Një mjek i rrallë, që u ndëshkua për mendimin e lirë

J L

Prof. Dr. Foto Toti

 

Doktor Zenel Kokomiri, bën pjesë në plejadën e atyre stomatologëve që sollën një frymë të re e bashkëkohore në shërbimin stomatologjik shqiptar. Ai ishte një ndër stomatologët që nderuan dhe ngritën stomatologjinë shqiptare në nivele bashkëkohore. Prandaj njerëz të tillë si Dr. Zeneli, do të kujtohen për shumë kohë nga kolegët, pacientët dhe shokët e miqtë e tij të shumtë.

 

Me doktor Zenelin jam njohur për herë të parë në vitin 1952 në shkollën e mesme, në Politeknikumin Mjekësor. Dr. Zeneli shquhej ndër nxënësit e tjerë. Ai ishte shumë kërkues, jo vetëm në mësime , por edhe në sport, sidomos në futboll, alpinizëm, ski dhe në muzikë. Pas përfundimit të shkollës së mesme me rezultate shumë të mira, u diplomua si ndihmës mjek dentist dhe punoi në klinikat e Tiranës, deri në vitin 1959, kur filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, në vitin 1964, që e përfundoi me rezultate të larta.

Pas përfundimit të studimeve, ai u emërua pedagog në Departamentin e Stomatologjisë, në katedrën e terapisë stomatologjike. Krahas punës si mjek e pedagog, gjë që e kryente me cilësi e pasion, ai vazhdoi të merrej dhe me pasione të tjera si: me shkencë, sport, alpinizëm, fotografi artistike etj.

Pasioni për shkencën

Pasioni për shkencën nuk i mungoi kurrë Dr. Zenelit. Ai bashkëpunonte me pedagogët e tij, të cilët shikonin tek studenti i tyre një të ri që dashuronte shkencën. Kështu ai filloi të zbatonte për herë të parë në vendin tonë përdorimin e akupunkturës në Stomatologji. Ai aplikoi jonoforezën, rrezet halogjene, ndryshimet e pulpës në dhëmbët e infektuar, fluorizimin e dhëmbëve, përgatitjen e preparateve histologjike, traumat në dhëmbët e nofullat tek sportistët etj. Ai zbatoi për herë të parë në vendin tonë metodën e përpunimit statistikor në stomatologji si dhe fluorizimin e ujit të pijshëm. Dr.ZeneIi ngriti për herë të parë në stomatologji laboratorin për studimin e sëmundjeve të mukozës së gojës. Nga ky laborator nuk ka mbetur asnjë gjurmë, edhe pse sot stomatologjia është fakultet më vete dhe me tre departamente.

Dr.ZeneIi ishte sekretar i Kolegjiumit të Revistës “Stomatologjia Shqiptare”. Ai punonte me pasion që kjo revistë të ishte vërtet shkencore dhe të pasqyronte arritjet më të mira të Stomatologjisë në vendin tonë.

Nga të gjitha këto arritje që Dr. Zeneli realizoi në shkencë, nuk përfitoi asnjë titull akademik, pasi gjithmonë i sajoheshin pengesa artificiale e burokratike. Ai realizoi pas shumë pengesash vetëm mbrojtjen e Disertacionit për temën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Doktor Zeneli në sport dhe art

Pasioni i Dr. Zenelit për sportin nuk rreshti kurrë. Që kur studionte në shkollën e mesme, ai u aktivizua me të rinjtë e klubit sportiv “17 Nëntori” të Tiranës, siç quhej në atë kohë. Më vonë ai, për herë të parë në vendin tonë, hodhi themelet e Stomatologjisë sportive, duke kryer studime te sportistët e sporteve të rënda dhe duke referuar e botuar studimet e tij në veprimtaritë shkencore Kombëtare dhe Botërore.

Ai ishte anëtar i Shoqatës së Mjekësisë Sportive botërore dhe anëtar i Shoqatës Sportive Franceze. Përveç këtyre pasioneve, Dr. Zeneli ishte dhe një alpinist i mirë, por dhe një ushtrues i sportit të skive. Gjatë këtyre aktiviteteve, ai realizoi edhe fotografi të bukura nga vendi ynë, duke u renditur dhe si anëtar i Lidhjes së Artistëve të Shqipërisë për fotografinë artistike.

Dr. Zeneli dashuronte edhe muzikën. Në veprimtari të ndryshme, përveç humorit të tij të hollë, bënte dhe muzikë me fizarmonikën e tij të famshme.

Mjeshtër i debatit dhe kritikës

Doktor Zeneli nuk e njihte servilizmin dhe mefshtësinë. Ai kritikonte hapur këdo, edhe shokët e miqtë e tij, kur ata gabonin. Kurrë nuk mendonte, nëse atyre mund t’ju mbetej qejfi. Dr. Zeneli kritikonte hapur e me guxim edhe “Ata të pakritikueshmit” e “të paprekshmit”, të cilët në një moment sajuan një intrigë dhe në kulmin e arritjeve të tij, e përjashtuan nga Fakulteti dhe e ndëshkuan me burg . Një njeri tjetër, në këto kushte, do të dekurajohej dhe do të binte në depresion, por jo Dr. Zeneli.

Pas dënimit —Bujqësia!

Pas dënimit të pa merituar, ai u emërua mjek stomatolog në fshatrat e Skraparit. Edhe këtu, përveç punës si mjek, ai eksperimentoi me hulumtimin e llojeve të ndryshme të zarzavateve, që në ato zona nuk kultivoheshin në mënyrë të zakonshme. Kështu ai kopshtin e vogël pranë klinikës e ktheu në një parcelë eksperimentale, duke dhënë një shembull konkret edhe në këtë fushë.

Pas Skraparit, Dr. Zeneli u transferua në Nikël të Krujës. Edhe këtu ai u mor me studimin e llojeve të ndryshme të farërave në bujqësi, duke organizuar për këtë një sezon shkencor, ku sfiduar shumë specialistë  të fushës dhe duke rritur në këtë mënyrë prodhimin e drithërave në atë zonë. Këto arritje bënë të mundur që atë ta transferonin në sektorin shkencor të mjekësisë sportive, ku vazhdoi punën derisa doli në pension.

Për tërë këto arritje që ai realizoi gjatë jetës së tij në shumë fusha të shkencës, ai nuk fitoi dot tituj e grada që i meritonte plotësisht, por vetëm një pension të posaçëm nga Këshilli i Ministrave, që ju akordua nga fundi i jetës së tij.

Aristoteli ka thënë: “Të dish, do të thotë të kujtosh”. Edhe ne, shokët, miqtë dhe kolegët e tij do ta kujtojmë gjatë Zelën, siç e quanim ne. Por këto figura duhet t’i njohin edhe brezat e ardhshëm, t’i kujtojnë e respektojnë për punët që ata kanë realizuar dhe gjurmët që ata kanë Ienë në shkencën tonë të stomatologjisë.

Share This Article
5 Comments
    • Sa mjeke stamatologe te brezit te vjeter qe fatkeqesisht sot nuk jetojne me kane mbetur ne nje hije, ne nje terr informativ. Mjeke te nderuar dhe shume te pergatitur prefesionalisht, qe kane lene gjurme ne historine e mjeksise stomatologjike. mjeke te nderuar dhe shume te zote profesionalisht!!!!

  • Sa mjeke stamatologe te brezit te vjeter qe fatkeqesisht sot nuk jetojne me kane mbetur ne nje hije, ne nje terr informativ. Mjeke te nderuar dhe shume te pergatitur prefesionalisht, qe kane lene gjurme ne historine e mjeksise stomatologjike. mjeke te nderuar dhe shume te zote profesionalisht!!!!

    • drejtshkrim vendosni pseudonimin dhe qe ne fjalen trete “stamatologe” ja ke futur vetes..te kuptohemi as kete Totin as Zenelin sigurisht as juve..por fjalia ku thote se “SAJUAN NJE INTRIGE..DHE E PERJASHTUAN”

      ju lutem boll me keto “gjojna te mcefme” se te parin qe perdhosni eshte vete i ndjeri Zenel..

      me falni per nderhyrjen por boll me GJOJNA TE MCEFME se late nam

      • Edhe ti “boll” ja ke gjetur shume mire epitetin vetes tende. Boll me budallalleqe komentesh.
        Germa “a” e shtypur gabimisht ne vend te germes “o” duket qe eshte gabim sepse ne komentin me lart fjala “stomatolg” eshte shkruar korrekt.
        Merru me thelbin: Sa figura qe i kane dhene aq shume mjeksise kane mbetur ne hije!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *