Elbasan, kërkohej për përdhunimin e një të miture, kapet në arrati Çekrezi

anazapta

Një 27-vjeçar i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura, është vënë në pranga nga policia e Gramshit ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë vendore, i arrestuari është Fatbardh Çekrezi, i cili ishte shpallur në kërkim pak muaj më parë, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar në masë sigurimi personal me “arrest me burg” në mungesë, nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura”. I riu është denoncuar nga një vajzë 14-vjeçare se ai ka abuzuar me të seksualisht dhe nën kërcënim. Policia nuk e gjeti në banesë Çekrezin dhe e shpalli në kërkim. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në zonën e Elbasanit, kurse grupi hetimor ka marrë denoncimin e vajzës dhe familjes së saj dhe kreu veprime proceduriale në mungesë të të dyshuarit që nuk u gjend në banesë dhe tani do përballet me gjykatën për t’u njohur me akuzën dhe masën e sigurisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *