Çmimi i lirisë, Berluskoni do të paguajë 3 milionë euro në muaj

anazapta

Silvio Berluskoni do t’i paguajë ish-gruas së tij Veronika Lario tre milionë euro në muaj, 36 milionë në vit. Në këmbim të kësaj shume, ish-kryeministri italian do të mbajë pronësinë e vilës në Makerio dhe asetet në kompanitë ku është aksioneri kryesor.

Ky është rezultati i ndarjes së dy ish-bashkëshortëve, i përcaktuar nga një vendim gjykate i ditëve të fundit, i cili i ka dhënë fund çështjes që zgjati tre vjet.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, dhe bashkëshortja e tij, Veronika Lario, u ndanë tre vite më parë, pas shpërthimit të skandalit “Rubi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *