Video/ Vajza e Sassolit me një mesazh politik në funeralin e të atit: Kufijtë e Europës, midis morales dhe imorales, njerëzimit e mungesës së humanizmit

Amelda Amelda

Vajza e presidentit të parlamentit të BE-së, Livia Sassoli, gjatë funeralit shtetëror të babait të saj, David Sassoli, citoi nga mesazhi i tij për sezonin e Krishtlindjeve në rolin e tij në parlamentin e BE-së. Këto mesazhe Sassoli i kishte thënë disa ditë përpara shtrimit të tij në spital.

Në atë mesazh, presidenti i parlamentit të BE-së kishte denoncuar se “kufijtë e Evropës në disa raste ishin bërë kufij midis asaj që është morale dhe asaj që është imorale, midis njerëzimit dhe mungesës së humanizmit”. Sassoli me këto fjalë nuk kritikoi situata apo politika specifike, por referenca e tij ndaj qëndrimeve evropiane ndaj emigrantëve ishte e dukshme.

Djali i tij, Giulio Sassoli, e përshkroi babanë e tij si një person me “ide të forta.

Përpara institucioneve qeveritare, liderëve dhe krerëve të shteteve të BE-së, Giulio kujton rekomandimet që babai i tyre i ka drejtuar dhe e cilëson atë si një person të “pasionuar pas punës së tij”, që “do të thotë edhe kultivimi i kujdesit për gjërat e vogla dhe për njerëzit, mund të mësosh gjithmonë”, kujton Giulio.

 

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *