Mosha, pesha dhe gjinia janë tre të parët, zbulohet përgjegjësi i katërt që mund ta kthejë Covidin në vrasës brenda organizmit

redaktor

 

Shkencëtarët polakë kanë identifikuar një gjen, i cili dyfishon rrezikun për t’u prekur nga një formë e rëndë e Covid-19.

Hezitimi për t’u vaksinuar, i cili po shihet si një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas studiuesve polakë mund të zvogëlohet nëse identifikohen ata që janë më shumë të rrezikuar nga virusi.

Individi i rrezikuar mund të vihet në dijeni dhe të inkurajohet për vaksinim apo t’i jepet akses në opsione më intensive trajtimi në rast të një infeksioni.

Pas më shumë se një viti e gjysmë pune ishte e mundur të identifikohej një gjen përgjegjës për një predispozicion për t’u sëmurur rëndë (me koronavirus)”, citohet nga Reuters ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Kjo do të thotë që në të ardhmen do të arrijmë të identifikojmë njerëzit me predispozicion për të vuajtur forma të rënda të COVID-it”.

Studiuesit në Universitetin Mjekësor të Bialystok zbuluan se gjeni ishte faktori i katërt më i rëndësishëm (mosha, pesha dhe gjinia janë tre të parët) që përcakton se në çfarë shkalle do ta vuajë një individ i caktuar sëmundjen.

Gjeni është i pranishëm në rreth 14% të popullsisë polake, krahasuar me 8-9% në Evropë në tërësi dhe 27% në Indi, tha Marcin Moniuszko, përgjegjës i projektit.

Studime të tjera kanë treguar edhe rëndësinë e faktorëve gjenetikë në atë se sa seriozisht zhvillohet COVID-19.

o.p. / dita

 

Share This Article
7 Comments
    • Po ti shkencetar je?
      Apo shkencetar interneti?
      Here tjeter do te marin leje ty polaket para se “te hyjne ne loje”. Qe ti me sa duket e njef mire, je lojtar i fushes

    • Problemi nuk qendron ne faktin se iu futen edhe shkencetaret polake…

      Mos paragjyko.. Sa per te te kujtuar se shume shkencetare te shquar ne te kaluaren kane qene 100% polake ose me origjine polake… te flasim drejt dhe te rrime drejt..

      Por me duket qe ceshtja qendron e ngecur dikund ne vend tjeter…

      T’a marrim ceshtjen shkoqur: ky shkrim nuk na shtjellon asnje fakt shkencor nuk jep asnje infornacion edhe te pjesshem qofte…

      E nuk eshte e para here qe gazetat online “bejne” nje vrime ne uje…

      Do te ishte me mire qe keto lloj shkrimesh te jene me te plote me informacion.. qe ne kete menyre te justifikojne publikikin dhe c’eshte me e rendesishmja qe te informojne denjesisht lexuesin..

      Perndryshe lajme te tille jo te plote..,, tingellojne si nje tallje pa shije…

      • Po prandaj e bera aluzionin, se pashe vetem mjegull ( dhe e keqja eshte se kjo eshte bere mode per Covid-in keto kohe) ne kete lajm. Nuk kam apsolutisht asgje me popullin polak, qe ne koherat moderrne i ka njerzimit ne shkence dhe kulture ku e ku me shume se nje komb i vogel si kombi yne.

  • Shkenca pas 2020-es,eshte kthyerne ne nje mejhane propagande,per te justifikuar mashtrimin e Covid-19, dhe bashke me te dhe injeksionet qe etiketohen si Vaksina.

    Shkencetareve dhe mjekeve qe thone te verteten,nuk ju jepet fare hapesire ne mediat e shitura te axhenda Covid-19. Bile kercenohen, ju fshihen llogarite dhe bllokohen dhe ne platformat e Big-Tech,Google, Facebook. Data dhe faktet po manipulohen kudo. Vdekjet nga Vaksinat po raportohen si vdekje te varienteve Covid. Bile pothuajse c’do vdekje nga shkaqe te natyrore, kane qe ne 2020-en qe po raportohen si vdekje nga Covid-19.

    Shkenca ka kaluar ne dore te Politikaneve dhe ca injoranteve dallkauke teknokrate qe bejne ekspertet, me predispozimin qe ata si nje gramafon i prishur ti meshojne sa me shume frikes, panikut dhe axhendes se Covid-19. E gjithe kjo te krijojne panik te njerezit, qe ata te bejne gabimin fatal dhe te injektohen me Vaksinen vdekjeprurese qe nuk eshte Vaksine.

    Po jetojme nje periudhe te erret te historise se njerezimit. Dhe neqoftese Historia eshte deshmitare, ky gjenocid dhe manipulim Global do te ekspozohet,por jo para se gjerat te precipitojne per shume me keq. E verteta do te dale nje dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *