Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për mungesën e një takimi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan i cili ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Meta tha se nuk ka arsye të ketë ndonjë keqardhje dhe se Erdogan ka qenë i ftuar i qeverisë.
Gjithashtu, Meta tha se nëse do kërkonte ndonjë takim sot, do bënte sforcim për ta takuar pasi ka pasur një axhendë shumë të ngarkuar.
“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot, do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një agjendë vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar. Në kalendarin tim, 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. S’kam asnjë koment për vizitën e Erdogan sepse jam shumë i lumtur që agjendja ime sot ka qenë plotësish e fokusuar tek përkujtimi i Skënderbeut.”-tha Meta.
a.m/dita

Nuk ka protokoll ne bote qe nje K/M te ftoje nje president te nje shteti tjeter ne kushte normale.Cudira shqiptare.
Erdogani ta beri mutin mbi koke ore Ilir.
Mire o rakitik president ti takon turkoshakun sali komunisti dhe mer ne telefon te madhin kellici
Këtë s’e ka takuar as e dërguars e posaçme speciale e ish Trampit , zj Evi Angelakis ,
Ke te drejte Ilir,ai ka ardhur si mik personal i Rames te cilin e konsideron “vella” dhe shprehu keqardhje qe midis dy vendeve kishte kufi.