Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka, radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e ka sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.
Kryetari i PD dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.
Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.
Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.
o.j/dita

Eshte politika e Bipolar Sali qe te beje akuza politike per policine Ramen sepse e kthen ne presion per organet e drejtesise! Eshte politike e njohur nga keta mesjetare! Basha ka marre mesime nga Saliu per mbrojtjen e kulles! Berisha po mundet me armet qe prodhoi vete! Te dy jane kanceroze!
Trimi Sali Berisha i hpi letrat e Lulzim Bashes, tashme Luli nuk ka pse te mos i hape letrat e kryekriminelit, kryehajdutit dhe kryetradhtarit te popullit dhe atdheut, dhenderrit te Serbise, Sali Vuk Karaxhich!