FOTO/ Hidhen sot në treg kartëmonedhat 500 dhe 2000 lekëshe

Amelda Amelda

500 dhe 2 mijë  lekë do të jenë dy prerjet e reja të kartëmonedhave shqiptare që do të hidhen në qarkullim prej ditës së sotme.

Materiali i tyre do të jetë paska më ndryshe, ndërsa portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit Gent nuk do të ndryshojë.

Qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja  do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra.

Gjatë vitit të kaluar u hodh në qarkullim edhe prerja më e madhe e lekut shqiptar prej 10 mijë lekësh por që është ende në numër të kufizuar.

Që prej shtatorit 2019 Banka Qendrore ka hedhur në qarkullim edhe katër kartëmonedha të reja të kësaj serie, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000 lekë duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *