Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi që pritet t’i normalizojë marrdhëniet mes dy vendeve.
Në letër përfshihet edhe bashkëpunimi që SHBA do të ketë me Kosovën për fuqizimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.
Sa i përket raportit ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në BE.
Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”,
“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”,
Së fundmi, sekretari i bën thirrje Kurtit që të bashkëpunojnë me Escobarin për çështje të ndryshme dhe për qëllimet e përbashkëta të Kosovës.
Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosoëvës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.
a.m/dita

Amerika nuk e njeh Ballkan Open.
Shko tani ne Beograd,,beji karshillek Kosoves,,o Edvin Rama! Po te vjen rrotull nje Non Grata edhe ty.
Per te vjedhur,ja ke kaluar edhe Berishes,,
Amerika eshte si Dio Onipotente,,I sheh te gjitha.