I braktisur!

J L

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,

ishte i mbushur plot besim,

i tha në kulm të dëshpërimit:

“Pse më braktise-Ati im?!”

 

Në infinit të dëshpërimit,

Krishti dyshoi me të vërtetë,

iu zbeh fuqia e besimit,

që e kish mbajtur gjallë në jetë!

 

Me më Viganin tek kjo Botë,

rrëfimin tonë e kemi nisur,

për të kuptuar: “Ç’do të thotë,

të jesh i vetëm-i braktisur!”

 

Në këtë çast mizor-të lik,

njeriu e ndalon përpjekjen,

se për këdo në Botë-o mik,

braktisja është njëlloj me vdekjen!

 

Kur je i vetëm-i braktisur,

të humbet shpresa dhe besimi,

mbi këto shtylla e ka nisur,

të gjithë rrugën Krishtërimi!

 

Në fakt Jezusi s’u braktis,

Ati pranë tij gjithë kohën ishte,

e la të sosej çfarë u nis,

se planin e Ringjalljes kishte!

 

Kur ne braktisim keq të tjerët,

jemi ca qenie kot së koti,

i lëmë në shpatin më të errët,

dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

 

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,

se s’kemi Fron e as Brerore,

ndaj dhe unë s’shkruaj kot së koti,

s’ka nga braktisja më mizore!

 

Sa egoist je-o Njeri,

e s’e çan kokën për të tjerët,

s’u çon makar as një qiri,

në errësirën më të errët!

 

As kjo e keqe nuk ka bisht,

dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,

një i braktisur-natyrisht,

është një njeri i marrun fund!

 

Është një njeri pa dritë në sy,

për të armik është njerëzimi,

ndaj mund të kryej kundër tij,

vepra të egra dëshpërimi!

 

Dhe në ka qenë para braktisjes,

njeri i mirë e i ndershëm,

nëse një ditë i jepet rasti,

bëhet i lig e i tmerrshëm!

 

Pa lustër fare dhe makijazh,

kjo është në fakt Bota jonë,

kanë rënë me kohë këto kambana,

dhe do të bien përgjithmonë!

 

A.DUKA

24 prill 2016

 

Share This Article
3 Comments
    • “Just to say ‘I believe’ or ‘I do not doubt’ does not mean that you understand and see. To force oneself to see and accept a thing without understanding is political and not spiritual or intellectual. ” (Buddha)

      Ju kurrë nuk do të keni një sundim më të madh ose më të vogël se sa atë për veten tuaj. Lartësia e suksesit të një njeriu është matur nga vetë zotërimi i tij; Thellësia e dështimit të tij nga vetë-braktisja e tij. Dhe ky ligj është shprehja e drejtësisë së përjetshme. Ai që nuk mund të vendosë sundimin mbi veten nuk do të ketë sundim mbi të tjerët. (Leonardo da Vinci)

      “Në çfarëdo situate një person e gjen veten, ai nuk duhet të braktisë rrugët e tij të preferuara dhe aftësitë e tij të veçanta”. (Sakamoto Ryoma)

      “Për mua, konsensusi duket të jetë procesi i braktisjes së të gjitha besimeve, parimeve, vlerave dhe politikave. Pra, është diçka në të cilën askush nuk beson dhe për të cilin askush nuk kundërshton”. (Margaret Thatcher)

      “Besimet tuaja bëhen mendimet tuaja, mendimet tuaja bëhen fjalët tuaja, fjalët tuaja bëhen veprimet tuaja, veprimet tuaja bëhen zakonet tuaja, zakonet tuaja bëhen vlerat tuaja, vlerat tuaja bëhen fati juaj” . (Mahatma Gandhi)

      “I would never die for my beliefs because I might be wrong. ” (Bertrand Russel)

      Duka thotë se braktisja është njëlloj me vdekjen! Kur je i vetëm-i braktisur, të humbet shpresa dhe besimi. Që krishtërimi dhe fetë në përgjithësi janë një farsë e madhe, kjo gjë tashmë dihet dhe provat janë sheshit, vetëm qorrat dhe frikacakët bëjnë sikur nuk i shohin ose sikur nuk i kuptojnë. Mjafton fakti që vetëm nga dy njerëz nuk mund të shtohet gjithë bota, (është gjenetikisht e pamundur), për të kuptuar farsën e madhe, por ka boll fakte të tjera që vërtetojnë gënjeshtrën e madhe mijëvjeçare. Por le tarrim për të vërtetë që Zoti ka krijuar gjithshka dhe ka një plan për ringjalljen e Krishtit. E në fakt ashtu duket psh në momentin kur Jezusi i thotë Pjetrit që do e mohonte 3 herë para se të këndojë gjeli, dhe ashtu ndodhi (sipas biblës kuptohet). Një gjë e tillë presupozon që Zoti shkruan fatet e botës, të njerëzve, dhe prandaj di çdo detaj, pra bota është një teatër i madh absurdi i Perëndisë vetëm me një synim, vërtetim që në fund të fundit e vërteta është vetëm një. Thuhet se Jezusi ishte e vërteta, por e vërteta është një dhe vetëm një, dhe ai ishte Zoti, dhe Zoti nuk vdes e pastaj ngjallet, dhe e vërteta nuk ka shumë forma, edhe tokësore edhe frymore e qiellore. Le të supozojmë se Jezusi ishte Zoti vetë i zbritur mes njerëzve dhe prandaj ishte e vërteta. A mund të ndodh kjo? Jo. Sepse forma dhe përmbajtja e së vërtetës është vetëm një. Edhe sepse Jezusi pretendonte se fliste me Zotin dhe prapësëprapë në kulmin e dëshpërimit i tha “pse më braktise o At?”. Dhe siç thotë Da Vinci, thellësia e dështimit është vetë braktisja e tij. Po kush dështoi? Zoti apo Jezusi? A mund të dështojë e vërteta? Jo dhe as mund të humbë besimin se të paktën ai ka provat e ekzistencës së Zotit. Siç thotë M.Thaçer, konsensusi është proçesi i braktisjes së besimeve, parimeve dhe vlerave. Nëse i ke këto vlera e besime, ke provat e mjaftueshme për të besuar te këto vlera, atëherë nuk braktiset rruga e preferuar, dhe nuk bihet dakord që të tjerët të vendosin fatin tënd, dhe i shkon deri në fund besimit tënd, qoftë edhe duke u përballur me vdekjen, por jo që të të vrasin në kryq të tjerët e ti të pranosh në heshtje. Se siç ka thënë edhe Buddha, që “unë besoj apo unë nuk dyshoj” kjo nuk dmth që ti kupton apo sheh. Të pranosh diçka pa e kuptuar, kjo gjë është politike dhe jo shpirtërore apo intelektuale. Prandaj, njeriu nuk duhet të vdesë për disa besime që nuk i kupton, që nuk ka as prova sepse përndryshe mund të gabohet e kështu çon jetën dëm, dhe jep i shembull të keq ndjekësve të tij që mund të jenë edhe naivë që besojnë qorrazi çdo gjë që thuhet në religjionin e tyre. Nëse me vlerat të tilla të larta siç pretendohet se kishe Krishti, të kesh fatin të përfundosh në kryq ndërkohë që të këqinjtë kanë mijëra vite që vazhdojnë sundojnë botën, atëherë ose ka problem me ato vera, pra duhet dyshuar, ose ajo “e vërtetë” nuk ka fuqi mbi të keqen sepse nuk është e vërteta, ose thjesht nuk ka Zot dhe Krishti ishte thjesht një politikan, një njeri si gjithë të tjerët me ca dhunti të veçanta. DONI MË PËR VIGANIN E VËRTETË?

      SHËNIM: “Amerika është më e fuqishmja në botë, por jo më e fuqishme se e vërteta” (perla e thënë nga Sali Berisha në Çim Peka live). Në fakt nëse thua që e vërteta është më e fuqishme se Amerika, atëherë pranon që Amerika është gënjeshtare, ose maksimumi thotë gjysëm të vërteta (që sigurisht janë gënjeshtra). Por si e tillë, SHBA i bie të jetë gënjeshtra më e madhe në botë!

  • VIP NË SHQIPËRI DMTH MERR RROGË TË LARTË KOT NË SHTET, MOS PUNO, TALL BYTHËN ME HISTORIRA PILOTI PARASHUTE, DHE BANANESH E MASAZHATORËSH NË TV DUKE MARRË MINIMUMI 1500€/JAVË.

    Ore i morrët vesh ç’bëhet në BB vip? Banorët atje marrin 1500 euro për çdo javë qëndrimi në shtëpi. Edhe themi pastaj pse Monika Lubonja (që paguhet nga taksat tona) që punon si këshilltare e Lali Erit (me pagë 1140000 lek vjetra), u fut në Big brother?! Pyetja është a e merr rogën ndërkohë që është në BB? Nëse po pse? Për çfarë i paguajmë nëpunësit shtetërorë? Që të shkojnë për pushime me pagesë, të hanë e të pijnë qyl madje edhe duke bërë karshillëk në TV? A nuk të çon kjo në humbje të besimit te institicionet qeverisëse? Po Zoti ç’bën? Sehir? Një hoxhë dënoi veprimin e Ilir Shaqirit që u puth në buzë me të bijën atje në BB vip, dhe e quajti këtë shfaqje haram e që nuk duhet parë? Po Sabian “besimtari” ç’bënte atje në shtëpi “haram?

    SHËNIM: Ore, di gjë Donaldi që emri i vërtetë i BEATRIKSËS është BEHIGJE RAMOSAJ ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *