Meta letër KQZ-së: Kërkojmë informacion, cilat janë Bashkitë që u ka përfunduar mandati?

J L

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

Më poshtë dokumenti i presidentit Meta drejtuar KQZ, nëpërmjet të cilit bëhet me dije se:

“Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

-Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?”

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Tallu Ilir Meta , tallu. Ti duhet te ishe arrestuar me kohe per c’fare i ke bere atij vendi.Nuk,ja vlen te zgjatesh ,argumentosh dhe te analizosh bemat e tua ne abuzim te pushtetit dhe ofiqeve qe ke patur , mbasi vetem ata me mangesi mendore nuk i dine dhe nuk i kuptojne ato , ndaj Rama i pari ,ti ,Berisha ,Basha e te tjere vazhdoni ne linjen tuaj perderisa ai popull te ndergjegjesohet dhe t”ju fuse ne koshin e plehrave.

  • A ËSHTË SHKELJE KUSHTETUËS QE presidenti republikes pas vendimit te gjykates kushtetutese ka lene pa dekretuar zgjedhjet lokale ne nje sere bashkishe si psh: Voltana Ademi rri kryetare bashkie ne kundershtim me kushtetuten pre 6 vjetesh. A do mbaje pergjegjesi presidenti dhe kush duhet ta therrase per kete pergjegjesi? <apo ta therrase une dhe ta ngarkoj ne vend gomarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *