pa marrë masa që publikut ti bëhet e qartë që ky njeri nuk është as shkencëtar, as i ditur, por thjesht një i lojur që jeton me psikoza e delire konspiracionesh. Televizionet, na dhanë Çakon, por nuk na mësuan si të mbrohemi nga Çakot.

E bardha dhe e zeza

E vërteta mbi konspiracionet është që në botë ato dalin nga 15-20 burime, të fabrikuara nga grupe të ekstremit të djathtë, që kanë interes politik global për të rritur pakënaqësinë ndaj autoritetit të shkencës e atij të shtetit.

Grupe të errëta, pa asnjë lloj principi, prodhojnë këto teori të cilat replikohen nga Çakot e Shqipërisë, Italisë e tërë botës, duke abuzuar me instinktet e thella të njeriut, si frika. Pothuajse të gjitha këto burime kanë qëllim të sjellin Trampin e trampët e tjerë në pushtet, dhe strategjia më e mirë është të prodhosh mos-besim tek qeveritë.

Sesi arritëm ne, shqiptarët, populli më i varfër, më i keq-shkolluar e i paditur i kontinentit, të sfidojmë qindra vjet shkencë bashkëkohore, dhe t’u besojmë dallkaukëve më shumë sesa profesionistëve; sesi ne besojmë se dhjetëra liderë botërorë duan të na vrasin, mijëra shkencëtarë duan të na shuajnë si racë njerëzore, dhe mediat më serioze të planetit duan të na bëjnë skllevër, kësaj mund t’ia gjeni vetë përgjigjen.

Shikoni vërdallë. Pse jemi kështu? Pse jemi kaq të abuzuar, të keqtrajtuar, të dhunuar të grabitur si shoqëri, si qytete, si prona e si qytetari? Pse protestojmë për Big Brother e jo për hallet tona? Në 2021-shin i shkuam pas Çakos, por çdo vit, del një Çako tjetër që na tërheq për hunde, qoftë ky Çako i Bashkisë, Çako i rrugës së Salës, Çako i Shqupit apo Çako i Bulevardit. Ne jemi popull haxhiqamilist, dhe këta na njohin mirë.

Shqipëria është kjo që është, përderisa shqiptarët do vazhdojnë të ndjekin pas individët, e jo idetë, siç thotë diku Faik Konica. E Zeza që na përndjek, na udhëheq e na tërheq prej hunde, nuk krijon hapësira për një shoqëri të re, bashkëkohore, komplekse e të balancuar. Ndaj jetojmë akoma në një film bardh-e-zi. Edhe këtë vit, si çdo vit, në filmin tonë e Zeza e mundi të Bardhën.

 

******

Jorgo Mandili

Nga Jorgo Mandili

Është shumë e vështirë të gjesh Njeriun...

Jetojmë kohë të trishta, pasigurie, në sisteme politikë e mënyra jetese, ideologji e moral që na i servirin dhe që i marrim si të mirëqena. Brenda nesh ka shpesh një çekuilibrim apo depresion shpirtëror nga zhgënjimet lëndimet, padrejtësitë, varfëria, pabarazia etj.

Shumëçka është tjetërsuar në tri dekadat e fundit, po kështu ka ndodhur edhe tjetërsimi i virtyteve në vese, i vlerave në antivlera: Në vend të meritokracisë, mediokriteti, në vend të ndershmërisë, korrupsioni , në vend të karrierës, militantizmi, në vend të dinjitetit, servilizmi, në vend të idealizmit, pragmatizmi.

Është shumë e vështirë të gjesh Njeriun, ndërkaq Antinjeriun e gjen me shumicë kudo.

Kush është Njeriu i Vitit sipas meje? Në krye do të vija të gjithë ata burra dhe gra, mjekë dhe mjeke duarartë që në këto kohë pandemie, sakrifikuan  për të shpëtuar jetë. Janë Dr. Tritan Kalo, Skënder Brataj, Pëllumb Pipero, Najada Çomo, Dr. Alimehmeti e të tjerë kolegë të tyre në mbarë Shqipërinë, të cilët është e pamundur të përmenden të gjithë brenda një shkrimi të vetëm.

Pavarësisht se kam shkruar pambarimisht shumë për Antinjeriun, edhe për vitin që sapo lamë pas, për mua vendin e parë e mban vendosmërisht i njëjti person: Sali Berisha. Ai që vitin e kaluar u shpall non grata nga SHBA dhe që duket nuk është ngopur me fatkeqësitë që i ka sjellë këtij vendi e këtij populli për 30 vjet me radhë. Meriton me të drejtë të vlerësohet si “antinjeriu i çerekshekullit të fundit”.

 

—-

Tre opinionet e mësipërme janë pjesë e forumit Njeriu dhe Antinjeriu i Vitit që botohet në DITA numrin e parë të gazetës, çdo fillim viti

 

 

Share This Article
23 Comments
  • Njeriu i vitit – Shqiptari i varferuar ekonomikisht aq sa edhe nxjerrja e te dhenave personale ne pazar nuk i ben pershtypje.
    Antinjeriu i vitit – Ideatori, frymezuesi dhe realizuesi i ketij rrenimi ekonomik qe tregohet qarte me largimet e shqiptareve nga Shqiperia ashtu si 30 vite me pare.

  • bravo kolo!!
    pavarsisht se e ke shkruar gabim emrin e psikopatit Cako,prapë ke thënë tërë atë që mund të thuhet për të!!kuptohet që mund të thuhet dhe më shumë,por dhe kaq është shkëlqyeshëm!!
    një kafshë prehistorike e rreklamuar nga televizione “kombëtare”bythe,që me të vërtetë,nuk janë në gjëndje të prodhojnë mjalt dhe për ta kompensuar shesin mut me tonelata!!
    kolo,që të shesësh duhet të kesh dhe blerës!
    e këtu tek ne!?
    blerës muti ke sa të duash!!arsimi po shkon poshtë e më poshtë!injoranca dhe trashësia mendore gjithnjë e më lartë!!e cako e cakistët po mbysin dynjanë!!
    ps:të presim se çfarë do të shkruajnë ndjekësit e tij “hale” dhe “fëndiksi”!
    këta janë dhe “blerësit e mutit” të kanaleve kombëtare të bythës!!

  • Hahaha me lot kam qeshur; Alfred Cako “antinjeriu” ose “e zeza” sipaa Koloreto Cukalit, që e bën Çako jo Cako si e ka në të vërtetë. Nuk është injorant Fredi or jo, as i pa lexuar, as i pashkollë e i paditur, madje është njeri pozitiv, kolonjar me zemër të mirë, e njoh personalisht Fredin e mirë.
    Por ka të drejtë edhe Fredi të luajë në këtë botë, dhe në sajë të kësaj loje ia ka arritur mjeshtërisht të bëhet i suksesshëm, pse jo dhe i famshëm. Audienca e tij, tashmë është ajo masë njerëzisht jo vetëm frikacakë ndaj padijes të tyre që ju pasqyrohet si dije nga Cako, ata kureshtarët, thashethemexhinjtë e kafeneve dhe jo vetëm, njerëzit që shohin në errësirë…Një i madh thotë: “Mos shihni shumë në errësirë, sepse dhe errësira do të shohë brenda jush”..

  • Tritan Kalo padyshim e meriton po nuk do.thoja te njejten gje per kolege te tij si ai matrapazi surrat majmun qr na ngeli je televizor duke reklamuar pa fund ilace.

    Pipero a si e ka emrin ai shemtira. U polli kaposhi me virusin ktyre tipave te.shemtut

    • Dr. Tritan Kalo, njeriu I perhershem I vitit.
      Me profesionisti , me I dituri I gjithanshem, sheron te semuret me zotesine e tij profesionale, I pakompromentuari, I sakte, I drejte,
      I dedikoj jeten e njerezve te mi te shtrenjte, I sheroi pa kushte, pa interesa.
      Te Faleminderit dr.Tan Kalo.
      Jemi me fat qe te kemi.
      Tata

  • Bravo Z. THANO me bllokun shumë interesant të mjekve ,ata bëjnë prova të laçeve në kokë të kacidhjarit ,kjo është shumë e vërtet.Nuk thellohen në profesion por përdorin një sërë ilaçesh kush do të qëlloi në shenjë ……Kjo ka pa dyshim kosto për të sëmurin.E vlersoi mendimin e tij,por ……..?

    Bravo Kolorato Cukali ,analizë e saktë ,por mendoi se antinjeriu i vitit në krye të sabotazhit ekonomisë dhe prishjes merdhenjeve me SHBA e rrënimit demokracisë mbetet Sali Berisha komunisti i pa nderqshëm që për hirë të “dhimbjes dhëmballës tij e shëndrronë në tragjedi kombëtare ,eshtë gati ti vë zjarrin jo vetëm PD-së ,por gjtithë shqipërisë.Zoti na ruajtë me Lulëzim Bravën apo Lulë Bunkerin .

    Po ta dinte Enver Hoxha se kush ishte ky komunist fanatik do ta kishte pushkatuar ,nuk kishte ngelur peshqesh , si fantazme 30 v jet VËRTITET mbi koka të shqiptarve duke mbjellur zi e më zi.

      • Kurse ty zagarit blogut -?….të ka shkërdhyer nënën dhe tanë rracë e qelbur që të ka pjellë ty ,ke dalë, nga jo nga barku i nënës ,por nga vrima mutit – je mut ?

        • ZagariT blogut ? ,Të më falin lexuesit se halabakët si ky më detyrojnë të prishë gojnë ,por harrova kryesoren Saliu ty ta ka qirë në gojë 1000 herë

          • Ua fteri, s’ke turp, e dhjeve edhe ti gojen? Shume mire, se keshtu nuk e kupton kur ha mut.

  • Gazetari oligark,Blendi Fefsziu,
    Jane edhe ca kopila patetike,qe fryhen si gjeldeti dhe mbledhin parate e ndihmave per termetin pa ja autorizuar kush,si Marin Mema,nje plagjator dhe hajdut,qe vodhi fotografite e muzeut te Kolonjes,,boll pasuri vuri edhe qy me termetin..
    Ujku ujku,por cakalli ben kerdine.

  • Une do te flas per anti njeriun.
    Anti njeriu me i madh ne historine shqiptare eshte Edi Rama ,Pse?
    Eshte ky qe qysh diten e pare te qeverisjes e nisi me hajdutri. E mblolli qeverine neper hotele me darka e dreka. Pse nuk kishte k/ministria zyra! te gjitha harxhimet me siguri i ka paguar pronari qe ka marre mbrapa ryshfetin e oligarkut.
    E mbolli Shqiperine me droge,por ama 80% te Shqiperise.
    Organizoi dhe super strukturoi bandat elektorale te njehsuar me banda kriminale ne te gjithe Europen etj,etj,etj,etj.

  • O Jorgo Mandili, je fiksuar kot pas Saliut. Saliu mund te kete qene antinjeriu i vitit ne vitin 1997, mbase edhe cdo vit prej vitit 2005 e deri ne vitin 2013 kur qeverisi. Po ama te vazhdosh ta quash antinjeri i vitit edhe kur i kane mbetur vetem hapset e kashtes dhe nuk e lene te futet as ne zyrat e Partise se tij me duket se vazhdon t’i gjuash me plumba kalit te ngordhur dhe e ben te duket sikur ke gje personale me te. Te ka bere ndonje gje te lige Saliu ty, apo ndonje tjeteri qe ti e ke per zemer? Te dinja paksa me te zgjuar o Jorgo…

  • Alfred Cako thote te verteten. Te tjeret bejne lojen e shoqerise se Sorosit ne Tirane qe i merr urdhrat per politiken edhe gazetarine nga Londra edhe ua jep politikaneve edhe gazetareve te Tiranes. Edhe ti Koloreto Cukali je nje sherbetor ordiner i Sorosit. Pa vlere jane ato qe thua ti. Po moral ke ti ore?

    • po,po tironco
      toka është e sheshtë,mehmeti dhe gjithë byroja e “pushkatuar” ka shkuar në kanada,enveri nuk ka vrarë askënd,dhe sot rron në polin e veriut me plakun e vitit të ri,napoleoni e hitleri luajnë shah në argjentinë dhe trampi është akoma president i shba-së!!
      tironco,po ti heqësh protezat e dhëmbëve shko e bëji dikujt një gojore!!

      • ti çuno e ke tepru içik me ket patriotin tim. E ku e di tina qi toka nuk o e shesht? E ku e di tina se Enveri nuk o qi n’myth ne neshi ia jep ene plakut t’vitit t’ri? E me, ku e di tina? Apo t’i kallxo ija mjes per mjes tyna gjith pislliqet e dynjos, ene ato qi bo vete me karnat e katunit. Nigjo ktuna, mo ha mut shum ne mos e tepro. Bohu i sjellshem ne i kulturum, jo halabak bythqim.

