Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplas për vdekje kalimtarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Amelda Amelda

Një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur mbrëmjen e sotme nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik.

Burime zyrtare bëjnë me dije se makina që e ka përplasur kalimtarin jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *