Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Paralajmërimet e Vladimir Putin që NATO të tërhiqet nga kufijtë e Rusisë tregojnë frikën e tij nga dështimi, si në Ukrainë ashtu edhe brenda vendit. Pavarësisht pretendimeve të tij, Putini nuk ka frikë nga pushtimi i Rusisë prej NATO-s apo nga sulmet e Ukrainës në territorin rus.
Frika e tij thelbësore është se një Ukrainë e pavarur dhe një ombrellë e NATO-s për sigurinë rajonale në të gjithë Europën Lindore do të ekspozonin dështimin e shtetit rus dhe do të përshpejtonin rënien e regjimit të tij autoritar të korruptuar. Por, në mënyrë paradoksale, një tjetër sulm ndaj Ukrainës do e përshpejtonte këtë proces.
Moska e ka kërcënuar Ukrainën me një pushtim ushtarak edhe më të madh dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa e pajisje sulmi përgjatë kufirit të saj. Njëkohësisht, shqetësimet janë shtuar me ultimatumin dërguar Uashingtonit. Me anë të një thirrjeje të pretenduar si dokument, Moska i ka kërkuar NATO-s të çarmatoset, duke tërhequr trupat e saj nga të gjitha vendet anëtare në vijën e parë; të refuzojë anëtarësimin e çfarëdo vendi tjetër europian, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë; dhe të pranojë sferën e dominimit rus në të gjitha vendet në kufi me Rusinë.
Administrata Biden ka sinjalizuar se do t’i diskutojë këto kërkesa javët e ardhshme, pas konsultimit me aleatët e vet europianë. Bisedimet e nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë do të mbahen më 10 janar. Shtëpia e Bardhë tashmë është përballë dy zgjedhjeve të vështira: ose të përpiqet të qetësojë Moskën ose të mos lëkundet, pra, të refuzojë ultimatumin e Putinit dhe të listojë kërkesat e veta. Çdo kompromis mbi parimet thelbësore të aleancës së NATO-s thjesht do ta inkurajojë Kremlinin që të kërkonte zmbrapsje të mëtejshme dhe të pretendonte se fitoi ndaj Perëndimit.
Në vend që t’i japë kredibilitet kërcënimeve të Kremlinit, Uashingtoni duhet të përdorë mundësinë e diskutimeve të ardhshme për të treguar solidaritetin, fuqinë dhe vendosmërinë e NATO-s. Gjithashtu, ai ka mundësinë të qartësojë kërkesat e aleatëve ndaj Moskës, përfshi kthimin e Krimesë dhe të gjithë Donbasit në Ukrainë, si dhe heqjen e pranisë kërcënuese ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të vendeve të saj fqinje, përfshi anëtarët dhe partnerët e NATO-s.
Në mënyrë që Perëndimi të këtë ëpërsi gjatë përgatitjes për bisedimet e nivelit të lartë me Moskën, duhet që Ukrainës t’i jepet gjithë fuqia luftarake e nevojshme për ta bërë çdo pushtim rus sa më të dhimbshëm. Për më tepër, mund të bëhen publike sanksionet e rënda në rast se Moska ndërmerr një tjetër sulm ushtarak kundër Ukrainës, ku në listë të përfshihen përjashtimi i plotë i Rusisë nga tregjet financiare dhe një embargo gjithëpërfshirëse ndaj eksportit të naftës dhe gazit rus, çfarë do ta çonte ekonominë e saj drejt falimentimit.
Përse Putini kërkon “garanci për sigurinë” kur as NATO dhe as Ukraina nuk po kërcënojnë territorin rus? Përgjigja është: nevojë e shtuar për sukses ndërkombëtar në një kohë frike në rritje për krizë të brendshme. Pajtimi i popullit me të dhe vijueshmëria e regjimit të tij varen gjithnjë e më shumë nga një politikë e jashtme agresive dhe antiperëndimore, çfarë do të shprehte ndikimin ndërkombëtar të Rusisë. Megjithatë, Putini rrezikon të ketë përllogaritur gabim fuqinë e vet dhe kriza e brendshme do të përshpejtohej nga një disfatë ushtarake në mes të rënies ekonomike, për të cilat Kremlini do të fajësohej gjerësisht. Bllokimi i zgjatur ushtarak në Ukrainë me humbje në rritje për forcat e armatosura të Rusisë mund të mos jetë i zbatueshëm.
Regjimet në Rusi, që humbasin luftëra ose nuk munden t’i fitojnë ato, në një kohë kur janë investuar së tepërmi te fitorja, gjithmonë bien. Një zmbrapsje në një luftë me Ukrainën, duke përfshirë viktima të shumta dhe burime shtetërore të shpërdoruara, do të nxiste luftërat për pushtet dhe revoltat popullore kundër një lidershipi të diskredituar dhe do të nxirrte në pah dështimet e akumuluara të Federatës Ruse. Vlen të përmendet se perandoria cariste ra pas një disfate ushtarake me Japoninë dhe një lufte të tejzgjatur me Gjermaninë perandorake. Bashkimi Sovjetik dhe perandoria e tij e Europës Lindore u shpërbë pas një lufte të dështuar në Afganistan. Fuqia e kredibiliteti i Putinit dhe qëndrueshmëria e Rusisë në formën e saj aktuale territoriale do të ishin viktima të një lufte më përfshirëse me Ukrainën dhe një konfrontimi në rritje me SHBA-në dhe NATO-n.
Arroganca e Putinit jashtë vendit tregon se kushtet ekonomike dhe sociale në Rusi po përkeqësohen dhe se atij mund t’i duhet një tjetër për të shtuar kredibilitetin dhe për të siguruar mbijetesën e vet politike. Në një video-konferencë me Këshillin Presidencial të Rusisë për të Drejtat e Njeriut, së fundmi, gjatë diskutimeve të nxehura, Putini hodhi poshtë propozimin për të lejuar rajonet ruse që nuk duan të jenë më pjesë e shtetit, të ndahen. Ai paralajmëroi për një përsëritje të luftërave të përgjakshme jugosllave dhe pretendoi se kishte 2000 pretendime territoriale brenda Rusisë, të cilat duheshin trajtuar “shumë seriozisht” pasi ato mund ta përçanin shtetin.
Dita 114, Albania
WHAT IS PUTIN AFRAID OF?
Janusz Bugajski, 1 January 2022
Vladimir Putin’s warnings to NATO to retreat from Russia’s borders has exposed his fear of failure, both in Ukraine and domestically. Despite his claims, Putin is not afraid of a NATO invasion of Russia or of Ukrainian attacks on Russian territory. His core fear is that an independent Ukraine and a NATO umbrella for regional security throughout Eastern Europe will expose the failure of the Russian state and precipitate the collapse of his corrupt authoritarian regime. And paradoxically, another attack on Ukraine would accelerate that process.
Moscow has threatened Ukraine with an expanding military invasion and amassed tens of thousands of troops with offensive equipment along its borders. It has simultaneously raised the stakes by issuing an ultimatum to Washington. In a diatribe disguised as a document, Moscow has demanded that NATO disarms itself by pulling out troops from all front-line member states, refuse to provide membership to any other European country, including Ukraine and Georgia, and acknowledge Russia’s sphere of dominance in all countries bordering Russia.
The Biden administration has signaled that it will discuss these demands in the coming weeks after consulting with its European allies. High-level talks between US and Russian officials are to be held on January 10. The White House now faces two stark choices – either to try and appease Moscow or to stand firm, reject Putin’s ultimatum, and issue its own demands. Any compromises on the core principles of the NATO alliance will simply encourage the Kremlin to demand a further retreat and claim a victory over the West.
Instead of giving any credibility to Kremlin threats, Washington must use the opportunity during forthcoming discussions to demonstrate NATO’s solidarity, strength, and resolve. It can also specify Allied demands on Moscow, including returning Crimea and all of Donbas to Ukraine, and removing Russia’s threatening military presence along the borders of all neighboring countries, including NATO members and partners.
To strengthen the Western hand in preparation for high-level talks with Moscow, Ukraine must be provided with all the fire power it needs to make any Russian invasion as painful as possible. Additionally, a list of onerous sanctions against Moscow in the event of another military assault against Ukraine can be made public, including Russia’s full isolation from financial markets and a comprehensive oil and gas embargo of Russia’s exports that will push the economy toward bankruptcy.
Why does Putin want “security guarantees” when neither NATO nor Ukraine are threatening Russian territory? The answer is a growing need for an international success amidst mounting fear of domestic crisis. Public acquiescence and regime survival are increasingly based on an aggressive foreign policy and anti-Westernism to demonstrate Russia’s international influence. However, Putin faces the danger of miscalculating his own power and the domestic crisis will be accelerated by a military defeat amidst economic decline for which the Kremlin will be widely blamed. A prolonged military quagmire in Ukraine with mounting losses for Russia’s armed forces may not be sustainable.
Regimes that lose wars or cannot win them when they have staked so much on victory invariably collapse in Russia. A major setback in a war with Ukraine, involving mounting casualties and wasted state resources, would propel power struggles and popular revolts against a discredited leadership and highlight the accumulated failures of the Russian Federation. It is worth remembering that the Tsarist empire collapsed following a military defeat by Japan and a prolonged war with imperial Germany, and the Soviet Union and its East European empire disintegrated in the wake of a failed war in Afghanistan. Putin’s power and credibility and Russia’s survival in its current territorial form would be the casualty of a broader war with Ukraine and a growing confrontation with the US and NATO.
Putin’s chest-beating abroad indicates that economic and social conditions in Russia are deteriorating and that he may need another foreign escapade to shore up his credibility and ensure his political survival. In a heated recent video conference with Russia’s Presidential Human Rights Council, Putin rejected a proposal to let Russian regions secede if they no longer want to be part of the state. He warned of a repeat of the bloody Yugoslav wars and claimed there were 2,000 territorial claims inside Russia that should be treated “very seriously” as they could rupture the state.

E more Janosh, duket sikur shkruan nga guzhina e Putinit dhe jo e Europes, aq me pak kokes tende! Sepse e shikon cdokush, qe sa me shume zera si keto te tute, pergjate ketyre 20 vjeteve te fundit, duke filluar me Bush-Juniorin e me te tjere me te vegjel me pas, Rusia nuk eshte dobesuar por eshte forcuar akoma me shume, si ne aspektin ekonomik, ashtu edhe ate social dhe nderkombetar. Vetem ne Drejtesi nuk ka bere hapa perpara. Ndaj zerat tuaj ose vijne nga vete zyra e Putinit, ose vijne nga koka te coroditura, te cilat meritojne tu japesh nje kazem e lopate ne dore, e tu thuash: marsh, punoni, dhe boll u muaret me teorira luftnxitese!
Natua Hipokrite “E Krishtere” po te ishte Organizate “Paqesore” o Bugajski nuk fuste ne gjirin e Saj Turqine Islamike.
Aq kriminele jane Serbet e Milloshevicit ne Kosove Megjithese Islamike ne Kombesi kaq edhe Ataturku per ne Ilyret,Greket,Epirotet.
Ne 1922 ju Perendimoret Hipokrite dhe Mosmirenjohes ndihmuat Ataturkun kriminelin.
Ju o Bugajski nuk jini as te “Krishtere” as Njerez te “Mire” por Mashtruar dhe Hajdutet.
O kini mbushur Museumet tuaja me Veprat e Popullit tone Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia.
Jo se Ruset nuk Jane fajtore.
Armiku tuaj o Bugajski eshte Helenizmi qe me and te Krishterimit pi e ktheni Evrope ne Mesjetes e Kryqezatave kriminele.
O Januz se e mban veten dhe për të zgjut dhe specialist . Putini është një kurvë , një farë e keqe që i ka shtrirë kthetrat e tij në gjithë Europën. Këtu në Shqipëri kthetra e tij është Salihu, sadoqë tymor zorzop nuk të vjen mirë. Po kjoështë e vërteta.
Putini nuk ka frike, o Januz, po teston sa i mbajne bebilinot Bidenit.
1. Analiza e Mr.Bugajskit lidhet me nje konfrontim te mundeshem ushtarak midis Rusise dhe Europes per shkak te Ukraines. Europa perendimore eshte e lidhur me Ameriken nepermjet te aleances se NATOS.
2. Ne kete analize nuk jne perfshire shtetet e Azise dhe sidomos Kina, konkurenti kryesor i Amerikes ne lindjen e largeme.
3. Kush eshte rrenja e ketij konflikti te mundeshem?
Rrenja e ketij konflikti eshte frika dhe mos besimi reciprok midis te gjithe shteteve qe rrethojne Ukrainen e me tej.
4. Rusia dhe Amerika kane toka te pafundeme. Keto dy shtete nuk kerkojne ekspasion territoriale. Ato duan te mbrojne territoret e tyre dhe ato arritje qe kane patur.
5. Eksperienca e Rusise gjate gjithe shekullit te 20 i ka cuar ato ne dhenien prioritet nje sigurie maximale ne fushen e mbrojtjes. Kjo u be shkak qe ato nuk investuan per mireqenien e popullit te tyre, nuk reformuan sistemin dhe si rezultat u shemben nga brenda.
6. Krijuan te kunderten e asaj qe ato donin ta mbronin.
Ato duhet te kene arritur ne konkluzionin “se kush eshte shkaku qe i humben arritjet qe paten pas luftes se dyte boterore”
7. Ne kete pike Mr. Bugajski ka plotesisht te drejte. Udheheqja e kalbur e BS mban pergjegjesine kryesore per disfaten e jashtezakoneshme qe ato pesuan.
8. Amerika ka si prioritet qe tregetia dhe maredheniet ekonomike midis shteteve ne bote te mos bllokohen, Kjo kerkon nje varg marevshjesh nderkombeta qe i “bllokon aventurat ushtarake dhe perhapjen e armeve berthamore”.
9. Europa ka ne njefare menyre “komlekset psikologjike te Rusise” ne lidhje me mbrojtjen. Deri tani Europa ka patur nje “mbrojtje falas” nga Amerika gje qe i ka krijuar mundesine te rroje ne paqe e te kete nje zhvillim ekonomok te jashtezakoneshem. Tani ka ardhur koha qe Amerika duhet te perqendrohet me shume ne interesat e popullit te saje.
10.
Cfare ndryshimi ka Zoti Armir nje Karrike me kater kembe me mgjyre te kuqe me nje tjeter Karrike me kater kembe me ngjyre te zeze?
Ruset p.sh mbeshtesin Vellezerit e tyre Serbe qe per Kosovaret Jane pushtues.
Anglezet ne Ameriken Jane pushtues apo Jo Armir?
Une nuk di te kete pushtues demokrat dhe antidemokrate.
Nuk do te kete Perdhunues “Demokrate” te nje Femres dhe nje Perdhunues Antidemokrate.
Amerika o Mavri me boje zoti Armir nuk ju nxi Menderja per “Demokracy” por vetem Interesa percarese dhe gjakderdhhe.
President Trampi i beri nje presion per nje Pastore qe i tha tekstualisht keshtu.
Liroje menjehere se do te te shkaterroj Ekonomike ashtu sic tha Presidentia e Alvanise Kim (Ambasadore) qe Arnautet do hajne bar po nuk beren se cfare na intereson never Amerikaneve.
Po per nje Simbol te Krishterimit si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D Jo vetem nuk reaguan,por feekojne duart Colonizatoret Anglo Amerikane.
Te krahasosh nje Prift me nje Simbol tregon ne vetvete se cfare misioni kane Colonizatoret Anglo Amerikane.Mua nuk me vjen keq se ata nuk jane Jerez Mirenjohes te Civilizimiit Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia por me ju qe nuk reagoni per Agia Sofia .
Ketu duket se fare jini ju Arnautet.
Kush ju Nderon ju kur nuk reagoni per ate qe pretendoni se jini ne kete rast pasardhes te Ilyreve?
Nuk them vetem per Agia Sofian por edhe per vendin qe kane te pushtuar Osmanet dhe Evropianet ndihmojne Turqine Islamike.
Bile i kendoni edhe kenge Sulltanit Erdogan.
10. Cfare kerkon Ukrainasit?
a) Disa kerkojne te mbrojne pasurite qe kane fituar ne menyre te paligjshme.
b) Politikanet ne pushtet duan te betonojne karriket qe prodhojne Dollare dhe Euro.
c) Bandad kriminale duan te sigurojne egzistencen e tyre.
d) Nje pjese duan te behen pjese e Europes dhe Natos. Shume prej tyre besojne se do importojne nje mireqenie te larte me sakrifica te vogla personale.
e) Por 90% e popullit do nje jete te qete, pa luftra. Desherojne qe vendi i te perparoje, e te mos behet fushe beteje nga fuqite e jashteme qe te testojne armet dhe do shohin vetem interesat e tyre ne emer te lirise, demokracise, sovranitetit.
11. Cfare do fitoje Ukrainasit dhe pjesmarresit qe do angazhohen ne nje lufte ne territorin e Ukraines?
12. Do demtojne rende njeri tjetrin me humbje kolosole dhe ne rast se “Dikushi humbet kontrollin” nje lufte me armet berthamore mund te ndodhe. Do shkaterrohen te gjitha vendet e civilizuara te Europes, Amerikes, Rusise etj . Ukraina do te rrafshohet plotesisht, nuk do ti mbese as nami as nishani.
13. Kush do dali i fituar nga ky konflikt?
Do dalin vendet aziatike dhe ne radhe te pare Kina.
14. Ato do kene ne dispozicion Siberine, Kazakistanin,
Uzbekistanin, Turkmenistanin,……….
15. Duke i futur edhe keto faktore ne analizen e Mr.
Bugajskit, problemi komplikohet shume dhe konkluzioni mund te jete:
16. Duhet nje zgjidhje hap pas hapi ne nje interval te gjate kohor, qe armiqt e brendeshem e te jashtem te botes se civilizuar te mos kene mundesi te krijojne konfuzione te permasave te medha e me pasoja te renda.
17. Varianti me i mire eashte qe populli i Ukraines te cohet ne kembe dhe te thote ne duam paqe dhe zgjidhje llogjike.
Ku? Atje ku filloi kjo histori shtate vjet me pare.
Ne kete menyre, ukrainasit do shpetojne veten dhe te tjeret qe bene maksimumin qe ti ndihmojne. Aventurieret e Ukraines nuk kane te drejte te sakrifikojne civilizimin perendimor e pertej per kerkesa komplet pa pa pergjegjesi e llogjike.
RUSSIA para 350 viteve e çliroi popullin Ukrainas, nga tartaret(Khanati i ordise arte) e turqit si dhe nga Panet Polak; dhe e bashkoj me popullin Rus. Nga ky fakt bashkimi historik 350 vjeçar Arriti viti 1990 ku Gorbacovi shperberi Bashkimin SOVIETIK PO keshtu e la te lire Gjermanine lindore te bashkohej me prendimin, me nje kusht ; qe prendimi mos te nderhynte ushtarakisht ne ish Rep. Ruse “2) mos te krijonte aleanca ushtarake e kordon anti rus. U.S.A E EUROPA i hengren fjalet : menjehere derguan misionet e tyre ushtarake ne gjithe rep. ish sovietike dhe se fundii futen ne N.A.TO Kjo ishte kulmi i pabesise. Tashti po kerkon te fuse edhe Ukrainen; por mjaft Ndalu beg se ka hendek Putin eshte decisiv ,Ne se prendimi me Biden bane nje hap perpara ,kjo.do jete Casus BELLIS; Armatat Ruse me pregatitjen ushtarake me te larte ne bote jane gati te kapercejne Borden -line e konseguencat askush nuk mund ti parashikojne.
Kedo qe sulmmon Rusia nga shtetet e ish BRSS,perendimi dhe NATO,as qe do te afohen aty pari.Rusia eshte superfuqi!