VIDEO/ PD: Meta u shfaq sot bashkëorganizatori i sulmit të Berishës kundër selisë, jepte direktiva

Amelda Amelda

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta, të cilin e quan organizator të sulmit që sipas tyre bëri Berisha në protestën e 8 janarit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale PD thekson se Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ia dolën.

Kjo video e Partisë Demokratike vjen pasi presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë konferencës së sotme, se është në mbrojtje të Sali Berishës dhe protestës së tij të dhunshme duke bërë publik edhe një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, mbështetës i Berishës, Belind Këlliçi ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë.

Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës.
Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *