Pianistja 97-vjeçarja Ruth Slenczynska do të publikojë një album të ri në moshën 97-vjeçare, pasi nënshkroi një marrëveshje me labelin diskografik Decca.
Ajo e quajti projektin “të pabesueshëm” këtë projekt, duke shtuar: “Kush ka dëgjuar për një pianist të moshës sime që ka bërë një album tjetër?”
Slenczynska mbush 97 vjeç të shtunën dhe albumi i saj pritet më 18 mars.
Koncertet e saj ishin “një përvojë elektrizuese”, shkruante New York Times.
Marrëveshja e saj për albumin e ri tashmë është nënshkruar me kompaninë diskografike Decca.
“Ne jemi të privilegjuar që kemi Ruth, e cila do të regjistrojë sërish për Deccan rreth 66 vjet pas herës së parë”, ka thënë kështu drejtori i labelit.
Slenczynska është një pianiste shumë e njohur dhe ka performuar që nga vitet 1920. Ajo ka performuar për herë të parë në moshën 4-vjeçare dhe sot, në moshën 97-vjeçare vijon të mahnisë adhuruesit e muzikës së mirë.
a.m/dita
