Shoqëruar me foton përfaqësuese dhe sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’, Partia Demokratike ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet përsëri akuzave të Sali Berishës, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas PD, Berisha e tregoi fytyrën e tij të vërtetë më 8 janar dhe se ‘vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra.
I braktisur nga demokratët, me hallin që sa vjen dhe rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe shqiptarët e panë më 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës kundër Partisë Demokratike. Demokratët dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, sepse shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë!
Berisha tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.
a.m/dita

Të dy palët janë njësoj,sepse janë gatuar nga i njëjti miell !