NË KUJTIM TË NIPIT TIM, PROKURORIT XHEVAT HANA
Çdo fitore, çdo hap përpara drejt dijes rrjedh nga guximi, nga rreptësia ndaj vetvetes, nga pastërtia ndaj saj. / Niçe
Nga Ahmet Ҫollaku
“Nipin tim e helmoi Berishizmi!
Luftoi i vetëm dhe kishte shumë armiq”
Ai lindi në atë fshat, ku kufiri shqiptar është vendosur jo me spango, por me armë. Rrajca u dogj tri herë nga Serbia, por fshatarët e mi nuk lëvizën. Fshatarët e mi kudo që shkojnë janë si të krisur dhe rrallë lëvizin nga origjina e tyre. Në kufijtë e Shipërisë, aty ku është Rrajca, gjen akoma armë dhe bomba, relike të të gjitha luftërave botërore, gjen në Krastë, në Arbllok, në Urryen, në fushën e Domosdovës, apo diku në arat e bukës.
Xhevati lindi në Skënderbe. Ka dy rrugë për të shkuar në Skënderbe, njëra është ajo që kalon nga Shkallët e Skënderbeut, ose “Harku i Triumfit i Rrajcës”, e bukur tek Zoti dhe tjetra është ajo nga Polica, që të çon në amfiteatrin e Katun Plakut, ose në Skënderbe. Të dyja janë rrugë të hapura nga Zoti vetë.
Me Xhevatin merrnim rrugën nga Polica, sepse këtë rrugë, Gurija, nëna e tij e kishte bërë aq herë sa nuk numërohen Një rrugë e bukur, ku ndihet edhe sot era e bushit dhe e dëllinjave, ku zogjtë të shoqërojnë me këngë dhe fluturime mikpritëse. Këtu lindi ai, që balta e Rrajcës i ngelej gjithmonë në këpucë. Shkonte kudo të saktësonte, “fosilet” e tij, ndërsa unë i thosha kujdes, por ai nuk më dëgjoi dhe ndodhi tragjedia nga ato të llojit të Shekspirit. Kujdes, si brenda dhe jashte vendit, i thosha unë, se berishizmi është në kulmin e tij.
Xhevati luftoi i vetëm, kishte shumë armiq, ndaj duhej të zgjonte gjithë intelektin e tij, të mprihte mire iniciativën kundër armiqve qytetarë shumë dinakë. Pasioni për të zbuluar të vërtetën e zgjonte çdo mëngjes. Nipi im hyri në pyll pa pyetur për ujqër, nuk u mbrojt me jelek antiplumb, siç bëri Berisha…
Ai nuk kishte frikë. Trimat nuk kanë frikë, ndonëse helmi është më dinak. Nipi im u helmua nga berishizmi. Janë qindra dosje kundër berishizmit dhe kolerës së tij. Kjo qeveri i mban mbyllur me qëllimin e lig, të acarojë më durimin e popullit, që këto çështje të harrohen. Kjo do të thotë të stazhionosh kohën. Pra, në Shqipëri nuk ka drejtësi.
Ndër ato mijëra dosje është edhe ajo e biznesmenit Shqiptaro-Maqedonas, Remzi Hoxha. Nipi im bëri luftë me shumë armiq, ata e përgjuan, e bënë “mik”, e ftuan për kafe. Diakria është si një gjarpër. Sa heronj janë helmuar me pak pluhur, a me dy-tre pika ujë, sepse siç thotë Nice, çdo gjë mban maskë.
Çdo kafshë, edhe më e shkathta apo më e lehta, lë gjurmë aty ku stërvitet. Kur nipi im kishte pak kohë “të lirë”, fluturonte në Rrajcë, në vendlindje, për të pushuar pak, ose të merrte energji, e të njihej me shqetësimet e fshatarëve. Në fshat qarkullon aforizmi, më shumë na intereson sinqeriteti sesa sjellja.
Për shumë vite, familja e tij jetonte në një hyrje parafabrikate. Si tani. Në të njëjtin apartament, në të njëjtin kat, të njëjtat pamje, njësoj përpara dhe mbrapa, me ato dy pemë që u thanë shpejt…
Si unë në Fier. Drejtori i ndërmarrjes time e caktoi vetë hyrjen ku do të banoja unë. Gjak i egër ne të Rrajcës. Por të mençurit na thonë: Nuk ka rëndësi se nga vini, por ku shkoni.
Nipi im filloi punë në Sarandë. Tepër i rëndë në pamje të parë, por shumë korrekt, vendasit
nisën të pëshpërisnin “s’ka shaka me malokun nga Rrajca e Librazhdit!”
Vinte në Fier tek unë, herë rrinte disa orë, herë flinte, ne kishim kohë të bisedonim, ai na tregonte për peripecitë e tij në Sarandë. Një herë na tha si kishte zbuluar një vjedhje të madhe në një baxho. I zbërthente klientët e tij hajdutë, u thoshte nëse do t’i thoshin të vërtetën ai do t’i lehtësonte, prandaj të ishin plotësisht të hapur ndaj tij, këto më tregonte Xhevati.
Edhe unë nga ana ime, shpërtheja me problemet e naftës, tregoja maskarallëqet e shefave dhe instruktorëve. Ai ishte shumë kurioz për naftën, prandaj vazhdimisht më pyeste, a kemi naftë? Kemi shumë naftë të pazbuluar, i thosha, por nuk është shpuar aty ku duhet… Të nesrëmen ngrihej herët dhe merrte trenin për në Tiranë…
Edhe pse nuk ishte elegant në ecje, ai dinte të bënte gjithçka për drejtësinë, sepse e dinte mirë, se sekreti që kanë të tjerët, një ditë do t’i tradhtojë. Xhevati lindi në Rrajcë, e cila është një perlë e pazbuluar. Rrajca e vjetër dremit nën gurët e disa kishave, që sot janë vetëm shenja topografike. Gurë nga rrënojat e kohërave të vjetra dhe luftërave. Po, ç’ka vallë nën ata gurë?!
Rrajca magjike ku ka lindur nipi im, ekspozohet me ato valle, kërcime magjike që vijnë nga lashtësia, që kur kërcejnë vendasit tronditet bota. Edhe nipi im kërcente, sa tundej konaku. Nipi im lëvizi Shqipërinë me disa çështje gjyqësore, edhe pse Brishizmi bënte gjithçka për t’i mbyllur.
Berisha, ky pelivan magjik, i mbylli ato, ai helmoi nipin tim, kurse këta Ramushët, bëjnë sehir dhe heqin valle me të huajt. Ҫ’po bëhet me dosjet e nipit tim?! Ku janë të akuzuarit dhe dëshmitarët e tij?
Në krye janë të huajit.
Si gjithmonë!
Vëllezërit dhe motrat e Hanës:
“Drejtësia për vëllanë tonë do të vonojë për
aq kohë sa autorët e krimit janë të pushtetshëm!”
Një përkujtimore të radhës mbajtën edhe vëllezërit e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, në dekadën pas humbjes së të dashurit të tyre. Pikërisht në këtë 10-vjetor ata publikuan edhe një deklaratë, si më poshtë.
“Në dhjetë vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tone të shtrenjtë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet barbare që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëzit e pafajshëm. Drejtësia për vëllanë tonë po vonon dhe do të vonojë për sa kohë që personat që kanë kryer këtë krim janë të pushtetshëm dhe qëndrojnë të ulur në karriget e ligjvënësit. Nga vëllezërit dhe motrat”. Edhe pse çdo vit familjarët apelojnë për zbardhjen e të vërtetës dhe hetimin me themel të vdekjes në rrethana të dyshimta, asnjë strukturë nuk është vënë në lëvizje për të dhënë një konkluzion, edhe pse herë pas here janë lakuar publikisht emra të dyshuarish. Xhevat Hana hetoi një nga dosjet me të bujshme të kohës, që i mbeti në mes, atë të zhdukjes nga ish-SHIK-u i qeverisë “Berisha”, të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.
Reagimi i të bijës:
“Ti je i pavdekshëm, betejën e vërtetë në këtë vend e
bërë i vetëm. Je heroi ynë dhe i qytetarëve të thjeshtë!”
Nga Albana Hana*
“Papa! Ikën 10 vjet! 10 vjet i miri im. Duket sikur ishte mbrëmë ajo natë, kur edhe toka ulëriu për ikjen tënde. Edhe Zoti u hidhërua dhe u pendua që të mori! Nuk e kisha imagjinuar kurrë jetën tonë pa ty dhe as që e dija se isha aq e fortë sa ta përballoja ikjen tënde aq shpejt. Në stadet e zisë kam qëndruar fort tek mohimi. Unë e di që e pata pjesën time të fatit në këtë jetë duke pasur një baba si ti. Që kur ke ikur, të kam njohur çdo ditë e më shumë dhe kam dashur të të imagjinoj si një nga figurat e mitologjisë, në përpjekjen e tij të parreshtur me absurdin. Sepse beteja jote me drejtësinë në Shqipëri ishte e tillë: Betejë me absurdin. Shumë mund të të kenë nënqeshur në atë betejë, por ajo ishte beteja që të jepte kënaqësi shpirtërore dhe mendore në vetvete: pa spektatorë, pa medalje. Si ai, ti e rigjeje çdo ditë dhe e merrje me vete kryqin tënd. Vdekja është një fakt i jetës, të cilit askush nuk i shpëton. Por ndërsa paburrat vdesin çdo ditë, trimat vdesin vetëm një herë! Vetëm fizikisht! Ti je heroi ynë dhe i shumë njerëzve të thjeshtë që duan me zemër të besojnë ende se kauza e drejtësisë do të sundojë në fund në këtë vend dhe një njeri i rrallë si ti, nuk mund të dilte nga skena veçse si një hero që merret shembull! Si thoje ti: trimave iu këndohen këngë! Po, ata janë të pavdekshëm. Ti je i pavdekshëm!
Betejën e vërtetë në këtë vend e bëre ti, i vetëm! Në kohën më të vështirë! Të duam çdo ditë më shumë! Ti nuk jeton në mendjen tonë: ti jeton në çdo qelizë tonën e ne nuk jemi asnjëherë vetëm! Je krenaria jonë!
Sot dua të të dedikoj një poezi të mrekullueshme: nga ato për të mëdhenjtë, shkruar nga të mëdhenj!!
Prehu në paqe shpirti im!
E ke fituar me shumë mund!”
*Vajza e prokurorit Xhevat Hana

Le te sherbeje devocioni ne pune dhe ndershmeria ne jete e Xhevat Hanes per ti thirrur mendjes te gjithe ata te cilet e kane marre nje diplome juristi jo per te dhene drejtesi, por per te hyre ne rrugen e paligjshmerise. E kam njohur mese 30 vjet te shkuara Xhevat Hanen, dhe mbeti pergjate viteve te nderrimit te pushtetit ai qe kishte qene- i ndershem, i drejte e trim. Pushofte ne paqe.
Njeri i ndershem, familje shume e mire, E vrau Berishacic Sali Ram berishacic me banden antishqiptare kriminele. Nderim e respekt per kete prokuror te ndershem dhe familjen. Vonon Por nuk harron Zoti, do I paguaj shtrenjte berishacic e familja e tij kriminele.