VIDEO/ “Keni vrarë njerëz të pafajshëm në mes të Bulevardit”, gazetari kosovar shpërthen në akuza ndaj Berishës: Largohuni dhe mos e nxini më Shqipërinë

Amelda Amelda

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live në ‘Tv Dukagjini’ në Kosovë.

Gjatë një debati në emision, gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestues në Bulevard kur ju ishitkryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni
thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

Gazetari: Tërhiqu sa je në kohë dhe mos e nxi më Shqipërinë!

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

a.m/dita

Share This Article
37 Comments
  • Shkumezon krimineli sali.
    Doli nje qe i thote vrases ne sy dhe ai turfullon si i terbuar

  • Mbas te paharruarit Andrea Stefani dikur, ky eshte gazetari me dinjitoz qe kam pare, t’i perplas ne fytyre kucedres se Vicidolit, krimet qe ka bere. Respekt Imer Mushkola! Kete te degjoje gazetari-qeneria ne Tirane!

  • Bravo o vëlla me gjak shqiptari nga Kosova. Këta eunukët tonë, në media, drejtësi dhe qeveri, nuk guxojnë t’a kundërshtojnë përbindshin Sali Berisha.

  • Bravo Imer Mushkolaj. Eshte e vertet qe ky eshte antiamerikeni i fundit dhe antishqiptari qe per fatin tion te keq situat e solli ne krye te shqiperise se mjer qe e beri cop dhe akoma nuk eshte ngopur.
    Vetem nje gje mbase harrove.
    Berisha duhet ti gjej ku i fshai kamerat qe pas pese ditesh i lejoim hetuesit te futeshin e kryeministri dhe aty nuk i gjeten kamerat e sigurise se Kryeministrise.
    Krimineli Berisha pasi iku turma e madhe vrau kater vete dhe kam bindjen qe te te kater i ka vrare vet me doren e tije.
    Kjo per faktin se ai keta i varu vetem per relakssuar sikur te kishte dalur per te gjuajtyr ne pyll dhe keshtu vrau shqiptare per tu relaksuar me shpirtrat e tyre.Poshtersia me e madhe e Berishes se fshehu Kamrat , ai duhet te pergjigjet per kete fshahje te \Kamerave.
    Ky krimiunel deri sa edhi FIBI akuzonte protestuesit se ata vran njeri tjeterin me Cadra pistolket dhe me stilolapsa pistolet, deri sa erdhen hetuesit Amerikan dhe i gjete edhe armet deri edhe ndrrimin e shuleve te pistoletev dhe te armeve te tjera.
    Pra Berisha per 21 Janarin, per Gerdecin e per shum vrasje te tjera nuk ka se ku te fshihet .
    Ai do te pergjigjen nje e per nje ne se Drejtesia Shqiptare do te marre ne banken e te akuzuarve qe fakte ka me qindra.

  • Duhet nje gazetar kosovar,qe t`ja thote troc,,sepse Rama hesht..I dergoi protestuesit ne bulevard dhe i la rrugeve,,i braktisi,.U bene 10 vjet qe nuk kerkon drejtesi per ta.

    • Dhe keshtu i bie qe meqe i la ne mes te rruges dhe protesta ishte drejt shuarjes. Rama i tha Berishes bjeru tani ketyre fakireve se une ika, dhe atehere nga katili duhej urdheruar qitja me bresheri kalashnikovi ku mbi 1000 predha iu “leshuan” turmes dhe kater qytetare qe benin sehir me duar ne xhepa u vrane (sot deshmore). Mund te vriteshin edhe me shume, por sidoqofte u plagosen dhe disa dhjetra te tjere. 21 janari nuk ka justifikim eshte nje krim shteteror qe bie krye keput mbi satanain Saleh bin Berisha. Ja! Lexoni me vemendje pergjigjet qe i jep gazetarit dhe te kuptoni se me çfare monstre kemi te bejme. Po me tej fajin nuk e ka Berisha, por drejtesia, vetem drejtesia. Monstra e ka parnuar vete qe urhderoi masakren dhe nuk u ndal edhe me vone kur nga studio e Balles deklaroi pa iu dredhur qerpiku se po ta perseriste Rama do ta ekzekutonte dhe ate me snajper nga zyra e vet dhe pastaj do t’i pergatiste atij dhe nje funeral ekzemolar.Çfare kerkohet me shume nga ai? E pohon vete krimin dhe SPAK-u hesht. Thuhet se eshte hapur dosja e Aleks Nikes, i vrare por per te nuk eshte denuar njeri. te shohim se deri ku do te shkojne. 21 janari dhe Gerdeci jane krime te pastra te Sali Berishes dhe nuk ka drejtesi normale ne bote qe e shpeton. Por ne ende nuk e kemi nje te tille. Ja rasti i fresket i 8 janarit. Krim ne flagrance dhe ne vend qe ta ndalojne dhe te fillojne hetimin dhe per te, e therresin si deshmitar ?!?!

  • Sali ram Berishacic eshte krimineli me I madh I shqiptareve. Saliut do varur Si ducja por familjarisht.
    E ndjekin pas vetem antishqiptare, hajdutet, injorantet e pa shkolluar, vrasesir kriminelet. Kjo eshte banda antishqiptare e Sali Ram berishacic.

  • Te mesojne nga burrerija e Mushkolaj, jo vetem gazetarucet tane, qe kur flasin per berishen mbushin breket dhe i vene para emrit, togfjaleshin lideri historik, por edhe prokurore e gjykates qe marrin pagat e majme dhe futen nen tavoline kur flasin me Berishen ose per Berishin, edhe politikanet qe per interesa meskine dhe mbuluar pislleqet bejne pazare e bashkepunojne ne prapaskene me gjithkend, qe nga djalli deri tek Berisha.
    Prandaj te dashur shqiptare mis prisni e shoresoni qe ne Shqiperi te vendoset ligji nga askush dhe per dekada. Merrni valixhet dhe ikni..ikni..ikni..Strukturat drejtuse legjislative, ekzekutive e gjyqesore ju duan vetem tju rjepin e pine edhe piken e fundit te gjakut.Amerika vetem llafe ka, realizon interesat e veta dhe nuk mendon per interesat tuaja, qe me gjithe keto pasuuri e begati, mbetet te varfer. Politikanet tane jane gati tu japin te huajve gjithcka falas, te strehojne gjysmen e afganistanit falas etj, vetem te ruajn pasurine e tyre te vjedhur.

  • Gazetari Mushkolaj e ka vendin ne burg.Vlen mllefi personal i nje gazetari qe nxit histerine e psikopateve pa kulture juridike apo verdikti drejtesise?Ka nje proces gjyqesore per 21 Janarin 2011 qe eshte pranuar nga te gjith palet politike.E harruat Izet Haxhine si perfundoi?Mjafton vetem rasti i tij qe te kuptosh se urrejtja ndaj Berishes eshte orkestruar per te smufuar korrupsionin e qevirise Rama.Nese do te kthehej personale(primitive) gjykimi i 21 Janarit,pergjegjes do te ishte Ministri Brendeshem L.Basha dhe per Gerdecin F.Mediu.

    • Ti “Gon…” me llogjiken e gomarit hyn tek 1 perqint te shqiptareve qe e njohin mire Berishen…..o je i rrethit te tij ,ose i ke buzet me qumesht dhe ke lindur ne nje kohe ku genjeshtra e perseritur perpiqet te behet e vertete…..Respekt per trimin kosovar

    • Te gjithe ata qe e kundershtojne kryehajdutin, kryekriminelin dhe kryetradhtsrin dhenderrin e Serbise, Sali Vuk Berishen te varen ne litar!

    • Berisha eshte engjel i zi ne 21 Janar vrau 4 vete me gardistet e tij dhe tha
      Ata jane vrar vet me njeri tjetrin…prokuroren e shtetit e quantity lavire bulevardi…
      Po e verteta I doli ne shesh

    • Masakren e 21 Janarit e kan pranuar vetem drejtesia e plepave,
      Sote ajo Drejtesi ka ren dhe kjo drejtesi e RE do te gjykoje nga e Para.
      Berisha nuk munde te shfajsohet si Kryeminister i cili ka pergjegjesi per te gjith c`fare ka ndodhur.
      Edhe athere Gazeta Vashintion Poste beri zbardhjen e problemit pore Berisha e quajti ate Gazet per leter hixhenike.
      Sote gjerat do te shkojn ne vendin e vet se gjaku i atyre nuk behet uje.

  • Po mire o gazeta e nerume DITA:

    PO EDHE SIKUR TE FAJSHEM TE ISHIN FAKIRET E 21 JANARIT A MUND TE VRITET NJERIU SIKUR TE ISHTE ZOG PULE,

    njashtu:

    Sic i vrau Sali Monstra protestuesit e 21 janarit ne bulevard me garden sadiste te tij,

    njashtu:

    SIC I VRISTE ENVERI KUNDERSHTARET E TIJ SI ZOGJ PULE ME VENDIM PARTIE

  • Goni BOLJA e Saliut:

    PO KESHTU JUSTIFIKOHEJ EDHE ENVERI

    kur:

    Deklaronte pas krimeve gjakatare te tij:

    TE GJITHA TE LIGAT I KA BERE MEHMETI ME KOKE TE VET

    Po per 4 mije e kusur viktimat te Piramidave financiare te Saliut kur i vuri zjarrin Shqypnise nga veriu ne jug kush ishte fajtor o BOLE idiote?

    sepse:

    Ishte po Sali Gerdeci qe deklaronte papushim si gramafon i prishur:

    Lekat e Piramidave te Sudes, Vefes, Popullit etj jane te pastra si “Ujet e Bjeshkeve”

    prandaj:

    Kerkoji te falur Remzi Hoxhes qe Saliu e vrau me nje pabesi te papare ne ishullin e Lezhes dhe e groposit poshte ndonje shtyllle elektrike njesoj si Enveri, por mund t’i kerkosh falje edhe Kosta Trebickes se Saliu e vrau duke inskenuar nje aksident ne mes te fushes dhe nemes te dites per te hequr qafe deshmitarin kryesor te Gerdecit.

  • Gazetar i cili merioton gjithe respektin e kombit. Ka bere detyren e gazetarit ne menyre perfekte , gje qe kurre nuk e beri asnji gazetar brenda kufirit shteteror gjate gjithe ketyre 30 viteve. Bravo !

  • Ky Gon Reci duhet të jetë Edi Rama dora e vetë, i cili thot vazhdimisht shprehimisht këtë që

    jooooo, unë ja kam lën drejtësisë (emrin e Saliut kurr nuk e përmënd) dhe si me kulturë juridike që jam nuk ndërhyj në hetimin e tij, Sali poli kriminelit të stazhionuar për 30 vjetë rresht në halen politike shqipëtare dhe ja, me këtë mëndësi kriminale të mosndëshkueshmërisë

    në 8 janar fekalet e kësaj haleje shpërthyen me lemeri dhe morën rrugët e Tiranës, përmbytën kryeministrinë por kryeministrit i shëmbëlleu si parfum i këndshëm zgjedhor, ministrinë e punëve të brëndshme, kuvëndin, ministrinë e drejtësisë, SPAK e gjykata, selinë e asaj që dikur quhej PS, u rrotulluan fekalet në sheshin Skënderbej që të mbulojnë dhe statujën e Heroit kombëtar dhe

    aroma e ndyrsisë së hales së qelbur politike shqipëtare u përhap në të gjithë botën për të dëshmuar edhe njëherë, sa herë që plas vrullshëm kjo hale, që shqipëtarët nuk jan popull shtet formues por, para popull, një atavizëm primitiv prehistorik në trupin e qytetrimit europian.

    Përshëndetje shqipëtarit të qytetrimit që na mungon, gazetarit Imer Mushkolaj, që i përplasi në surratin e deformuar nga krimet të vërtetat makabre këtij dinosauri prehistorik komb ngrënës që bashkë me dy dinosaurët e tjerë komb ngrënës

    parfumoset e pudroset për ditë mbi shtresën e trashë e të zezë të krimit kusarisë e korrupsionit që kullon në fytyrën e tij sikur të jetë ……. o perëndi e madhe na ruaj fiqirin………

    njeriu kampion i demokracisë,mbrojtësi i votës së lirë, tmerr i korrupsionit dhe krimit, mbrojtësi i vetëm i çështjes shqipëtare, një prind e familjar i shkëlqyer……….

    nga gazetarët dhjeramanë dhe servil deri në vemje të pështira të parrukerive TV Klan, Top Chanall, Syri TV, News 24 e me radhë të paguar me miljonat vjedhur fukarenjëve shqipëtarë.

    Mjer ne , në një komb të tërë paska qën vetëm një, vetëm një që mund tu përplas me guxim publikisht të vërtetat në sy dinosaurëve popull ngrënës të PD, PS dhe LSI që livadhisin për ditë në parrukerit TV duke mashtruar me perfeksion diabolik gebelsian, me ndihmën e gazetarëve që u kan shitur shpirtin luvgatit,që vetëm

    pensionistëve të mjerë që kanë ngelur pa emigruar, këta dinosaur me fytyra të ngërdheshura makabre tu rjepin lëkurën sa më lehtë dhe tu xhvasin edhe parat e ilaçeve të tensionit nga xhepi.