        • a dhe i vjetri i del të riut në mbrojtje??
          e paskeni trashëgim goarllëkun??
          duket që punën e mutit e paske monopol,dhe të më besosh që nuk dua të ta marr monopolin!!mbaje dhe po ta shtoj me timin!!
          për tokën të garantoj që nuk është e sheshtë!
          këtë ta vërteton dhe ija jote!!ha heerë ja hipja rrotullohej si ngjalë!!i thosha”o i ja e TV,rri një çikë rehat se ma theve të shkretin!e ajo thotshte gjithnjë “nuk më zen kurrizi ven,nuk është shesh,osht e rrumbullakt”!
          e ke pas dreq ijen o TV,më duket se nuk e ka pas prej rrumbullaksisë!!duhet ta ket pas pri lezeti e justifikohej me tokën sferike!!
          TV,ijen e kishe të qut,e kisha mësuese!!shpjegote nirë!!
          ti duhet të kesh gaj ka baba më duket!?

  • Te tre te respektuar per vleresimet qe kane bere! Sa per Salihin, ai eshte anti-njeriu, anti-shteti e anti-shqiptari, kjo dihet prej tre dekadash tashme, po ashtu, edhe gazetari-qenerine e blush,Lese fevzive, e se fundmi Fred Cakon e marre, turpin e Klan e Top Channel, qe per te patur sado pak audience sepse s’ka me asgje qe ti afroje me te verteten, atij misioni qe i kane bere m…siper, derisa bejne sumelepirjen me pushtetin e se keqes, dje me Saliun e sot me Ramen, defrejne publikun me psikopatite e tij! Toka eshte e sheshte thote psikopati se rrafsh i ka nga truri edhe ushtrine e trushpelareve, mjafton te shikosh klikimet ne YouTube, keshtu e mirekuptoj edhe ‘Tironcin’ me larte!
    Mire kane bere qe kane vleresuar ata mjeke( shpresoj mos te na dalin edhe keta vampire me vone), te jete nje ogur i mire, te ndergjegjesohen se jeta e njeriut vlen me shume nga te mirat materiale, nga eurot dhe dollaret, te gjithe kane te drejten te kurohen, ti inkurajojne mbase ka ndonje fillim te ri ne ate xhungel anti-humane qe ka pushtuar ate shoqeri, c’ka ka sjelle ate shtet hibrid te dale boje qe per turpin tone kemi krijuar!

  • Psikopate si Cako I sherbejne vetem te liges, ne kete moment e liga eshte media dhe shteti qe e perdor kete teneqe te ndryshkur nga truri per interest e tyre. Nuk kemi pse te fajesome Cakon. Nqs se ne degjojme Cakon dhe e shohim Cakon ,atehere ne e meritojme Cakon. Ashtu sic meritojme edhe udheheqesit tane te 75 viteve te fundit.

  • Dua t’i kujtoj Koloretos se keto vite nuk eshte vetem Alfred Cako delja e zeze,qe ka tentuar te terrorizoje njerezit me teorite e tij konspirative,por me keq se Cako jane shumica e mediace,botuesve,moderatoreve etj,qe u censurojne fjalen e lire jo banale qindra lexuesve,qe ne komentet e tyre kritikojune realitetin,padrejtesite e pushtetit etj!

    Antinjeriu i vitit jane te gjithe ata moderatore,qe u mbyllin gojen komentuesve kur kritikojne me fakte dhe argumente sidomos Edi Ramen dhe Erion Veliajn sic kane bere ne shume raste me mua!
    Xhelate te tille te fjales se lire kurre nuk duhet te pu7nesophen ne media,por edhe botuesve apo kryeredaktoreve qe i urdherojne ata te censurojne fjalen e lire kur preken interesat e tyre personale!

  • Dua t’i kujtoj Koloretos se keto vite nuk eshte vetem Alfred Cako delja e zeze,qe ka tentuar te terrorizoje njerezit me teorite e tij konspirative,por me keq se Cako jane shumica e mediace,botuesve,moderatoreve etj,qe u censurojne fjalen e lire jo banale qindra lexuesve,qe ne komentet e tyre kritikojne realitetin,padrejtesite e pushtetit etj!

    Antinjeriu i vitit jane te gjithe ata moderatore,qe u mbyllin gojen komentuesve kur kritikojne me fakte dhe argumente sidomos Edi Ramen dhe Erion Veliajn sic kane bere ne shume raste me mua!
    Xhelate te tille te fjales se lire kurre nuk duhet te pu7nesophen ne media,por edhe botuesve apo kryeredaktoreve qe i urdherojne ata te censurojne fjalen e lire kur preken interesat e tyre personale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *