Trajneri Tuchel flet për herë të parë për Armando Brojën: Është lojtar unik

Ornela

Armando Broja është një nga lojtarët më të lakuar në ishull, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Premier League, por në radhët të parë, sulmuesi kuqezi është në pronësi të Chelsea dhe i takon bluve të vendosin.

Aq i lartë është interesimi për Brojën, sa këtë herë në konferencën për shtyp, ishte e pashmangshme dhe një koment nga ana e trajnerit të bluve, Thomas Tuchel:

“Armando Broja është lojtari i Chelseat dhe po bën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet që të vazhdoj të përmirësohet, për të bërë detyrën e tij. Është një lojtar unik, por nuk është tani momenti që ne të flasim për merkaton e verës. Janë lojtarë të Chelsea-t për një arsye, sepse kanë kualitet dhe mentalitetin e duhur”, u shpreh ndër të tjera Tuchel.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *