Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka miratuar edhe rregulloren e re.
Në nenin 8 të kësaj rregulloreje thuhet se “Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.”
Në mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, mbështetësit Berishës nuk kanë marrë pjesë, kjo për faktin se ata nuk e njohin më Bashën si kryetar, por shprehen se ai është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit.
Neni 8
1.Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve, kur në Statut parashikohet një shumicë më e madhe se kjo për marrjen e një vendimi dhe ai është parashikuar në rend dite.
2.Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje rradhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.
3. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

a.m/dita
