Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, vendoset flamuri në OKB

Ornela

Shqipëria nisi në 1 janar mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB❤️?

Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës??”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte nje sukses shume i madh per shqiperin.Pase 66-te vjetve Shqiperia behet anatare e kshiullite te sigurimit ne OKB.
    Ky rezultat vjen nga nje politike e qendrushme te shqiperise ne arenen ndarkombetar.
    Shqiperia faktor i stabilitetit ne Rajon e me gjer.
    Kjo merit u takon shqiptarev, pore kryesishte i takon qeveris shqiptare me Edi Ramen ne Krye.
    Le te luftojm te gjith per te rritur vlerat tona kombetar edhe ne syte e botes.

  • Te pakten kure punet behen mire, mos u revoltoheni. Kjo duket sheshit qe juve nuk u vjen mire kure dicka e mire behet per shqiperin dhe per shqiptaret.
    E shofe qe askush nuk ka shkruar se me sa duket kjo e mire dike e vret.
    Po sikure te kishte ndodhure nje gje e keqe , nuk do te kishte radhe, nga komentet e shumta.
    Kujt i behet keqe ne kete raste.?
    Une e konsideroi nje arritje te qeveris shqiptare pas 66 vjetve.
    Sufllaqen mbaje per vete e te befte mire !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *