Akuzohet për abuzim seksual/ Mbretëresha Elizabet i heq titullin mbretëror dhe çdo detyrë djalit të saj të dytë

Amelda Amelda

Titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore të princ Andrew-t i janë kthyer Mbretëreshës, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Princi Andrew do të ndalojë përdorimin e titullit të Lartësisë së Tij Mbretërore në çështjete zyrtare, tha një burim mbretëror për BBC.

Rolet e dukës do t’u jepen anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, shtoi burimi.

Kjo ngjarje vjen për shkak se princi po përballet me një çështje civile në SHBA mbi pretendimet se ka sulmuar seksualisht një grua kur ajo ishte 17 vjeç, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.

Një burim i afërt me Princin Andrew tha se ai do të “vazhdojë të mbrohet” kundër akuzave të Virginia Giuffre, gruaja e cila akuzon princin.

Virginia Giuffre pretendon në padinë e saj në gjykatën federale në Manhattan se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me Princin në moshën 17-vjeçare.

Andrew mohon akuzat e Giuffre dhe thotë se nuk i kujtohet ta ketë takuar atë ndonjëherë.

Një gjykatës vendosi të mërkurën se çështja e ngritur nga zonja Giuffre mund të vazhdojë, pasi princi u përpoq ta pushonte atë.

Buckingham Palace tha në një deklaratë: “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës.

“Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron këtë çështje si qytetar privat”.

Njoftimi erdhi disa orë pas një letre nga më shumë se 150 veteranë të Marinës Mbretërore, Forcave Ajrore dhe Ushtrisë që i bënin thirrje mbretëreshës që t’i hiqte djalit të saj të dytë të gjitha titujt dhe gradat në forcat e armatosura.

Në letër thuhej se Andrew kishte “nuk kishte arritur shumë” në standardet më të larta të ushtrisë për “ndershmërinë dhe sjelljen e ndershme”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *