Ura e Mesaplikut është rindërtuar pasi u shemb nga moti i keq para disa kohësh. Pas shembjes së urës, 300 banorë mbetën të izoluar në në Selenicë të Vlorës.
Sot ura më të njëjtin emër, Mesaplik, u vu në funksion të fshatarëve të zonës. Ajo do jetë e përkohshme por e sigurt, deri në një zgjidhje përfundimtare.
“I kemi dhënë zgjidhje provizore, por siç e patë nga cilësia do të jetë urë funksionale që do i shërbejë komunitetit. Kjo nuk është vetëm zonë malore e bujqësore, por edhe turistike”, u shpreh Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.
Vlora u përfshi në një situatë tejet të vështirë edhe për shkak të vërshimit të Vjosës, kur ndodhi dëmtimi i urës.
“Do të ftoja gjithkënd ta vizitojë sepse rruga e lumit të Vlorës e ka lehtësuar ardhjen në këto zona që kanë qenë të paarritshme nga njerëzit që e kanë në zemër Labërinë”, tha Zv. Ministrja Vilm Bello, zv/ministre e Turizmit.
a.m/dita

Sot, ura me te njejtin emer, Mesaplik, u vu ne funksion te fshatrave te zones.
Kishit ndonje shprese qe rindertimi mund te prodhonte ndonje emer tjeter?