  • Trimi mbi trima , Ymer Mushkola , shenon nje kthese te shume te kerkuar ne gazetarine Shqiptare . 30 vjet , nuk u gjend nje gazetar shqiptar , qe t’i thote Saliut : “Ti je vrases ” , por te gjithe e dine , se te tera vrasiet i ka realizur qeverrisja e Saliut . Ligji mbi token dhe kthimi i pronave jane dy ligje , qe vijojne te sjellin viktima . Shtypi demokrat ka pohuar se vrasjet , per pronat dhe per tokat arrin ne 8 mije . Direkt ose indirekt keta i ka vrare Saliu . Si ? Krijoi alibine “Toke e xanun ” , alibine tjeter , per “Ish pronare ” . C’jane keta ish pronare ? Per t’i hapur rruge fazlliceve te tij dhe te femijve te tij , formuloi thirrjen kriminale “Shqiperia nje euro ” Ku e gjeti Shqiperine ,ky kriminel , ne rruge ? Pa bere fjale , per zhdukjen e personave si rrasti i bizesmenit , Hoxha . Te tilla zhdukje personi , Gazidedja , ka bere me shume se Enveri . Shifra 8 mije te vrare dhe te zhdukur , nuk eshte vendosur kot . Amerika , qe nga larg , e pa krimin dhe korrupsonin familjar te berishajve , gazetaret tone servile dhe frikacake , nuk deshen ta shofin , po jetuan nen jarget e kesaj monstre , qe s’e ka pare vendi yne . Enveri e kishte ne ligj , te mos flisje dhe te mos kaperxeje kufine . Ky ka vrare nen perden demokratike , pa ju dridhur qerpiku . Ymer Mushkola , vendosi nje gur kilometrik ne gazetarine shqiptare . meriton falnderime dhe nderime , nga bashkombesit , qe heshten perpara nje krimineli te dekllaruar. Heshtja eshte tradheti , Zgalem .

  • Te lumte z Mushkolaj…kesaj I thone tja perplasesh mutin ne surrat ketij qeni te terbuar Sali Berishqenit…dhe gjithe buçeve sidomos Erit maje Florides qe ka krijuar armiqesi me grate e thjeshta po i shane Sali kriminelin…me kete cope muti nuk debatohet.

    • Bravo e madhe për gazetarin kurajoz. Dhe ta krahasosh Ymer Mushkolën me dordolecët gazetarë përballë Salih Berishës ne studiot shqiptare të Tiranës!

  • Trim mbi trimat Ymer Mushkolaj,,Kemi 30 vjet qe qahemi se Nderkombetaret na flasin me arra dhe bajama ne goje,,por harrojme veten .Nuk ka lindur ne shqiperine londineze asnje gazetar t`ja perplase ne sy Berishes,krimet,tradhtite,djegjet,shkaterrimet,vjedhjet.
    Vetem nje shqiptar Kosove guxoi,e beri te flase me vete si budalle,,se ishte mesuar ta kishin frike.
    I peshtyj ne ftyre edvin ramen me 80 sharabajgat e tij ne parlament,qe jo vetem ja lirojne foltoren bishes,,por kane frike te kthejne koken nga tavolina berishes.
    PO NUK U NDESHKUA E KEQJA,NUK KA TE ARDHME.

  • Te lumte o gazetar i Kosoves . Kjo kerkese e jotja qe e ke vene piken mbi I me te drejte , po na ndihmon ne popullit mbare shqiptar duke i futur koken dhe gojen te bytha gazeareve shqiptare ,qe per interesa personale keta gezetarucet tane ja kane shitur shpirtin dhe dinjitetin shejtanit .Keni ndryshim nga ne jugoret , ju Kosovaret jeni trima , jeni atdhedshes dhe mbi te gjitha te zgjuar , dhe kjo zgjuarsi e perziere me dinjitet e trimeri e treguat me votimin e Vetvendosjes te zotit Kurti , dhe jo si ne shqiptaret qe votojme sot e 31 vite vetem cunat e Ramiz Alise .Respekt i nderuar gazetar i kosoves nga une personalisht .

  • Zoti Mushkolaj faleminderit!
    Gazetar i guximshëm në të drejtë e tij plot argumente!
    Të lumtë, i nderuar!
    salihu i berishajve të Vuçidolit është një terrorist profesionist, vrasës i pamëshirshëm i 4 fukarenjve, i mbi 2000 djemve në vitin 1997, i 26 viktimave në Gërdec, kërkonte varje në litar për familjen Shoshori, kur salehu ishte anëtar i ppsh, ka deklaruar vrasjen me sniper të ish kreut të opozitës në janar të vitit 2011… Çfarë mund të presësh nga ky kriminel?!
    Nuk kemi drejtësi!
    Horrat po mbysin të vërtetën!

  • Ky SPAKU dhe Prokuroria e pergjithshme jane kaq te guximshem Sa Gazetari Kosovareve qe ti bejne pyetje kriminelet Berisha Per te gjitha cka beri publike Gazetari? Nese nuk kane bythe ta presim tu kerkojne ndihme prokurorve amerikane dhe boll e lane te livadhise neper TV kriminelin Berisha. Eshte koha ose jeni frikacak edhe jeni me Berishen ose jeni me USA qe e ka shpallur nongrata kete gjakpires dhe mblodhnI mente dhe veproni .Populli pret.

  • Heret a vone e verteta dote dali mbi tavoline dhe ja sot ndodhi me falenderim te Z Imerit,por kjo nuk mjafton duhet te zbulohen edhe Gjyqtaret dhe ptokuroret qe u pasuruan nga ky kriminel i popullit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *