Nga Shaban Murati
Rusia ndërhyri me forca ushtarake në Kazakistan në 6 janar 2022 për të mbrojtur regjimin autokrat prorus nga protestat popullore.
Ndërhyrja e kontigjentit të 2500 forcave ushtarake të drejtuara nga komandanti i përgjithshëm i forcave desantuese elitë të forcave ajrore ruse, gjeneral-koloneli Andrej Serdjukov, u maskua me etiketën e “ndërhyrjes kolektive” të aleancës ushtarake CSTO, e krijuar nga Rusia me gjashtë shtete ish-republika sovjetike, si dhe me “ftesën” e regjimit të korruptuar në fuqi në atë vend.
Forcat ushtarake ruse morën nën kontrollin e tyre aeroportin e Alma Atës dhe institucionet më të rëndësishme shtetërore të Kazakistanit.
U përsërit skema klasike e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Çekosllovaki në vitin 1968, e cila u maskua atëhere si “ndërhyrje kolektive” e Traktatit ushtarak të Varshavës, të udhëhequr nga Rusia, si dhe me “ftesën” e forcave besnike të Moskës në Pragë.
Statuti i CSTO thotë se vendet anëtare japin ndihmë ushtarake direkte vetëm në rast agresioni të jashtëm ndaj një shteti anëtar. Nuk pati asnjë agresion të jashtëm këto ditë të para të janarit 2022 në Kazakistan, por vetëm protesta antiqeveritare.
Nuk pati atëhere agresion të jashtëm as në Çekosllovaki. Rusia është e njejta, që në historinë moderne po mban në fuqi regjimet proruse me ndërhyrjen e saj ushtarake.
Moska po ringjall Bashkimin Sovjetik me forcën e armëve. Ironia është që Rusia, e cila ndërhyn ushtarakisht në vendet e CSTO, i kërkon NATO-s të mos bëjë as stërvitje me forcat e saj në vendet anëtare të Aleancës Atlantike.
Le të shpresojmë që hija e zezë e ndërhyrjes së tanishme ushtarake ruse në Kazakistan të dominojë në bisedimet e reja të fundjavës SHBA-Rusi dhe NATO-Rusi.
—-
Nga rubrika e autorit: “Shënime nga blloku diplomatik”

Trazirat atje jane qartesisht te nxitura dhe financuara nga fuqite e huaja.
Ato “stervitjet” e ushtrise amerikane jane pararoja e invazionit ndaj Rusise dhe ruset duhet te jene idiote te lejojne qe USA tu futet deri ne Moske.
Ik jeto ne Rusi edhe ti Debil filorus …Po qe paska dhe Fidane muzhike ne Shqiperi,mbetje sllave komuniste,,shumica dobica me siguri se Shqiptar filorus nuk ka
Ky laramani qeka profesor i gjeopolitikes. Edhe po te jete ashtu si thua ti, shqiptaret nuk jane me ruset sepse ruset dhe serbet historikisht jane bosht kunder nesh.
Pa ameriken ne do ishim te marre fund pas renies se komunizmit o profesor.
Keshtu qe mbaje gojen e fol si shqiptar, ndryshe shko komento ne ndonje gazete n gjuhe sllave
Protestat popullore të mercenarëve kriminel usa
Po ti mo sherbimi sekret i carit…
Bota ne thelb nuk ndryshon.
Dhuna fiton perhere
Nuk e di kush i paguan
Muratin-Xhufin-Tarifen e deri diku Thanon
te kalojne jashte kontrollit
ne aresyetimet e tyre logjike
edhe pse kane pervoje analitike
qe do kishin zili dhe gazetat apo medimet
ne vendet e zhvilluara..
.
Pse stonon ky artikull i Muratit Dyte :
.
Sepse kur shkruante Murati i Pare ne kohen e Enverit nuk eshte sekret te thuhet se Shqiperia ishte vendi me kurajoz qe ne 1968 denoi me force invazionin ne C/sllovaki biles i hodhi dorashken Rusovjetikeve duke dale nga Traktati Varshaves akt ky heroik qe u injorua nga miqte amerikane.
.
Nese do trajtajo dhe prezencen ruse ne clrimin e aeroportit Prishtines pao ndarje e Mitrovices nga fracezet besoj qe shumzohet me zero ky artikull me drita ndezur (te pjerdhura) te Shabes..am me shume kur ndegjoj ca ushtarakuce Shqiptar qe duan te luftojne per demokracine e ketij timi ne Ukraine.
.Me troc.
.sot problemi ukraines eshte pambarimisht i vogel ne lidhje me DRITY JOB Berishe-Kim -Bashe-Rame-Meta..qe neser do vendoset kush do fitoje me radiolojen midis burrit kriminel te shtetit me yllin ne qitje te kinezoideve Arvizu-Lu-Kim..
Sinqerisht me dhimbses o Shabe
per hipokrizine tuaj me Shba-ne
Varet se kush shtet qendron pas “revoltave” ne Kazakistan. Kete do ishte mire te na thoshte Shabani
Jane popull si ty or tunxh
Sa te trashe jeni ore Katunerrrr..
Ne JazeKiStAN sundojne ruset dhe po vete Ruset e kane organizuar gjithshka… Qellime te holla strategjike…
Or katunatSKIJ albAnsKiJ…
Po pse Ballkani i hapur i iniciuar dhe i drejtuar nga Serbia,kjo mike e Rusise,mos valle eshte ndryshe?
Po te ishte ndryshe,menaxhimin e kesaj nisme duhet ta bente SHBA dhe BE,qe te hynin te gjitha vendet e ballkanit e jo vetem 3!