Dhjetëra qytetarë në Laç kanë dalë në pritje të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’i dorëzojë sot çelësat e banesave të rindërtuara qytetarëve. Banorët shprehin mirënjohjen e tyre për këtë investim të qeverisë turke, teksa theksojnë se lagjja e rindërtuar është sipas të gjitha standardeve raporton shqiptarja.com.
“I jemi falënderues qeverisë turke që ka dhënë kontribut për Kurbinin. Lagja e ndërtuar është shumë e mirë. Do të doja që këtu të bëhej edhe një xhami dhe të vendoset busti i Erdognit”, shprehet një tjetër.
“Lagjja e re është bërë shumë e bukur. Erdogan ka zemër t’i japë edhe më shumë Shqipërisë.”, thotë një tjetër.
Ndërkohë, Grupi polifonik Gjergj Arjaniti-Mallakastër, të cilët ndodhen në Laç i kanë dedikuar një këngë Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Në vargjet e tyre ato e cilësojnë si lajm të bukur vizitën e presidentit Erdogan në Shqipëri.

Vargjet e këngës:
Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
E gjithë bota sot po zien,
Erdogani thonë me gojë,
Shqipërinë do ta vizitojë.
Lajmi i bukur mbuloi dhenë,
e gjithë bota sot po zien,
Erdogani tha me gojë
Shqipërinë do ta ndihmojë.
Shteti turk e Ankaraja, tregoi dashurinë e saj,
Shqipërisë ju gjend pranë porsi nëna për evlanë.
a.m/dita

Nuk gjen qenie,me te paftyra,se ne Albanistan:
Boll ti hedhesh kocken,matane gardhit dhe te gjithe sulen me sokellima dhe hare mbas saj.
A ka turp me te madh: grupi qe mban emrin e luftetarit te paepur kunder osmanllinjve, babait te Donika Kastriotit, vjehrrit te Skenderbeut, i kendon kenge pasardhesit te osmanllinjve! Shqiptaret kane ikur per lesh, mjere ata qe dhane jeten per kete vend qe u mbush me bastarde!