Berisha: “Basha i dorëzoi SHBA-ve listën e biznesmenëve që mbështetën “Foltoren”

Amelda Amelda

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në Radarin Informativ në ABC se kryetari i PD Lulzim Basha i ka dorëzuar përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar një listë me emra biznesmenësh që sipas tij kanë mbështetur Berishën për Foltoren.

Të gjithë këto biznesmenë thirren në ambasadë për të dhënë llogari sipas Berishës.

“Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojnë foltoren z.Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore, por edhe më përpara, asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha.

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Pse vetem Rusia dhe Serbia duhet ta kene privilegjin te dine se kush e financon dhenderrin dhe kreun e agjentur srbo-ruse ne Shqiperi?!

  • Eh mer Sal, edhe Qazim Mulleti keshtu thosh, por ishte Mon Kukaleshi ai qe kerkonte paret per Qazimin, megjithate ne e njofim fare mire Monin tat, desha me thon Zenin tat …

  • Nese kjo eshte e vertete atehere eshte skandal….Berishen nuk e dua …por nese Basha e ka bere dhe dyshoj do ishte tmerr sepse e sigurt ka cuar emrat e konkurenteve te kunatit…pastaj cpune ka ambasada te therrase bisnesmenet si ne prokurori….uroj te mos jete e vertete por trillim I Berishes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *