Basha: Në 8 janar nuk e thirra unë Policinë, e telefonuan deputetët nga brenda

J L

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pretendon se nuk ishte ai personi që telefonoi Policinë e Shtetit më 8 janar, gjatë protestës që po zhvillohej në oborrin e selisë.

Gjatë fjalës së tij në emisionin e News 24, Basha akuzoi Policinë se nuk reagoi në kohë, siç edhe duhet të ndodhë kur konstatohet dhunë e shkelje. Madje e përgënjeshtroi duke shtuar edhe njëherë se nga selia e PD-së nuk ishte hedhur gaz mbi protestuesit.

“Nuk ka nevojë të dish Kodin Penal, që policia e shtetit ekziston dhe paguhet nga taksat për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por deputetë ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë dhe nga dhuna dhe nga gazi. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo”, tha Basha ndër të tjera.

Fjala e plotë e Bashës:

Mesazhe kam marrë pafund, mesazhet janë bërë dhe publike, një pjesë e tyre. Në qoftë se ju vazhdoni të besoni Ramën pas 8 viteve është problemi juaj. Kam marrë shumë mesazhe gjatë zhvillimit të ngjarjeve, por edhe para dhe pas 8 janarit. Nuk ka nevojë të dish Kodin Penal, që policia e shtetit ekziston dhe paguhet nga taksat për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por deputetë ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë dhe nga dhuna dhe nga gazi. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo.

Jo të punonjësve të policisë dhe nuk e kam thirrur unë policinë, por të instrumentalizimit të policisë dhe prokurorisë sepse është e qartë që pjesë e skenarit të Ramës dhe Beirshës është vijimi i kësaj valleje. Mediat kanë 4 muaj që merren me këtë punë dhe kjo i leverdis Edi Ramës, trekëndëshit të Bermudës sepse kështu vazhdojnë vjedhjet. Pandemia bën kërdinë, ekonomia në kolaps. Luksi që ka Edi Rama është që ka pasur Sali Berishën i cili i premtoi se do bënte gjithçka deri në fund për të shkatërruar PD-në. U përpoq por nuk ia doli. PD është këtu dhe do ngrihet mbi rrënojat e 8 janarit. Policia ka gënjyer prej momentit të parë kur tha është hedhur gaz. Këtu kanë qenë kamerat, kanë parë se ato janë bombola zjarrfikëse, pluhur i bardhë për të fikur zjarrin. Ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim për dhunën, policisë iu desh kohë për të reaguar. Prokuroria po përpiqet të ndajë fajin përgjysmë.

 

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • LULI MORE LULI
    KARADUZ NA DOLI
    A THUA SE ESHTE
    RACE VICIDOLI

    DJALI PLANGPRISHES
    E KYCI KALANE
    DERDHI GJAK VELLAI
    PERZURI BABANE

    BATUTA BAJATE
    SEC LESHON I GJATI
    PASI LAU DUART
    PORSI PONS PATI

  • Si qytetar kur shikon qe kecenohesh ose shqetesohesh nga dikush qofte i brendeshem a i jashtem telefon polici.Mos fole budalleqe ,o Luli.

  • Kur i mbushet breket dhe filloi era m… thirret policine.
    Frikacak,e kishe mbushur shqupin me gra qe te mbrogesh nga babai jot kriminel sali komunisti

  • Ti more mendjebilbilush,dje akuzove policine se nderhyri me vonese 1 ore e 30 minuta.Nga cila kohe e llogaritje vonesen?Nga fillimi i betejes?Nga momenti i lajmerimit?Nese nuk i lajmerove ti ,nga e mesove se u thirr policia?Jo per gje ,por per te matur kohen e voneses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *