Mark Zuckerberg mund të detyrohet t’u paguajë përdoruesve të Facebook në Mbretërinë e Bashkuar rreth 50 £ secili, nëse një çështje ligjore ka sukses.
Akademikja e ligjit të konkurrencës, Liza Lovdahl Gormsen, do të ngrejë një çështje kundër Metës, kompanisë mëmë të Facebook, në emër të 44 milionë përdoruesve midis 2015 dhe 2019, raporton The Times.
Avokatët e saj thonë se Facebook duhet të paguajë të paktën 2.3 miliardë paund dëmshpërblim pasi ka bërë miliarda “vetëm duke lejuar aksesin në rrjetin e tij në këmbim të kontrollit të të dhënave personale të gjera të përdoruesve të tij”.
Kërkesa, e paraqitur në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës, është e para e këtij lloji.
Zonja Gormsen tha se Facebook vendosi një “çmim të padrejtë” për përdoruesit e tij në Britani. Ajo tha se “çmimi” i vendosur për lejimin e aksesit në rrjetin social ishin të dhënat personale “shumë të vlefshme” të përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar mbi bazën “take-it-a-leave-it”.
Ndërsa përdoruesit morën akses “falas” në faqe, atyre nuk iu dha asnjë “kompensim monetar” ndërsa “Facebook gjeneroi miliarda të ardhura”. Pretendimi argumenton se “kjo marrëveshje e padrejtë ishte e mundur vetëm për shkak të dominimit të tregut të Facebook”.
Çështja është ngritur mbi një “bazë të heqjes dorë”, që do të thotë se 44 milionë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar të Facebook do të kenë të drejtë për kompensim nëse nuk e heqin veten në mënyrë eksplicite nga çështja.
Një zëdhënës i Metës tha: “Njerëzit aksesojnë shërbimin tonë falas. Ata zgjedhin shërbimet tona sepse ne ofrojmë vlerë për ta dhe ata kanë kontroll domethënës se çfarë informacioni ndajnë në platformat e Metës dhe me kë. Ne kemi investuar shumë për të krijuar mjete që i lejojnë ata ta bëjnë këtë.”
a.m/dita
