Që të themi të vërtetën,
që të gjithë kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
edhe kur është shumë e keqe!
Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe në kamp të përqendrimit,
qenë të paktë që veten vranë!
Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!
Shumë s’e dinë në të vërtetë,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk e provuat vetë,
s’jepni dot kurrfarë gjykimi!
Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!
Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që në furrë fusnin çifutët?!
Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
mund ta bënte çdo njeri!
Kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë t’i gjykojmë,
shumë të paktë kanë duruar,
dhimbje që s’mund t’i durojmë!
Dhe në qoftë e sfilitëshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!
Durojmë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!
Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!
Të durosh këtë mynxyrë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën dhe mund ta braktisësh!
Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i bëjmë diamantë!
Do ta gdhend gjithë të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”
25 Maj, 2016

Mbetet madhështor, i saktë në gjykim, i jashtëzakonshëm në përshkrimin poetik, duke na dhënë një tabllo me ngjyra të papërsëritshme…
Këtij gjeniu çdo ditë i rritet vlera dhe ndjehet çdo ditë e më shumë mungesa e Tij.
…Do ta gdhend gjithë të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”
Madheshtore !!!
JAM SALI BERISHA UNË O BUDALLENJ!
Sali Berisha ma thonë emrin,
malësor njëzet e pesë karat,
unë e rrëzova komunizmin,
për militantët e PD jam si At.
Unë privatizova pronat shtetërore,
plot letra “me vlerë” shpërndava,
ndërrova sistemin në kapitalist,
atëherë s’ishte askushi Lul brava.
Lejova piramidat për t’ju pasuruar,
por falimentuan ato të shkreta,
paratë sigurisht nuk i vodha unë,
doja t’ua ktheja por askund s’i gjeta!
Jeni të varfër e ndoshta pashpresë,
jeni të papunë, por jetoni me nder,
ju shita ëndrrën universitare private,
se një ditë arsimi do ketë një vlerë.
Unë ua shtrova rrugët ku udhëtoni,
kudo fshatrat janë me asfalt,
rrugën e kombit e vodhi Lul brava,
por ju veç për mua hidhni baltë!
S’ka problem ua kam bërë hallall,
mund të më shani sa të doni,
se unë s’jam si Krishti as si Enveri,
por siç thoshte Duçja,mos më harroni.
E tha dhe “gjigandi” Ylli Manjani,
në ADN e PD-së janë gjenet e mia,
kur themi partia domethënë Saliu,
e kur themi Saliu domethënë partia.
Tani na u zgjua dhe Lul Brava,
i marrë peng “vret ai “babanë”,
më përjashtoi fare nga partia,
marrëzi që lebetiti gjithë dynjanë!
Si mund ta eliminojë ai Atin,
me urdhër rilindas dhe amerikan,
është pasuruar bashkë me kunatin,
ky Lulash tradhëtari sharlatan.
Në 8 janar zhdëpi në dru demokratët,
përdori gaz lotsjellës e fikse zjarri,
blindoi selinë si një burg kriminelësh,
njoftoi policinë Lul-Juda i marri!
Amerika më nxorri vërtet NonGrata,
do që PD-në ta shkatërrojë e ta përçajë,
të heqë pluralizmin të mbretërojë rilindja,
që paratë Rama me Lul pengun t’i ndajë!
Ne s’mund ta lejojmë këtë fatkeqësi,
këtë dramë për të ardhmen tonë,
atëherë le të ngrihemi në protesta,
fuqishëm, sa pa qenë shumë vonë.
Le t’i tregojmë botës mbarë,
që jemi të vetmit konservatorë,
bëjmë vetëm protesta paqësore,
me gurë betoni dhe varre në dorë.
Unë kam ngritur median Zeni TV,
aty është dhe i madhi Çim Peka,
trim e profesionist me mjekër,
gazetar më servil se ai nuk gjeta!
Kështu demokratët e kanë një dritare,
ku dëgjojnë të lirë të vërtetën time,
unë konsultohem dhe me Arminën,
e prej saj shpesh marr ca mendime!
Asnjë gjykatë nuk më ka dënuar,
në histori jam ndër liderët e mëdhenj,
i pa korruptuar me fëmijët e pasur,
jam Sali Berisha unë, o budallenj!