Ndërkombëtarët kërkuan që të lejohen serbët të votojnë, reagon qeveria e Kosovës: E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë

Amelda Amelda

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik , është shprehur se e drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Kosovë. Ahmeti theksoi se janë dy mënyra për të votuar dhe çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim e vendit.

Ky reagim vjen pasi BE-ja dhe QUINT-I i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i lejojë serbët të votojnë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit kërkesat e paarsyeshme të Serbisë kanë si synim legjitimin e destabilizimit në rajon dhe Kosovë.

Sipas tij, njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar ai.

Share This Article
3 Comments
  • o, shqiptare te shqiperise; o,shqiptare te kosoves;
    o, shqiptare te, te gjiithe trojeve shqiptare;
    mlidhni mendjen .
    nuk ju do europa .
    qe kur sali berisha ju “antaresoi” ne koferencen islamike,
    europa nuk ju do .
    ky eshte…KRIMI i vertete i sali berishes .
    dhe kush nuk e denon kete krim dhe kush vazhdon te
    kulturohet me filma turq,
    eshte sa injorant aq dhe njekohesisht, kriminel si
    SALI berisha .

  • Pas këtij takimi i paraqita një relacion udhëheqjes së lartë të shtetit, Presidentit Alia, ku hodha edhe mendimin se duke u nisur edhe nga lidhjet historike e kulturore me botën arabe e myslimane mund të shikohej mundësia e marrjes nga vendi ynë të statusit të observatorit (vëzhguesit), i bindur se kjo përbënte një zgjedhje kompromisi që nuk dëmtonte interesat e vendit, por e trajtuar me finesë e diplomaci mund t’u shërbente këtyre interesave. Në dhjetor të po atij viti, ’91, unë kryesova një delegacion shqiptar në Samitin e Konferencës Islamike në Dakar të Senegalit. Kjo shënon edhe krijimin e raporteve të para të vendit tonë me këtë organizatë.( intervista e Ministrit te Jashtem Muhamet Kapllani)
    Ta mesoni qe ne Konference Islamike hyri Ramiz Alia me qe donte te krijonte nje imazh se Shqiperia ndryshoi dhe vendet kryesore te Konferences Islamike ishin nen ndikimin e Rusise keshtu qe si komuniste ishin ne rregull !
    Normalisht Berisha e ka vazhduar me pas por ne rast se e kini shume me merak kini maxhorancen e sotme me nuanca laike dhe mundeni qe te largoheni nga Konferenca Islamike e mos rrijme duke vajtuar cna beri Berisha e Cnaberi Alia !!!Filloni procedurat per largim cfare prisni !??

  • Se, qe thua ti kozi, fillohen procedurat (per te dale nga koferenca islamike) . Por nga cfare maxhorance ?
    Nga ajo e brekushe halldupit rama ?
    Ne fund te viteve 80-te, rinise idiote shqiptare i
    linden nja dy idera ne fushen e modes; njera ishte (frymezuar nga futbollistat europian), te mbanin kryqe .
    Mirpo u kujtuan ca pasardhes te baballareve te vete (ish turcelinj), se dikur kishin perfaqesuar fene e sulltan ..(suxhukut, po themi), dhe
    filluan te benin gjysme hene, me nje yll ne krye .
    Tendeca tjeter isjhe te benin brekushe prej sateni te zi .
    Kryqet e e varset me gjysme hene vazhduan ca, ndersa BREKUSHET, u harruan shpejt nga te gjithe .
    MIRPO, rames i paskan pelqyer aq shume, sa i mban edhe sot .
    E, ku e di ai c’jane NDJESITE fetare .
    Qorrazi i imitoi, qorrazi i mban (BREKUSHET) .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *