Tragjike, gjendet e ngrirë e moshuara në Sarandë

Ornela

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë.

Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

Burime bëjnë me dije se 88 vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë.

88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Te shkretat nena shqiptare qe u braktisen nga femijet per nje cope buke.
    Ju ngordhshin femijet o Edi Rama, Arben Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha , Ulaj, Berisha, Basha, Meta, gjithe plerat qe keni masakruar kete popull qe te marri rruget nga syte kembet per nje cope buke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *