“Situata te PD mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje”, Rama: Basha dhe Berisha janë dy kufoma politike, janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë!

J L

Ashtu siç e kishte njoftuar më herët, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë mesditë një bashkëbisedim online me demokratët, lidhur me protestën e dhunshme të zhvilluar dje te selia e PD.

Për kryeministrin Rama dje u zhvillua një ngjarje mesjetare në mes të Tiranës, ku dy palë të ndara përgjysmë, njëra brenda e tjetra jashtë godinës, ishin gati edhe për gjakderdhje, që të merrnin kështjellën.

Janë të dy pa asnjë mesazh politik, pikë e zezë. Ajo që përbën në fakt të vërtetën, është që këta dy personazhe janë e njëjta mbetje, e ndarë përgjysmë. Një mbetje për arsye të ndryshme e pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Arsyeja pse jam sot këtu për të folur me demokratët, nuk janë këta të dy. Në sytë e mi, jo si kundërshtar i tyre, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që e ka ndjekur historinë politike të këtij vendi nga shumë afër në pozicione të ndryshme. Këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra.

Dje ajo shfaqje mesjetare në mes të Tiranës, me një palë brenda të karikuar me një sistem fortifikimi, dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiçë, shkallë, varre, mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje, në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët, por edhe për shoqërinë tonë. Si njëri, dhe tjetri, të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisht të gatshëm për marrjen e kështjellës me gjakun e demokratëve. Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz. Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë, sepse për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, jo për shkak të sulmit nga kundërshtarët, por për shkak të kacafytjes në oborr mes veti.

Një kacafytje barbare. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik, që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falënderim shumë të posaçëm, sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë, e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, tjetra jashtë godinës.

lg.php.gifSulmet e të dy palëve ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtete të hidhur se të dyja këto kufoma politike që kanë marrë peng PD-në janë shumë larg kulturës së shtetit, kulturës së ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje politike e ndarë përgjysmë. Njëra më e vjetër, njëra më e re, por e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetër apo e re është e njëjta biologji po asgjë tjetër”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Un do ta quaja pak me ndryshe ne rrespekt te ksaj Thenje
    Reale ,

    Shpertheu Haleja PD dhe qelbi edhe njiher si ka ber kto 30 -vjet Shqiperine tone ,

    misioni i se ciles ka qen qysh prej krijimit te saj shkaterrimi dhe Injorimi i Demokracise dhe Shtetit Shqiptare .

    Kush i trajton ala kto dy copa Haleje qe u perplasen ne dallget e Halese ku jetojne ,
    si Politikane qelb njelloj si ata te dy jeten e Shqiptareve …

  • Nga e njejta Bajge je ti RAMA Edi bashke me Sali RAMA te ndare pergjysem nga RAMiz Alia 31 vite te shkuara ne dhjetor 1990 ku njeren e emeroi Demokrat e tjetren si Radikali qe “do varte Komunistet”

  • Mjere ky popull .
    Edhe ti o Rame bashke me Liken , qe na i rrase president pa deshiren tone , Bashkoi me ty dhe keta dy zyberet e PD ,jeni morrat dhe pleshtat e PPSH te Ramiz Alise . Lere propoganden , ty te nevoitet per mbijetese Berisha , se ai te mban gjalle ,e ngordh e pirdhesh pa te . .Kemi vetem shprese nga SPAK e BKH ,se perndryshe te marim ruget e mergimit , pa e kthyer koken mbrapa . Beini qejfin Rusit e Serbit , po duhet tja u liroje burgjite Amerika . Mos mendon qe te erdhi dita me diell o Rame , ti e di shume mire Berisha nuk e ka me Lul Bashen , por me Ameriken per non gradat , pamvaresisht qe mbrapa Berishes mbeshtetesit e tij ishin cecene te pa zdruguar ,qe donin perkthyes per ti kuptuar kur flisnin gjuhen e nenes shqip .

  • Z. Kryeminister asgje nuk do te ndodhte
    ne qenefin e te ashtuquajturve Demo-‘
    krate ! Pse ? Misteri i telefonates se ar-
    dhur nga perte Oqeanit dhe qe Noka ia
    komunikoi Berishes ne vesh ishte pike-
    risht ajo qe ia ngriu buzeqishjen Beri-
    shes i ciii dha urdher te shperndahet
    protesta ! Shume nga gazetarucet e Saliut hamenfesojne per kete telefonate
    duke spekulluar me famtin se Koke-ka-
    trori Noka nuk dinte anglisht ? Dhe nuk
    I shkon ndermed se pertej Oqeanit ka
    edhe shqiptare qe komunikojne me telefon dhe kjo ishte Evi Komalari qe i
    komunikoje Sales se e kishte teperuar
    me dhunen sepse Amerika Republika-
    ne nuk e pranon nje gje te tile pavare-
    sisht se c’ndodhi ketu nje vit me pare…
    (Berisha dhe Banda e tij mendojne se
    gjoja Republikanet jane me te) ! Kesh-
    tu e preu “gjakderdhjen” , Zoti Kryemi-
    mister dhe jo nderhyrja e policise sepse
    Saliu dhe Banda e tij nuk pyesin per as-
    nje shqiptar ne bote . Ai vetem i ruhet
    Amerikes qe te mos e shpalli si terrò-
    rit ……!!!!! Kjo eshte e gjitha, te tjerat
    Jane llogje kavaje te gazetaruceve…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *