Farë e keqe që duhet shkulur

Ornela

Bedri Islami

Dy ditë më parë, në një takim foltoresh në Fier, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, në dalldinë e tij për të zhbërë krijesën e tij politike, deklaroi se “Basha na doli farë e keqe“.

Ende pa u përtypur deklarata e tij, në një mesazh që lideri i tanishëm i PD-së u drejtonte besnikëve të tij, shkonte edhe më tej duke deklaruar, si kurrë më parë brenda partisë së tij, dhe si hapje për petët e lakrorit të krimit, se njeriu që flet kundër tij, që ndërsen turmat dhe përdor dhunën, nuk është askush tjetër, veçse “Është Sali Berisha, zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë. Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket e Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët. Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100% të sigurta”.

Basha shkoi edhe më tej, në një letër të hapur, drejtuar njerëzve të tij se “Sali Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës, por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna është streha e tij e fundit“.

Faqja e parë 08/01/2022

Pra, farë e keqe!

Si në konstatimin e parë, ashtu edhe në konstatimin e dytë, jam i një mendje.

Lulzim Basha është farë e keqe!

Sali Berisha është farë edhe më e keqe!

15 vite miqësi mes tyre, si askush tjetër, i ka bërë ta njohin mirë njëri tjetrin, të dinë deri në detaje se çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka mbuluar tjetri; si i ka shtrirë njëri këmbët dhe me çfarë jorgani e ka mbuluar tjetri, i kanë të përbashkëta bëmat dhe mbrojtjet, abuzimet dhe fshehjet, ia dinë sho-shoqit se ku i kanë bërë pasuritë dhe si i kanë bërë.

Lulzim Basha e di se Berisha është farë e keqe, por sa kohë që u rrit nën hijen e tij, ishte i kënaqur me babain e tij politik, të cilin, siç shkroi në një libër qesharak, nuk mund ta vriste kurrë. Ja që, sa i thanë urdhër, ndoshta edhe pa i thënë urdhër, e vrau.

Ata kanë të përbashkëtat e tyre, sidomos katër madhore, që sjellin edhe farën e keqe.

Njeriu që i bashkoi ata, më shumë se sa bija kryeministrore, ishte Damir Fazlliq. Nipi i Stanishiqit, shefit të shërbimit të sigurimit të Serbisë, nën qeverisjen e Millosheviqit, kriminel lufte. Fazlliqi, miku i familjes së Berishës, të cilin desh e shpuri në parlament është ura lidhëse e tyre. Jo e vetmja, por kryesorja. Të gjitha fijet dhe zhvillimet e mëtejshme lidhen me këtë njeri, që u bë eminencë gri e familjes Berisha dhe ëngjëll mbrojtës i familjes Basha. I pari delegoi pranë tij të bijën, që përmes një studio të ngritur shpejt e shpejt, sapo babai u bë shefi i qeverisë, bënte pastrimin e parave të pista të Fazlliqit, në bankat qipriote. Basha delegoi kunatin, e kë tjetër? Veç kunatin, që u bë bashkëpunëtori i ngushtë i Fazlliqit. Që të dy, si Berisha, si Basha e dinë fare mirë se si kanë lëvizur milionat e eurove përmes Fazlliqit dhe se ku janë tani. Ata e dinë përse u bënë blerje masive tokash me çmime qesharake dhe përse u morën vendime për investime të rëndësishme në tokat e shkreta; e dinë përse e dërguan Fazlliqin në institucionin më të rëndësishëm të Sigurisë Kombëtare dhe cilin mesazh përcollën përmes këtij akti; e dinë se kush ishte njeriu që nxorri jashtë sallave dhe arkivës së një institucioni hetimor në Kosovë dosjen hetimore të Millosheviqit dhe ku ta dish, e dinë edhe se si u përcoll, ta zëmë, përmes Fazlliqit te supernazisti Millosheviq. Dinë shumë gjëra me aktet e Fazlliqit, për të cilin nënshtruan edhe prokurorinë e Shtetit.

E përbashkëta tjetër e tyre është 21 janari. Gërdeci ishte bio berishiste, përmes një birboje që vilte “borxhet“ në zyrat ministrore me çantën e njohur, por 21 janari është i tyre. As njëri e as tjetri nuk i ikën dot.

Basha, pas prishjes së pazareve hodhi plumçat e parë për 21 janarin. Deklaroi se Berisha kërkoi të përsëritej skenari i 21 janarit për vrasje të protestuesve, si kishte bërë asaj dite, por Basha nuk ra në kurthin e tij. Ishte deklarata më e çuditshme e ish-ministrit të brendshëm të asaj dite dhe nëse drejtësia do të ishte reformuar, pra e drejtë, duhej ta kishte thirrur që asaj dite shefin e opozitës dhe ish-kryeministrin për të dhënë dëshminë e tij. Ende nuk është e qartë, i tha Basha këto fjali nga vetja apo ia përgatitën të tjerët, që mund të përgatitin edhe zhvillime të tjera; e di Basha vazhdimin, si e dinte shpalljen “non grata” të Berishës shumë kohë më parë se ta dinte edhe vetë Berisha, por edhe shefi i qeverisë?

21 janari është jo mëkati, por faji i tyre i përbashkët. Nëse nuk do të hapet 21 janari, atëherë do të vazhdojë që krimi të mbetet i hapur dhe gjaku i derdhur i vajtur dëm. Nëse 21 janari mbetet këtu ku është, me akuza qesharake dhe denoncime foshnjore, atëherë faji nuk do të jetë më vetëm i atyre që vranë, por edhe i atij që nuk i zbardhi vrasjet, si kishte premtuar 9 vite më parë.

Tymnajat që po hedh Basha tani mund të hapin një dritë të re, një akuzë të ardhshme, nga e cila, pavarësisht përkëdheljes politike që bëhet tani, nuk e ndryshon të vërtetën: ata ishin bashkë dhe po ashtu, bashkë e fshehën krimin. Në selinë qendrore, në mbrojtjen e Bashës është shefi i IT së kryeministrisë, ku në thyerjen e natës së 21 janarit u fshinë të gjithë serverët, edhe pse Berisha deklaroi se regjistrimet aty janë. Jo më kot Basha mban afër vetes njeriun përgjegjës, e jo më kot, Berisha nuk dorëzoi zinxhirin komandues të Gardës për hetime të mëtejshme.

Grinduni sa të doni, hidhni mbi njëri tjetrin gjithë shkëmbinjtë e akuzave, 21 janarin nuk e ndani nga njëri tjetri.

Ashtu si nuk ndani dot aferën e Rrugës së Kombit, nuk ndani dot Marrëveshjen antikombëtare të Detit, nuk ndani dot mashtrimet e mëdha të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ku do të mbetet gjatë në mendje dora e Ristanit që futej në arkat e votimit deri në bërryl. Ajo dorë, pas kërcënimeve të Berishës, i dha Bashës bashkinë, sëbashku me alibinë e mos hetimit të mëtejshëm.

Që të dy kanë marrë partinë pas lëvizjeve të dhunës, shkeljeve dhe mashtrimit politik. Berisha spostoi Aleksandër Meksin dhe ajo ishte ditë fatale për vetë opozitën e tanishme, pasi në vend të mendjes sundoi dhuna, ndëshkimi, mashtrimi, vjedhja dhe kalbësia e pushtetit. Basha mori partinë e tij pasi ia dorëzoi haptas Berisha, duke pasur rivali i tij, Olldashi në fat të keq dhe mizor.

Për më shumë se 15 vite Basha ishte kanakari i Berishës, askush nuk e dinte se cilin donte më shumë shefi i qeverisë, djalin e tij biologjik, mashtrimet e të cilit nuk ishin asgjë para korrupsionit të ligjëruar, apo djalin e tij biologjik, që e nisi rrugën ministrore duke u shfaqur në aferën më të ndjeshme të 240 milionë eurove, zbuluar nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që drejtohej nga një përfaqësues i tyre, i deleguar nga një parti motër. Basha e hodhi lumin me procedurë, besnikët e Berishës nuk e merrnin dosjen në dorëzim, prokurorët bënin sikur hetonin dhe loja vazhdoi deri sa një ditë gjithçka u la në një qoshe.

Berisha e di se si ndodhi kjo, ashtu si e di se ku janë vilat e Bashës, për të cilat askush nuk e di nëse janë të dhëna me qira apo të blera, pasi si nuk ndodh askund në Evropë, Basha as nuk denjon të deklarojë pasurinë e tij, ecuritë e fitimeve, pasi edhe në opozitë, është mbi shtetin, që mbyll sytë ndaj çunakut të mirë.

As njëri e as tjetri nuk i duhen opozitës dhe nuk i bëjnë hajër asaj. Njëri bunkerizohet, sepse mendon se është më i sigurtë; tjetri, ashtu si përgatitnin deshtë luftëtarët e kohës romake, përgatit falangat e tij për të sulmuar.

Asnjë ide nuk është progresive, asnjë vizion nuk është shfaqur si shenjë ndryshimi, asnjë qëndrim i tyre nuk është i vyer për këtë vend: përballë njëri tjetrit është një farë e keqe, e kultivuar si e tillë që në ditën kur pranoi të bëhej komunist, dhe fara tjetër e keqe, që mësoi më shpejt të korruptohet, se sa të qeverisë, gjithnjë duke e ditur se po fle rehat në sqetullën e babait të tij politik.

Tani demonët u zgjuan, secili prej tyre ka marrë pamjen e engjëllit të reformës, në fakt nuk është asgjë tjetër, veçse vazhdimi i farës së keqe, që duhet shkulur për të pasur një opozitë ndryshe, të besueshme, të votuar dhe të aftë për të bërë diçka të dobishme.

Sot, 8 janar, përballë njëri tjetrit do të jenë dy njerëz që nuk mund të jenë bashkë më. Asnjëri nuk ia vlen, por duhet zgjedhur e keqja e domosdoshme. Do të jetë dita e Asgjësë, e Asgjëkundit!

 

 

Share This Article
26 Comments
  • Prostituta Kombetare Sali
    Qoftelargu
    Doktor Mortja
    Sali serbi
    baba i Xenit $ Gites
    Vjehrri i Karmines
    Mbreti i Tallavase e Rrumpalles
    Mjaftojne keto emra per te pershkruar Daktorrin.
    E vertete dhe çfare shkruan per LBashen.
    Megjithate kam nje pyetje per ju zBedri, pavaresisht respektit qe kam pas krijuar me pare.
    Çfare fare jeni ju qe nuk shkruani asgje per terrorizmin shteteror te Edi Rames, ju korrupsioni mbyt çdo gje?!
    Per hir te Daktorrit te pranojme Ramen?!

  • Fare e kjeqe kane qene dhe jane te gjhithye kreret e politikes shqiptare qe e SUNDUAN kete vend prej 31 vjetesh!
    Asagje nuk i ndan nga njeri tjeteri ne LIGESI qe nga Berisha,Nano,Meta,Basha e deri tek mafiozi Rama!
    Te gjithe e kane URRYER POPULLIN SHQIPTAR,aq sa sot rrojne per vete si shejke,ndersa shumica e shqiptareve mezi sigurojne buken e gojes!
    Por ,ne se Berisha eshte vulosur si kriminel,e keqja me e madhe e jona eshte fakti se Edi Rama eshte ARMIKU ME I MADH SOT PER SOT I SHQIPTAREEVE, aq sa derdellit se “Askush nga shqiptaret nuk ka vdekur per buken e gojes qe nga koha e Skenderbeut”!

    • Edi Rames nuk munde ti thuash fare e keqe se Rama e ke ndertuar shqiperin pas shkatrrimeve te Sali Berishes.
      Vetem eleminimi i poasojeve te termetit Edi Ramen e lertson gjithnje e me shume.
      Nuk duhet ti fusim te gjith me nje thes. Edi Rame u ka dhen fytyre te hijshme te gjithe qytetev te shqipoerise.

      • Aeroporte dhe ndertime me lek borxh. Do prishen, duhen rregullu, praoe me.borxh se rentabel nuk.jane?
        Duhet prodhim duhet ekonomi, jo thjesht konsum.
        Ku e ka prodhimin Rama?
        Vec ham hum ne ekrane, edhe aro pa sherbime qe duhet t bej shteti, te gjitha me koncesion.
        Shqiperia eshte e shitur, po nuk e kuptoni dot, ndaj jetoni varferine ose ikjen, jeni pajtuar me fatin dhe beni tifozllik per pasaniket e hajdureris me kostum politikani

        • Edhe une e dije se pa prodhim nuk ka poermirsim te kushteve te jeteses. Pore kete prodhim mos ja kerkoni Edi Rames pore kerkojani Berishes qe me ze e me figure ai rrafshoi 1,5 milion vende pune. Industria jon ishte tersishte e ngritur .Ajo donte nje rikonstruktim qe te futej ne prodhi. Ku ne fak BE dhe vendet dashamirese dhen edhe kredi per rimkembjen e industrise ne kushtet e ekonomis se tregut pore Ky qe sote kerkon pushte i rrafshao 1.5 milion vende pune ku dy breza punuan me rrip shternguar vetem e vete per tu lene shqiperise dhe shqiptarve vede pune. Pra keto kerkojni Berishes se mallkuar. Silleni rrotur si hijenat dhe nuk e kapni demin per briresh pore i turrni Edi Rames qe ai nuk ka shkatrruar asgje.

      • O katundari militan Ali!
        Me llogjiken tende edhe Enver Hoxha ,qe NDERTOI SHQIPERINE NGA E PARA PAS SHKATERRIMEVE TE L2B DUHET TE KONSIDEROHET …HERO KOMBETAR,por sot quhet DIKTATOR!
        Por ti je aq tru shplare sa nuk kupton dot qe Rama i ka vene kapakun “ARKIVOLIT” ku Berisha kalli demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi,aq sa sot i ka mbyllur gojen te gjithe shqiptareve te ankohen ndaj padrejtesive we u shkaktojne atyre PARAZITET DHE INJORANTET e administrates se Rames ,duke i shtetezuar ankesat e 4 milion shqiptareve vetem ne kryeministri si askund ne bote!
        Se ti,o pjelle e injorances as i ke vene te,pa le ta kuptoje rrezikshmerine kriminale antidemokratike te Tsmes,kur deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
        Sipas llogjikes sntishqiptare te Rames i bie qe Ssli Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Lulzim Basha dhe vete Edi Rama nuk jane dhe nuk kane qene kreret e korrupsionit!
        Po tani,qe SHBA dhe BE i ka akuzuar Berishen dhe Meten si super te korruptuarit, a del keshtu qe Rama ka qene dhe eshte mbrojtes i korrupsionit,sepse eshte edhe vete i tille?
        Keto arsyetime i bej ne respekt te lexuesve,se ty e kuptoj qe je IDIOT FUNKSIONAL,pavaresisht se edhe vota jote ne zgjedhje vlen da e imja njelloj!

        • Te guxosh te mbrosh apo justifikosh Saleh Barbarin,kriminelin,varrmihesin e Shqiperise nuk mund te jesh vetem nje idiot,injorant apo IDIOT FUNKSIONAL.Eshte rast unik ne bote qe dikush sulmon dhe shkaterron seline e partise se tij pra me revolucion duke pretenduar se eshte force e djathte.Saleh krimineli oksigjenin e merr nga keto qenie te cilet si te verber ndjekin dhe behen mburoje e kriminelit Saleh…kjo eshte arsyeja se perse nuk po behemi nje popull normal pasi shumica e te ashtuquajturve “demokrate” jane Anormale.Vetem USA mund t’i beje balle ketyre idioteve te Salehut te cilet nuk shohin me larg se hunda e tyre.

          • Bravo “korcari” se qenke po aq IDIOT FUNKSIONAL sa kloni jot Aliu pe Selecice!
            Je idiot se ata nuk dine kujt t’i drejtohen dhe per cfare!
            Kush po e mbron Salehun e Berishes,kur i pari,qe e ka mbrojtur ate nga drejtesia eshte Edi Rama,qe ka paur te gjitha mundesite t’i plotesonte dosjen dhe ta kallzonte ne prokurori dhe te mos priste SHBA qe e shpallen non grata?
            Nuk mund te kete sot ne Shqiperi njeri qe ta kete mbrojtur kriminelin dhe te korruptuarin Sali Berisha se sa Edi Rama kur deklaroi kohe me pare se “Kreret e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,duke i AMNISTUAR te gjithye cubat e politikes qe nga Sali Berisha dhe deri tek ai vete,Edi Rama!
            Akuzat behen me fakte dhe argumente,o IDIOT FUNKSIONAL,tru shplari “korcari” e jo duke ngrene…mut kot sic ben ti PLEHRE!

          • O kocari, kerma e Ramut Vucicit, ai qe guxon dhe mbron Sali Berishen eshte Ramut kurva.
            Fotomontazhi per ftesa live per bisedime eshte prova e gjalle qe ky maskara tall bythen me shqiptaret.
            Ne burg fut te vobektet, me kriminelet ka bisedime per paqe. dhe ti o vrrome muti je shtresa e pare e letres se bythes se Berishes.

  • Fara e keqe.Fatkeqesi kjo fare e keqe nuk mbiu sote pore mbiu ne vitin 1990.
    Kjo fare e keqe qe emrin e ka Sali Ram Berisha nuk ka asnje te mire ne keto tridhjet vjet.Kjo fare e keqe i perngjet shtriges. Shtriga sipase thenjes popullore ajo hane femijet e fshatit dhe kure i sosen ata ajo kthehet dhe i han femijet e vet.
    Keshtu eshte kjo fare e keqe qe fati na e solli ne krye te tranziciomniyt ku kjo fare e keqe hengri te gjith shqiperine.
    Edhe perse kjo fare e keqe eshtre lodhur per te ngordhur, kjo fare e keqe nuk ka mundesi te leje pas fare te mire.
    Pra nga Fara e keqe kurre mos prite se do te mbije fare e mire.! Besoi e moret vesh ti lexuas i dashur.

  • Fara e keqe.Fatkeqesi kjo fare e keqe nuk mbiu sote pore mbiu ne vitin 1990.
    Kjo fare e keqe qe emrin e ka Sali Ram Berisha nuk ka asnje te mire ne keto tridhjet vjet.Kjo fare e keqe i perngjet shtriges. Shtriga sipase thenjes popullore ajo hane femijet e fshatit dhe kure i sosen ata ajo kthehet dhe i han femijet e vet.
    Keshtu eshte kjo fare e keqe qe fati na e solli ne krye te tranziciomniyt ku kjo fare e keqe hengri te gjith shqiperine.
    Edhe perse kjo fare e keqe eshtre lodhur per te ngordhur, kjo fare e keqe nuk ka mundesi te leje pas fare te mire.
    Pra nga Fara e keqe kurre mos prite se do te mbije fare e mire kjo shtrige tani eshte kthyer dhe po han femijet e vete/..! Besoi e moret vesh ti lexuas i dashur.

  • O Sali, Sali Berisha,
    O Sali more,
    Nga xhamia shkon te kisha,
    O Sali more.

    O Sali trim i paparë,
    O Sali more,
    Ke përreth qen e zagaré,
    O Sali more.

    I ndërsen sa herë të teket,
    O Sali more,
    Ty asgjë më nuk të preket,
    O Sali more.

    S’e pushtove dot kalanë,
    Të Lulit more,
    Se Grida Duma,
    Që po pi kafe.

  • Medi Belortaja
    O Sali, Sali Berisha,
    O Sali more,
    Nga xhamia shkon te kisha,
    O Sali more.

    O Sali trim i paparë,
    O Sali more,
    Ke përreth qen e zagaré,
    O Sali more.

    I ndërsen sa herë të teket,
    O Sali more,
    Ty asgjë më nuk të preket,
    O Sali more.

    S’e pushtove dot kalanë,
    Të Lulit more,
    Se është brenda Grida Duma,
    Që po pi kafe.

  • O Sali, Sali Berisha,
    O Sali more,
    Nga xhamia shkon te kisha,
    O Sali more.

    O Sali trim i paparë,
    O Sali more,
    Ke përreth qen e zagaré,
    O Sali more.

    I ndërsen sa herë të teket,
    O Sali more,
    Ty asgjë më nuk të preket,
    O Sali more.

    S’e pushtove dot kalanë,
    Të Lulit more,
    Se është brenda Grida Duma,
    Që po pi kafe.

  • Sa te jete gjalle Saliu nuk ka drejtesi! Akoma 6 mujoret e tij jane ne sistem! Nuk e kuptoj se si Vetingu nuk i perjashton nga sistemi keta njeres. qe nuk kane mbaruar shkollen juridike dhe nuk jane te tille.

  • Ti Bedri monstra je me i ndyri i fares se keqe te komunizmit.Nuk do te mbaje dheu brenda nga ligesia qe ke.

    • Monstera sateme o klysh shpelle.Po ju shtrengohet laku cdo dite o fekale e bathores prandaj ju duken te gjithe si vetja.Tik tak tik tak buumAmerike te qofsha fale,te kam nene e me ke djale.

      • andi kerma e Ramutit, i thuhet Monster o analfabete e Ramut kurves. O shkerbythje e Perondise, hap shalet online, ate bej

  • Fare e keqe qe duhet shkulur,
    neper kete tonen pra Shqiperi,
    jane Saluku, Meta edhe Rama,
    Bajgat e 1990 te atij Ramiz Ali

    Ka kjo Shqiperi jona pra,
    akoma ne keto 30 vjet,
    me keto Bajga te qelbura,
    te atij barku dhjetor 1990,

    O shqiptare kudo ku jeni,
    ne ja doni te miren Shqiperise,
    boll me 30 vjet qeverisjet Bajga,
    te klonimeve te atij Ramiz Alise

  • E pyeten ” Presidentin tone SHT Z “, Ilitr Meta, per deshtimin e Saliut , per marrien e “shtepise se lirise ”
    ILiri dha kete pergjigje : “Banditet nuk kishin cfurqe , qe kam porositur une , per keto rraste . Cfurqet jane arme dominuse te c’do banditi te sukseshem . Zgalem

    • HEU, PO MË DHIMBSET SHQIPĒRIA ETNIKE ORE?!

      Na ishte dikur njē burrështetas i vërtetē,
      SHQIPTARIN, e bëri ZOT nē vend tē vet!
      Lavdi Enver Shqipos!

      “Të gjithë derrat, njē turi kanë”!
      (Populli)

      A jeni lodhë o shkretanē,
      O tē pabesē-të pashpresa,
      Jeni të mashtruar, o mendje-verbuar,
      Nga tē pabesêt e Shqipërisē Etnike?!

      Të klasês dhje-tori(sh)- te, demone-kratike, arriviste, anarkiste!…
      O, nuk bēhet opozitari, as mbahet pushteti,-me stupca e çekana,
      mbi supet duke shkatërruar…

      O tē mjerë, pēr ca satana dhe myteberë?!…
      Uluni ore, e t’ ia vēni gishtin kokave,
      Mos e kallni Shqipêrinē, si kêto 30 vite ZEZONA KAPITALISTE,
      Të klasês politike pro-nazifashiste;
      Edhe pêr tē 1000-tēn herë…?!!!
      11 Janar, 2022

  • Injorantet sado te vene epitete mire,rebus apo flori jane fare e keqe e mbjelle nga fara serbe Sali VukovicSheqere Berisha. Jane Per ne Halesepse ja u kane hequr trurin dhe ja u kane mbushur qypin me female

  • Injorantet sado te vene epitete mire,rebus apo flori jane fare e keqe e mbjelle nga fara serbe Sali VukovicSheqere Berisha. Jane Per ne Halesepse ja u kane hequr trurin dhe ja u kane mbushur qypin me fekale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *