Seanca për shkarkimin e presidenti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme është shtyrë për në datë 1 shkurt.
Sipas njoftimit, thuhet se shkak është bërë infektimi me COVID i relatorit të çështjes. Seanca e radhës do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në orën 10:00.
“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim.
a.m/dita

Hahaaaaaa
Kur u debuan dipllomatet rus nga tirana akuza ishte qe kishin shkelur rregullat antikovid
Ja çorri meta masken per her te dyte kuvendit qe po ben sikur po e lufton sepse ai sipas ketyre levizjeve qendron deri ne fund te mandatit
Kur del fitimtar i korruptuari meta te tjeret qenkan edhe me mu.
Meta c’fare e ka ate kravate te kuqe me shenjat e flamurit nazist.
Presidenti Ilir-Floriri eshte “Thembra-e-Akilit”.Ai me mjeshterine e tij qeverisi edhe me salen edhe me lalen
(Edvin-Ramen)me kete te fundit hengri edhe “njgjalen”
por dy mandatet e Edvinit i shfrytezoj dhe punoj me Salen :Pra nj dore
ne revani dhe tjetren ne baklava ,Ilir-Floriri eshte njera brinje e” trekendshit te Bermudes.”Ne shqiperi nuk ka demokraci por anarshi ka klane mafiozesh te cilet vetem D.A.SH. mund ti shkaterroje se po te jete per Shqiptaret keta tipa edhe 100-vjet te tjera ne poshtet i ke .Ta gezoni “baftjarin ” O “kokpalare”.
Meta ka korruptuar edhe pandeminë dhe e ka bërë aleate!!!!!