Vendimi për përjashtimin nga grupi, Bylykbashi: Nuk na heq dot askush! Noka: Ju duhet shoqata e bravave

Ornela

Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka kanë kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD.

“Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi. Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë. Nuk mund të bëhet kjo përndryshe vendoset precedent i rrezikshëm”, tha Bylykbashi.

“Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozeve të trajtohet me dashuri të veçantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përveçse votuesit”, tha Flamur Noka.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *