Takimi Meta-Thaçi: Çdo projekt do ndërmerret përmes gjithëpërfshirjes

anazapta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi dje një drekë pune me Kryetarin e PDSH të Maqedonisë, Menduh Thaçi me të cilin biseduan rreth zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në vendin fqinj. Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Meta dhe Thaçi shkëmbyen mendime gjithashtu mbi problematikën e fundit të Lumit Radika, ku Meta theksoi se shqetësimet e qytetarëve dhe të grupimeve të shoqërisë civile duhen dëgjuar, në mënyrë që çdo plan apo projekt në rajonin tonë në të ardhmen të ndërmerret përmes gjithëpërfshirjes dhe në interes të ndërsjellë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *